GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

EMRA/ Gara për dy vendet vakante në BSH, kush janë kandidatët

07:37 - 21/01/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
EMRA/ Gara për dy vendet vakante në BSH, kush janë kandidatët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mandati i dy prej anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë ka përfunduar që prej muajit dhjetor 2021. Bëhet fjalë për mandatet e anëtarëve Natasha Ahmetaj dhe Tonin Kola, të zgjedhur në dhjetor 2014, si propozime të vetë Kuvendit të Shqipërisë.

Duke qenë se mandatet e përfunduara duhet të përtërihen me kandidatë të propozuar nga vetë Kuvendi, gjatë muajit dhjetor ky institucion shpalli vendet vakante dhe nisi procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve. Pranë Kuvendit të Shqipërisë u paraqitën 16 aplikime për dy vendet vakante, nga kandidatët Natasha Ahmetaj, Anastas Angjeli, Senida Mesi, Marta Muço, Edvin Libohova, Indrit Banka, Elvin Meka, Mateo Spaho, Durim Kraja, Diana Dervishi, Altin Hoti, Rezarta Bitri, Emis Çerava, Manuela Tandini, Artur Mamadhaj, Blendi Sena dhe Onorina Jata. Sipas ligjit, kandidatët që marrin mbështetjen e 28 deputetëve i propozohen Kuvendit për t’u votuar në seancë plenare. Deri tani, asnjë nga kandidatët nuk është zyrtarizuar si propozim për Kuvendin. Megjithatë, burime nga gara bëjnë të ditur se kandidatët e përzgjedhur nga mazhoranca për t’u mbështetur në këtë garë janë Natasha Ahmetaj dhe Anastas Angjeli.

Natasha Ahmetaj ka mbajtur në shtatë vitet e fundit edhe detyrën e zëvendësguvernatorit të dytë të Bankës së Shqipërisë, duke qenë një nga tre anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës me funksione ekzekutive dhe e punësuar me kohë të plotë në bankën qendrore. Rikandidimi i saj nënkupton se Banka e Shqipërisë dhe mazhoranca në Kuvend e mbështesin për të vijuar detyrën e zëvendësguvernatores së dytë dhe anëtares së Këshillit Mbikëqyrës. Para se të zgjidhej në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në 2014, znj.Ahmetaj ka mbajtur pozicione të larta drejtuese në Bankën Kombëtare Tregtare (BKT), ndërsa më herët ka ndjekur karrierën akademike si pedagoge në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë.

Kandidati i dytë që pritet të mbështetet nga mazhoranca është Anastas Angjeli. Përveç eksperiencës akademike, Angjeli ka një përvojë prej më shumë se dy dekadash në politikë, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë në disa legjislatura, si ish-ministër i Financave, ish-ministër i Ekonomisë, dhe ish-ministër i Çështjeve Sociale.

Ligji “Për Bankën e Shqipërisë” nuk iu lejon anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të qëndrojnë në detyrë deri në zgjedhjen e zëvendësuesve, ndaj përfundimi i mandatit të një anëtari krijon boshllëk në këtë organ. Në fillim të muajit shkurt, do të përfundojë edhe mandati i anëtarit Gent Sejko, që mban njëkohësisht edhe detyrën e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Për momentin, vakancat nuk pengojnë vendimmarrjen e Këshillit Mbikëqyrës, sepse ligjërisht ky organ mund të marrë vendime me praninë e shumicës së thjeshtë të numrit të anëtarëve. Megjithatë, një moment bllokimi u krijua në vitin 2018, kur përfundoi mandati ligjor i gjashtë prej anëtarëve, ndërsa procedurat për zëvendësimin e tyre u zhvilluan me vonesë. Kjo krijoi një situatë të paprecedentë, duke bllokuar vendimmarrjen e Këshillit Mbikëqyrës për një periudhe afërsisht dymujore. /Monitor

Etiketa: Banka shqiptareKryesore1

Lajme të lidhura

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)
Aktualitet

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë
Aktualitet

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Para
I ftohti siberian “mbërthen” vendin! Sot temperatura deri në -5 gradë

Reshje dëbore në disa zona, parashikimi i motit për sot

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 27 persona, pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për një...

Lexo më shumë
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com