GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pas bojkotit të PD-së, PS rrëmben edhe hapësirat e opozitës te komisioni i Reformës Territoriale

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas bojkotit të PD-së, PS rrëmben edhe hapësirat e opozitës te komisioni i Reformës Territoriale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas bojkotit të Partisë Demokratike, socialistët kanë kërkuar të vijojë puna e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale dhe Administrative pa prezencën e deputetëve të opozitës dhe pa të drejtën e paritetit.

Sipas raportimeve, socialistët kanë deklaruar se nuk do të presin pafundësisht opozitën, pasi kjo e fundit vazhdimisht mungon në mbledhje, kështu që kanë propozuar ndryshime në përbërjen e këtij komisoni.

Sipas kërkesës, e cila do të shqyrtohet sot në Konferencën e Kryetarëve, PS kërkon të marrë shumicën e anëtarëve të komisionit, si edhe drejtimin. PS kërkon po ashtu që të shtohet një anëtar më shumë nga radhët e socialistëve.

Gjithashtu, socialistët thonë se nuk duhet të ketë më bashkëdrejtim, por drejtuesi të jetë Arbian Mazniku ndërsa Luçiano Boçi të jetë nënkryetar dhe jo më bashkëkryetar.

“Që prej krijimit të Komisionit në datën 27.10.2025 (gjatë një periudhe dy mujore) nga 4 mbledhje të njoftuara rregullisht vetëm një mbledhje është zhvilluar me përbërje të plotë të opozitës. Referuar vendimit të Kuvendit, kohëzgjatja e punës së Komisionit është parashikuar 9 muaj. Kjo kohëzgjatje është dakordësuar duke pasur parasysh rëndësinë e miratimit të reformës administrative-territoriale në kohë, pra 1 vit përpara zhvillimit të zgjedhjeve vendore 2027 në mënyrë që të merren masat përkatëse ligjore, administrative dhe organizative. Nisur nga qasja e bojkotuese e opozitës parlamentare si dhe fakti që reforma administrative-territoriale përbën një nga prioritetet kyçe të programit të mazhorancës parlamentare Shqipëria 2030 dhe për integrimin në BE, propozohet ndryshimi i përbërjes dhe mënyrës së punës së Komisionit.

Si rrjedhojë, propozohet që pika III e Vendimit të ndryshohet mëkëtë përmbajtje:

Komisioni i Posaçëm përbëhet nga 17 anëtarë, nga të cilët 9 janë janë përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe 6 përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar i Partisë së Lirisë.

Në këtë mënyrë, i çelet rruga avancimit të reformës në përputhje me planin e punës të miratuar, së bashku me votat e opozitës parlamentare, në mbledhjen e datës 27.11.2025.

Më tej, propozohet që pika IV e Vendimit ndryshohen me këtë përmbajtje:

Kryetari i komisionit është përfaqësues i Grupit Parlamentar të  Partisë Socialiste dhe zëvendëskryetari është përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike”,- thuhet në kërkesën e PS.

Kjo kërkesë e PSë, pritet të shqyrtohet mesditën e sotme, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Etiketa: PSrrembimterritoriale

Lajme të lidhura

“Audit për Thumanë-Kashar”/ Kryetari i KLSH, Arben Shehu: Kemi hasur në presione, por ndalemi
Breaking Views

“Audit për Thumanë-Kashar”/ Kryetari i KLSH, Arben Shehu: Kemi hasur në presione, por ndalemi

20:03 - 30/09/26
“Keni ende punë…”, mesazhet e Ursula von der Leyen në Tiranë: Anëtarësimi i Shqipërisë forcon edhe BE-në
Breaking Views

“Keni ende punë…”, mesazhet e Ursula von der Leyen në Tiranë: Anëtarësimi i Shqipërisë forcon edhe BE-në

19:52 - 30/09/26
Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
Para
Apeli i GJKKO “fal” ish-drejtoreshën e ‘Tirana Parking’ dhe 4 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë (Emrat)

Apeli i GJKKO "fal" ish-drejtoreshën e ‘Tirana Parking’ dhe 4 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Audit për Thumanë-Kashar”/ Kryetari i KLSH, Arben Shehu: Kemi hasur në presione, por ndalemi
Breaking Views

“Audit për Thumanë-Kashar”/ Kryetari i KLSH, Arben Shehu: Kemi hasur në presione, por ndalemi

20:03 - 30/09/26

Në krye të institucionit të cilin SPAK e klasifikon si bashkëpunues me raportet audituese që i referon për hetime, Arben...

Lexo më shumë
“Keni ende punë…”, mesazhet e Ursula von der Leyen në Tiranë: Anëtarësimi i Shqipërisë forcon edhe BE-në

“Keni ende punë…”, mesazhet e Ursula von der Leyen në Tiranë: Anëtarësimi i Shqipërisë forcon edhe BE-në

19:52 - 30/09/26
Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com