Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim çështjen penale ndaj kryebashkiakut të Tropojës, Rexh Byberi, dhe zëvendësit të tij, Abedin Kërnaja.
Rexhë Byberi dhe Abedin Kërrnaja akuzohen nga SPAK për hapjen e rrugës së re “Stacioni i Anijes Palç-Guri i Lules”, totalisht ndërtim i ri, i cili 80% të kësaj gjatësie kalon nëpër rrugën këmbësore ekzistuese.
Sipas SPAK, punimet janë bërë në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore, të miratuara me vendim të Këshillit Bashkiak dhe prefektit të Qarkut Kukës, duke sjellë një dëm prej mbi 277 milion lekësh.
SPAK thotë se për hapjen e një rrugë të re subjekti i interesuar duhej të aplikonte në sistemin elektronik e-leje, pranë Bashkisë Tropojë, si institucion vendor që ka tagrin të shqyrtojë dhe miratojë lejen e ndërtimit të infrastrukturës, dhe të bashkëvepronte me institucionet e tjera kompetente për ndërtimin e rrugës, gjë e cila nuk ka ndodhur.
Rexhë Byberi aktualisht ndodhet në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.










Discussion about this post