GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Juglindja e paralizuar/ Rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende i bllokuar

në Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 1 min
A A
Juglindja e paralizuar/ Rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende i bllokuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Situata në aksin e rrugës kombëtare që lidh Librazhdin me Prrenjasin si dhe në segmentin Qukës-Qafë Plloçë, paraqitet ndër më të rëndat e viteve të fundit, pas fundosjes dhe zhvendosjes së tokës si edhe dëmtimit serioz të urës në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës” në Dragostunjë.

Prej mesditës së  shtunë, qarkullimi në këtë arterie jetike që lidh Tiranën me Juglindjen e vendit është ndaluar plotësisht për të gjitha llojet e automjeteve, për arsye sigurie. Situata është përkeqësuar edhe më tej mbrëmjen e djeshme, kur nga ora 22:00 nuk është lejuar të kalojnë as mjetet e emergjencës ,përfshirë automjetet e policisë, zjarrfikëset dhe ambulancat ,për shkak të rrezikut të lartë që paraqet segmenti i dëmtuar. Ura vazhdon të zhvendoset, 7 cm fundosje vetëm këtë mëngjes.

Sipas matjeve të kryera mëngjesin e së dielës, ura automobilistike është fundosur edhe 7 centimetra të tjera, duke e çuar në afro 50 centimetra totalin e fundosjes gjatë tri ditëve të fundit.

Përveç uljes vertikale, është konstatuar edhe një zhvendosje e konsiderueshme horizontale nga pozicioni i saj fillestar, çka e bën situatën tejet kritike dhe me rrezik të lartë shembjeje.

 

 

Fundosja dhe lëvizja e tokës nën strukturën e urës vijojnë, ndërsa segmenti konsiderohet aktualisht i pakalueshëm dhe i pasigurt.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1librazhd-prrenjas

Lajme të lidhura

88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!
Aktualitet

89 ditë protestë/ “Në pranga jo vetë Agasi”, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut!

07:53 - 27/08/26
“Richard Mille” në dorën e Agasit gjatë arrestimit, ora luksoze që kushton sa një shtëpi
Aktualitet

“Richard Mille” në dorën e Agasit gjatë arrestimit, ora luksoze që kushton sa një shtëpi

07:44 - 27/08/26
Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut
Aktualitet

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut

22:27 - 26/08/26
Para
Juglindja e paralizuar, Prokuroria nis hetimet/ ARRSH: Ura  do të demontohet

Juglindja e paralizuar, Prokuroria nis hetimet/ ARRSH: Ura do të demontohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 27 Gusht, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:15 - 27/08/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 78.8 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!

89 ditë protestë/ “Në pranga jo vetë Agasi”, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut!

07:53 - 27/08/26
“Richard Mille” në dorën e Agasit gjatë arrestimit, ora luksoze që kushton sa një shtëpi

“Richard Mille” në dorën e Agasit gjatë arrestimit, ora luksoze që kushton sa një shtëpi

07:44 - 27/08/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 27 Gusht 2026

07:37 - 27/08/26
Sot kthehet i nxehti afrikan, temperatura deri në 39 gradë

Parashikimi i motit për sot, 27 Gusht 2026

07:32 - 27/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com