Ish deputeti socialist Petro Koçi, ka dalë sërish kundër qëndrimit të Partisë Socialiste në rastin e Belinda Ballukut, ku Kuvendi po zvarrit mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të diskutuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit.
Përems një postimi në rrjete sociale, Koçi thotë se Kuvendi i Shqipërisë si përfaqësues i sovranit nuk ka asnjë justifikim ne zvarritjen e shqyrtimit te kërkesës se SPAK per te dhënë lejen parlamentare për mase sigurie ndaj një ministri apo deputeti.
Sipas tij, e vetmja arsye qe justifikon hapësirën kohore mes datës se mbërritjes se kërkesës dhe datës se shqyrtimit ne seance plenare është koha e përshtatshme ne dispozicion te anëtareve te Komisionit te Mandateve per te shqyrtuar dosjen e SPAK.
Ndërsa për mos daljen me një vendim të Gjykatës Kushtetuese, Koçi thekson se cilido te jete vendimi dyopsionesh i GJK nuk ka efekt mbi ndjekjen penale.
“Ndërsa arsyetimi i shtyrjes se shqyrtimit te çështjes ne ate Komision me faktin se Gjykata Kushtetuese akoma nuk është shprehur ne mënyrë përfundimtare per ankimimin përkatës te Kryeministrit nuk qëndron sepse GJK tashme duke mare shkas nga rasti Balluku do përcaktojë nje norme kushtetuese e cila do legjitimoje ose jo fuqine ligjore te GJKKO per te pezulluar ne te ardhmen nje ministër nga detyra. Cilido te jete vendimi dyopsionesh i GJK nuk ka efekt mbi ndjekjen penale”, arsyeton Koçi.
Petro Koçi thotë se situata do të ishte më e lehtësuar nese do kishim nje reagim me dorëheqje qysh me fillimin e ndjekjes penale.
“Ne praktiken perëndimore dorëheqja jepet gjithmonë, bile nese ndjekja penale fillon edhe për çështje qe nuk kane lidhje me funksionin. Gjykoj qe këto zvarritje sjellin vetëm dëme per qeverinë, maxhorancen tone dhe për vete te interesuarit e nga ana tjetër i japin jete një kufome politike qe mallkon atdheun e vet edhe ne foltore ndërkombëtare”, shkruan Koçi.
Postimi i plote
Kuvendi i Shqiperise si perfaqesues i sovranit nuk ka asnje justifikim ne zvarritjen e shqyrtimit te kerkeses se SPAK per te dhene lejen parlamentare per mase sigurie ndaj nje ministri apo deputeti.
E vetmja arsye qe justifikon hapesiren kohore mes dates se mberritjes se kerkeses dhe dates se shqyrtimit ne seance plenare eshte koha e pershtatshme ne dispozicion te anetareve te Komisionit te Mandateve dhe Imuniteteve per te shqyrtuar dosjen me argumentat e prokurorise se posaçme.
Ndersa arsyetimi i shtyrjes se shqyrtimit te ceshtjes ne ate Komision me faktin se Gjykata Kushtetuese akoma nuk eshte shprehur ne menyre perfundimtare per ankimimin perkates te Kryeministrit nuk qendron sepse GJK tashme duke mare shkas nga rasti Balluku do percaktoje nje norme kushtetuese e cila do legjitimoje ose jo fuqine ligjore te GJKKO per te pezulluar ne te ardhmen nje minister nga detyra. Cilido te jete vendimi dyopsionesh i GJK nuk ka efekt mbi ndjekjen penale.
E them kete sepse SPAK e ka kapercyer pozicionin paraprak te kerkeses per pezullim dhe ka ardhur te kerkesa me e ndjekur ne praktiken e deritanishme per leje te dhenies se mases se sigurimit me arrest qe une besoj si arrest ne shtepi.
Ne fakt ne do te kishim nje situate me te lehtesuar nese do kishim nje reagim me doreheqje qysh me fillimin e ndjekjes penale.
Ne praktiken perendimore doreheqja jepet gjithmone, bilé nese ndjekja penale fillon edhe per ceshtje qe nuk kane lidhje me funksionin.
Gjykoj qe keto zvarritje sjellin vetem deme per qeverine, maxhorancen tone dhe per vete te interesuarit e nga ana tjeter i japin jete nje kufome politike qe mallkon atdheun e vet edhe ne foltore nderkombetare.










Discussion about this post