Një 19-vjeçar është arrestuar nga Policia në Shkodër, pasi është kapur me makinë të vjedhur dhe mijëra euro të falsifikuara në banesë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 19-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale:
164 300 euro të dyshuara të falsifikuara, municion luftarak, 8 aparate celularë, një sasi lënde djegëse, 1 automjet që dyshohet se është vjedhur në qytetin e Fushë-Krujës në vitin 2019, si dhe 2 targa të dyshuara të vjedhura në Tiranë gjatë vitit 2025.
I riu akuzohet për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme ligjore.










Discussion about this post