GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Dy satelitët “Albania”, zgjatet me 11 muaj marrëveshja me kompaninë amerikane

në Ekonomi & Sociale, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Dy satelitët “Albania”, zgjatet me 11 muaj marrëveshja me kompaninë amerikane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria Shqiptare ka zgjatur marrëveshjen me kompaninë amerikane Satellogic për monitorim të satelitor të të gjithë vendit.

Lajmi është bërë publik nga vetë kompania në faqen e saj të internetit.

Zgjatja e kontratës për 11 muaj vjen mbi bazën e një marrëveshjeje trevjeçare të nënshkruar më herët në vitin 2022, e cila i garantoi Shqipërisë kapacitet të dedikuar satelitor nëpërmjet dy satelitëve Albania-1 dhe Albania-2 të cilët u lëshuan në hapësirë në janar të vitit 2023.

Sipas marrëveshjes së zgjatur, institucionet shqiptare do të vijojnë të marrin imazhe satelitore me rezolucion të lartë, deri në 50 centimetra, që mbulojnë të gjithë territorin e vendit. Kjo u mundëson autoriteteve shqiptare mbikëqyrje të vazhdueshme dhe një rrjedhë të centralizuar informacioni për prioritetet kombëtare.

Monitorimi satelitor do të përdoret për disa fusha kyçe, përfshirë ndërtimet pa leje, shpyllëzimin, menaxhimin e burimeve natyrore, si edhe reagimin ndaj emergjencave dhe fatkeqësive natyrore. Qasja e re synon kalimin nga reagimi pas ngjarjeve, drejt një vëzhgimi të vazhdueshëm dhe parandalues.

“Jemi të kënaqur që po vazhdojmë partneritetin me Shqipërinë, e cila po i jep përparësi monitorimit në shkallë kombëtare,” tha Jeff Kerridge, zëvendëspresident për shitjet globale në Satellogic. “Qeveritë kanë nevojë për mbikëqyrje të vazhdueshme, jo vetëm pamje sporadike. Kjo marrëveshje tregon se monitorimi i përhershëm është tashmë i nevojshëm dhe i përballueshëm ekonomikisht.”

Në bazë të marrëveshjes fillestare, dy satellitet do të përdoren për monitorimin e territorit të Republikës së Shqipërisë, zhvillimin e kapaciteteve teknike e profesionale të vendit për përdorimin e shërbimit satelitor, përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj.

Marrëveshja për ngritjen e satelitëve mes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit Operatorit Satellogic USA Inc u nënshkrua më 29 shtator të vitit 2022 me një vlerë prej 6 milionë dollarësh.

gijotina.com/

Etiketa: Satelitet Albania

Lajme të lidhura

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë
Aktualitet

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

17:10 - 13/09/26
“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan
Breaking Views

“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan

16:50 - 13/09/26
Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro
Aktualitet

Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

16:42 - 13/09/26
Para
E-Albania ende jashtë funksionit/ AKSHI shmang përgjegjësinë, bizneset përballen me bllokime

E-Albania ende jashtë funksionit/ AKSHI shmang përgjegjësinë, bizneset përballen me bllokime

Discussion about this post

TË FUNDIT

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë
Aktualitet

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

17:10 - 13/09/26

azeta britanike Daily Mail i ka kushtuar një reportazh të gjatë të ashtuquajturve “Çunat e Londrës”, duke u fokusuar te...

Lexo më shumë
“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan

“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan

16:50 - 13/09/26
Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

16:42 - 13/09/26
Programi e qeverisë Kurti për mandatin e ri: Nga paga mesatare 1 mijë euro te 1 miliard euro për ushtrinë

Programi e qeverisë Kurti për mandatin e ri: Nga paga mesatare 1 mijë euro te 1 miliard euro për ushtrinë

16:33 - 13/09/26
Digjet një shtëpi në Fushë-Krujë, flakët shkrumbojnë çatinë

Digjet një shtëpi në Fushë-Krujë, flakët shkrumbojnë çatinë

16:13 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com