GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

08:40 - 30/01/26
në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali, ku dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja është regjistruar në strada Sanità, në segmentin e rrugës provinciale që lidh Savigliano me Vottignasco, në provincën Cuneo. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një rrugë të ngushtë, e njohur prej vitesh si problematike dhe ku janë shënuar edhe më parë aksidente të rënda.

Sipas informacioneve paraprake, Jeep-i ku udhëtonin tre të rinj shqiptarë është përplasur ballë për ballë me një mjet të rëndë Iveco. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa dinamika e saktë e aksidentit mbetet ende nën hetim nga autoritetet.

Në automjetin tip SUV ndodheshin tre shtetas shqiptarë. Dy prej tyre, pak mbi të 20-at, kanë ndërruar jetë në vendngjarje. I treti, një 21-vjeçar, i cili ndodhej në sediljet e pasme, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Savigliano-s në kod të verdhë (jashtë rrezikut për jetën).

Ndërkohë, në mjetin e rëndë udhëtonin dy persona, një burrë dhe një grua. Burri, 58-vjeç, është dërguar gjithashtu në spital në kod të verdhë, ndërsa gruaja, 55-vjeçe, ka pësuar plagë të rënda (politraumë) dhe është transportuar me helikopter në spitalin Santa Croce në Cuneo, në kod të kuq.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e emergjencës me dy autoambulanca, shërbimi i elisoccorso 118, si edhe zjarrfikësit, të cilët kanë punuar për një kohë të gjatë për të nxjerrë trupat dhe të plagosurit nga mjetet e shkatërruara.

Karabinierët po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe po verifikojnë nëse përplasja mund të jetë shkaktuar nga një manovër e rrezikshme parakalimi. Për disa orë, rruga u mbajt e bllokuar dhe qarkullimi u devijua.

Etiketa: aksidentItalishqiptarë

Lajme të lidhura

Balluku vijon të sfidojë hapur drejtësinë, bën ‘show’ krah Ramës me fermerët në Divjak
Aktualitet

Balluku vijon të sfidojë hapur drejtësinë, bën ‘show’ krah Ramës me fermerët në Divjak

11:32 - 30/01/26
“Jemi shtresa më e pambrojtur”, Rama i kthehet fermerit: Ulu aty, s’më imponon njeri…
Aktualitet

“Jemi shtresa më e pambrojtur”, Rama i kthehet fermerit: Ulu aty, s’më imponon njeri…

11:16 - 30/01/26
I dënuar në Shqipëri për aferën e inceneratorëve, vdes në spital ish-ministri peruan
Aktualitet

I dënuar në Shqipëri për aferën e inceneratorëve, vdes në spital ish-ministri peruan

10:49 - 30/01/26
Para
Dimër ekstrem në Moskë, regjistrohen reshjet më të dendura të borës në më shumë se 200 vjet

Dimër ekstrem në Moskë, regjistrohen reshjet më të dendura të borës në më shumë se 200 vjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kristjan Asllani mbërrin më në fund në Stamboll, Beshiktash publikon fotot
Sport

Kristjan Asllani mbërrin më në fund në Stamboll, Beshiktash publikon fotot

11:47 - 30/01/26

Kristjan Asllani më në fund ka mbërritur në Stamboll. Mesfushori i Kombëtares shqiptare do t’iu nënshtrohet ditën e sotme vizitave...

Lexo më shumë
Superiore/ 90 minuta lojë për të vendosur fatin e një edicioni futbollistik, 6 skuadra luajnë për gjithçka

Java e 22-të premton spektakël! Vllaznia dhe Elbasani luajnë në transfertë, Egnatia pret Tiranën

11:37 - 30/01/26
Balluku vijon të sfidojë hapur drejtësinë, bën ‘show’ krah Ramës me fermerët në Divjak

Balluku vijon të sfidojë hapur drejtësinë, bën ‘show’ krah Ramës me fermerët në Divjak

11:32 - 30/01/26
“Jemi shtresa më e pambrojtur”, Rama i kthehet fermerit: Ulu aty, s’më imponon njeri…

“Jemi shtresa më e pambrojtur”, Rama i kthehet fermerit: Ulu aty, s’më imponon njeri…

11:16 - 30/01/26
I dënuar në Shqipëri për aferën e inceneratorëve, vdes në spital ish-ministri peruan

I dënuar në Shqipëri për aferën e inceneratorëve, vdes në spital ish-ministri peruan

10:49 - 30/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com