GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Seancë maratonë prej 18 orësh/ Rrëzohen 6 nismat e opozitës, për statusin e minatorit, arsimin dhe…

07:59 - 20/02/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Seancë maratonë prej 18 orësh/ Rrëzohen 6 nismat e opozitës, për statusin e minatorit, arsimin dhe…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas një seance maratonë që zgjati 18 orë, Kuvendi ka miratuar disa projektvendime për plotësimin e vendeve vakante në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, duke zgjedhur katër anëtarë të rinj, ndërsa një kandidaturë u shty për votim në një seancë të ardhshme.

Me 74 vota pro, 16 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët miratuan projektvendimin për zgjedhjen e Selami Xhepës si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës.

Në një tjetër votim, me 72 vota pro, 19 kundër dhe 1 abstenim, u miratua kandidatura e Holta Zaçajt, e cila do të bëhet pjesë e organit më të lartë vendimmarrës të bankës qendrore.

Ndërkohë, projektvendimi për zgjedhjen e Matilda Shehut u shty për votim në një seancë tjetër plenare, me kërkesë të Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Kuvendi miratoi gjithashtu me 74 vota pro, 17 kundër dhe asnjë abstenim emërimin e Ervin Metes si anëtar të Këshillit Mbikëqyrës.

Po ashtu, me 73 vota pro, 18 kundër dhe asnjë abstenim, u miratua zgjedhja e Jonida Priftit si anëtare e këtij institucioni.

Ndërkohë Kuvendi ka votuar me 75 vota pro të maxhorancës ligjin e ri për shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë. Gjithashtu deputetët e majtë mbështetën draftin e ardhur nga Ministria e Jashtme dhe që ndër të tjera parashikon edhe testimin e diplomatëve brenda 12 muajve të hyrjes së tij në fuqi.

“Brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të gjithë diplomatët në shërbim duhet t’i nënshtrohen një testimi të detyrueshëm për të verifikuar aftësitë e tyre. Procedurat dhe kriteret e testimit do të përcaktohen me akt nënligjor. Dispozitat e kësaj pike do të zbatohen brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit”, thuhet në pikën 3 të nenit 68.

Opozita e votoi kundër projektligjin, ndërsa deputeti Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë abstenoi.

Shumica nga ana e saj rrëzoi në bllok gjashtë projektligje të opozitës, ku dy ishin propozuar nga Ina Zhupa (për trashëgiminë kulturore dhe një ndryshim në ligjin e arsimit të lartë), dy nga Jorida Tabaku (për statusin e minatorit dhe akcizat) dhe një nga grupi parlamentar i PL-së (për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe analizat laboratorike të ndotësve në ushqim).

Projektligjet morën vetëm 17 vota pro të opozitës në votimin në parim, pa mundur të kalonin në votimin nen për nen.

Nga ana e maxhorancës, deputeti Erjon Braçe abstenoi në tre propozime të opozitës, ndryshe nga grupi i tij që votoi kundër.

Votimet në Kuvend

Projektligji “Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë”.

Votimi: 75 pro, 1 abstenim (Redi Muçi), 15 kundër

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë””.

Votimi: 17 pro, 0 abstenim, 74 kundër

Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Votimi: 17 pro, 1 abstenim (Braçe), 73 kundër

Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë””.

Votimi: 17 pro, 0 abstenim, 75 kundër

Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin e vlerës së shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Votimi: 17 pro, 1 abstenim (Braçe), 73 kundër

Projektligji “Për statusin e minatorit”.

Votimi: 17 pro, 1 abstenim (Braçe), 74 kundër

Projektligji “Për domosdoshmërinë e kryerjes së analizave laboratike për ndotësit ushqimorë”.

Votimi: 17 pro, 0 abstenim, 75 kundër

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 43/2023 “Për qeverisjen elektronike””.

Votimi: 74 pro, 0 abstenim, 16 kundër

Projektvendimi “Për miratimin e planit vjetor 2026, “Për zbatimin e programit të statistikave zyrtare 2022 – 2026””.

Votimi: 74 pro, 0 abstenim, 15 kundër

Etiketa: Kryesore1nismaopoziteseance

Lajme të lidhura

“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës
Aktualitet

Këlliçi: Ashtu siç rrëzuam para 35 viteve bustin e diktatorit Hoxha, koha të përmbysim edhe Edi Ramën

10:26 - 20/02/26
Gonzato: Sulmet ndaj gjyqtarëve duhet të ndalen, të luftohet korrupsioni dhe krimi
Aktualitet

Gonzato: Sulmet ndaj gjyqtarëve duhet të ndalen, të luftohet korrupsioni dhe krimi

10:13 - 20/02/26
Zhduket 42-vjeçari, disa sende të tij gjenden pranë kanioneve të lumit Osum, (Emri)
Aktualitet

Zhduket 42-vjeçari, disa sende të tij gjenden pranë kanioneve të lumit Osum, (Emri)

09:48 - 20/02/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 20 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës
Aktualitet

Këlliçi: Ashtu siç rrëzuam para 35 viteve bustin e diktatorit Hoxha, koha të përmbysim edhe Edi Ramën

10:26 - 20/02/26

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, duke përkujtuar 20 Shkurtin e 1991, kur qytetarët e Tiranës rrëzuan bustin e diktatorit Enver Hoxha,...

Lexo më shumë
Gonzato: Sulmet ndaj gjyqtarëve duhet të ndalen, të luftohet korrupsioni dhe krimi

Gonzato: Sulmet ndaj gjyqtarëve duhet të ndalen, të luftohet korrupsioni dhe krimi

10:13 - 20/02/26
Zhduket 42-vjeçari, disa sende të tij gjenden pranë kanioneve të lumit Osum, (Emri)

Zhduket 42-vjeçari, disa sende të tij gjenden pranë kanioneve të lumit Osum, (Emri)

09:48 - 20/02/26
Sot mbahet seanca paraprake për Erion Veliajn, çfarë pritet të ndodhë

Degradimi i pushtetit vendor, afro gjysma e kryebashkiakëve ndodhen nën akuzë për abuzime

09:34 - 20/02/26
Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën në fshatin Shën Vasil të Himarës

Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën në fshatin Shën Vasil të Himarës

09:28 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com