GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha : Drejtori i ri i AKSHI-t është njeriu që dha tenderin 75 milionë euro për baxhanakun e Ramës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha : Drejtori i ri i AKSHI-t është njeriu që dha tenderin 75 milionë euro për baxhanakun e Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar Igli Tafën, i cili u emërua në krye të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), si si një “kukull dhe vegël të klanit të Surrelit.”

Berisha tha se Tafa qëndron pas tenderit 75 milionë eurosh që iu dha Armand Frangut, dhe se Rama kërkon ta mbajë me çdo kusht AKSHI-n për të vjedhur qindra miliona euro.

“Igli Tafa është një kukull, një vegël e klanit të Surrelit që do të mbajë me çdo çmim nga AKSHI, nga i cili kanë plaçkitur qindra e qindra milionë euro. Igli Tafa ka pasur një rrogë dy herë më të madhe dhe Edi Rama ka marrë përsipër t’i rregullojë rrogën”, tha Berisha.

“Dua t’u njoh me disa zhvillime të fundit. Në krye të kopshtit privat të tij, AKSHI-t, vendoset famëziu Igli Tafa.

Çfarë përfaqëson Igli Tafa? Drejtorin e Sigurisë Kibernetike, i cili është edhe autori i tenderit 75 milionë euro për baxhon e Ramës apo për kunatin e florinjtë të Linda Ramës, në të cilën nuk vërtetohet asnjë punim, asnjë shpenzim, përveç plaçkitjes nga thesari i shtetit të 75 milionë eurove, nga të cilat transhi i fundit prej 25 milionë u lëvrua meurdhër direkt të Edi Ramës nga Ministri i Financave një muaj më parë dhe unë e denoncova në këtë sallë, e denoncova edhe në parlament.

Pra, Igli Tafa është një kukull, një vegël e klanit të Surrelit që do të majmet me çdo çmim nga AKSHI, nga i cili kanë plaçkitur qindra e qindra milionë euro.

Igli Tafa ka pasur një rrogë dy herë më të madhe dhe Edi Rama ka marrë përsipër t’i rregullojë rrogën. Edi Rama po krijon tani AKSHI-n si sipërmarrje shtetërore private ku duart e zeza të klanit Rama nëpërmjet klanit Frangu shtrihen dhe e kapin plotësisht.

Pra, Edi Rama nuk heq dot kurrë dorë nga vjedhja, është i gatshëm gjer minutën që do qëndrojë në pushtet, të vjedhë gjer në palcë qytetarët shqiptare”, u shpreh Berisha.

 

Etiketa: AKSHIberishaRama

Lajme të lidhura

Zjarri masiv në Gjirin e Lalëzit, kryebashkiakja: U evakuuan të gjithë personat që ndodheshin në një kompleks turistik
Aktualitet

Zjarri masiv në Gjirin e Lalëzit, kryebashkiakja: U evakuuan të gjithë personat që ndodheshin në një kompleks turistik

23:29 - 22/09/26
Vihet nën kontroll zjarrri pranë Parkut Arkeologjik të Apollonisë
Aktualitet

Vihet nën kontroll zjarrri pranë Parkut Arkeologjik të Apollonisë

22:06 - 22/09/26
Efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e krimit!
Breaking Views

Efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e krimit!

21:47 - 22/09/26
Para
Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën Maliq–Lozhan–Strelcë, paralizohet qarkullimi

Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën Maliq–Lozhan–Strelcë, paralizohet qarkullimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarri masiv në Gjirin e Lalëzit, kryebashkiakja: U evakuuan të gjithë personat që ndodheshin në një kompleks turistik
Aktualitet

Zjarri masiv në Gjirin e Lalëzit, kryebashkiakja: U evakuuan të gjithë personat që ndodheshin në një kompleks turistik

23:29 - 22/09/26

Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, ka reaguar për zjarrin e rënë mbrëmjen e sotme në zonën e Shën Pjetrit në...

Lexo më shumë
Vihet nën kontroll zjarrri pranë Parkut Arkeologjik të Apollonisë

Vihet nën kontroll zjarrri pranë Parkut Arkeologjik të Apollonisë

22:06 - 22/09/26
Kundërshtari i parë i Shqipërisë në Ligën e Kombeve, Bjellorusia ka pothuajse një vit pa humbje

Kundërshtari i parë i Shqipërisë në Ligën e Kombeve, Bjellorusia ka pothuajse një vit pa humbje

21:54 - 22/09/26
Efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e krimit!

Efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e krimit!

21:47 - 22/09/26
Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH

21:26 - 22/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com