Një përplasje verbale është regjistruar këtë të premte, gjatë një takimi të Edi Ramës me fermerët në Divjakë.
Ai thotë se disponon deri në 20 ha tokë, dhe se me atë mban familjen, por qeveria i ka lënë në harresë, por kjo deklaratë e tij ka nxehur Ramën, i cili në përgjigje i ka kërkuar të ulet dhe të flasë kur t’i vijë radha.
Pjesë nga debati:
Fermeri: Punoj 8 deri në 10 hektarë tokë, jemi shtresa më e pambrojtur
Rama: Për çfarë?
Fermeri: I thamë ministrit na mbro se po hynë mall nga jashtë
Rama: Kjo nuk ekziston
Fermeri: Kam respekt por jam qytetar
Rama: O miku im unë kam një problem shumë të madh, mua njeri nuk më imponohet me zor, ti nuk më imponohesh dot me forcë që ta marrësh fjalën mbi të tjerët dhe të flasësh. Ulu sepse ka radhë dhe ka edukatë, nuk merret fjala me zor. Ka një rend fjalësh, janë 500 veta këtu
Fermeri: Të njëjtin hall kemi
Rama: Sikur të çoheshin në të njëjtën kohë dhe të imponoheshin siç imponohesh ti do bëhej lemeri…. të lutem se po e tepron, unë nuk rri dot sepse duhet të jam me një delegacion të huaj, jo se nuk dua të të dëgjoj










Discussion about this post