GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën.

Lapaj thotë se ka propozuar krijimin e një komiteti për një qeveri tranzitore me mandat 12-mujor. Sipas tij, në këtë komitet duhet të ketë përfaqësues të shoqërisë civile, intelektualë, parti politike të përfaqësuara jo në nivel kryetarësh, dhe ky komitet të udhëheqë protestën.

“Ka pasur raste që janë falur edhe gjaqet. Nuk e paragjykojmë dot procesin, por ajo që dimë është se qytetarët që janë në hall, që mendojnë se nuk duhet të vidhen më nga Edi Rama, nuk duhet të kenë komplekse për t’u bashkuar në shesh. Ne nuk po bashkohemi me Sali Berishën.

Nëse në shesh ka demokratë e socialistë të zhgënjyer, ka njerëz që nuk merren me politikë, simpatizantë të “Shqipëria Bëhet”… kjo duhet të jetë ajo që duhet të ndodhë. Të gjithë duhet të bashkohemi kundër Edi Ramës sepse ne vidhemi. Vidhemi nga Edi Rama dhe njerëzit e tij dhe kjo duhet të marrë fund”, tha Lapaj për emisionin “Terminal”.

Kur u pyet nëse do i bashkohej protestës së PD-së, Lapaj u përgjigj: “Ne kemi thënë, që pa flamuj partiakë dhe nën flamurin kombëtar, ne jemi të hapur.

‘Shqipëria Bëhet’ nuk e mund dot vetëm Edi Ramën sot, as nesër. PD-ja nuk e mund dot vetëm sot, as nesër. Sepse sistemi që ka ndërtuar ai është i atillë. Ka vetëm një parti që e mund: partia e popullit. Ne mendojmë që bashkimi qytetar duhet të jetë me një forum.

Kemi propozuar krijimin e një komiteti për një qeveri tranzitore me mandat 12-mujor. Në këtë komitet duhet të ketë përfaqësues të shoqërisë civile, intelektualë, parti politike të përfaqësuara jo në nivel kryetarësh, dhe ky komitet të udhëheqë protestën. Nuk mund të themi që nuk organizohemi dot dhe t’i lëmë këta të na vjedhin”.

Etiketa: bashkimberishaKryesore1lapaj

Lajme të lidhura

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton  bizneset në qendrën tregtare
Aktualitet

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare

19:14 - 06/04/26
Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime
Aktualitet

Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime

17:18 - 06/04/26
Arrestohet se ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës në Vlorë
Aktualitet

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

15:50 - 06/04/26
Para
Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe shira

Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe shira

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve
Breaking Views

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve

19:31 - 06/04/26

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e ka cilësuar si të shkëlqyer dhe historik operacionin për shpëtimin e dy pilotëve amerikanë...

Lexo më shumë
Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton  bizneset në qendrën tregtare

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare

19:14 - 06/04/26
Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon me Barin në momentin vendimtar

Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon me Barin në momentin vendimtar

18:53 - 06/04/26
VIDEO/ Shpendi krijon panik në mbrojtje, Çezena përfiton nga autogoli

VIDEO/ Shpendi krijon panik në mbrojtje, Çezena përfiton nga autogoli

18:29 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com