GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Protesta kundër resortit të Bashkim Ulajt në Rrjoll, banorët: Ky oligark po na grabit tokat

në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta kundër resortit të Bashkim Ulajt në Rrjoll, banorët: Ky oligark po na grabit tokat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë të Shkodrës kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme, kundër ndërtimit të resortit luksoz “Blu Borgo” të ndërtuesit dhe botuesit Bashkim Ulaj.

Ata janë zotuar të mbrojnë me çdo kusht tokën dhe të mos lejojnë grabitjen e pronës nga oligarku Ulaj, situatë që i ka çuar në përplasje të forta dhe me policinë.

Edhe gjatë të dielës së sotme, nuk kanë munguar tensionet mes banorëve dhe policëve në kantier.

Teksa deklarojnë se do të bëjnë gjithçka për mbrojtjen e pronës, banorët e fshatit Rrjoll i kanë bërë thirrje ministres së Brendshme, Albana Koçiu, që të mos dërgojë policinë në mbështetje të Bashkim Ulajt.

“Shihni kë ka prurë Albana Koçiu për të mbrojtur Bashkim Ulajn ndaj fshatarëve të shkretë. Ministrja ka sjellë gjithë policët këtu për të mbrojtur Bashkim Ulajn nga ne, që është duke na vjedhur tokat tona. Bashkim Ulaj me Isuf Çelën na kanë thënë në zyrë të vetë ‘nuk duam të vijmë si pushtues, por si zhvillues’. Çfarë je duke bërë sot Bashkim Ulaj, përveçse ke ardhur për të na pushtuar? A je duke bërë gjë tjetër? Shkjau stërgjyshit tem nuk ja ka bërë këtë që je duke bërë ti sot në tokën tonë. Serbi e turku nuk na e ka bërë këtë gjë, të na vjedhin tokën. Ti po e bën sepse ke shtetin mbrapa. Por edhe na nuk jena të pafortë, sepse jena me të drejtën e Zotit dhe e drejta gjithmonë triumfon. Dje kanë bërë shoqërime. Prekën e kemi ende të shoqëruar. Njërit prej demve që tentuan ta marrin me forcë i ra të fikët. U turrën tërë policat. Këta policat më kanë rrëzuar mua që jam femër. Kanë ardhur këta tani të mbrojnë Bashkim Ulajn dhe të na përdhunojnë ne në tokën tonë”, tha mes të tjerash një prej banorëve të fshatit Rrjoll.

Ndërkohë një tjetër banorë e fshatit Rrjoll, teksa ka shkuar me fëmijët në krahë në protestë, ka kërkuar drejtësi nga shteti për pronën që pretendojnë se po u grabite

“Policia fut kriminela, ne jemi në tokën tonë. Ça bëhet kështu more, ça bëhet në tokën tonë. Shikojeni sa Polici ka. As armë dhe asgjë nuk kemi. Jemi në tokën tonë dhe s’mundemi as me e shkel. Inshallah gjejmë drejtësi”, tha banorja, e cila gjatë intervistës kishte edhe fëmijët e saj në krahë.

Një tjetër banor i zonës, teksa e përshkoi situatën si alarmante, akuzoi ministren e pezulluar, Belinda Ballukun, si urdhëruesen e grabitjes së pronave të tyre.

“Nesër të sjellin këtu autoblindat, tanket, sepse këtu ka plasur lufta Serbi-Kosovë. I bëj thirrje Belinda Ballukut, që njihet si hiena apo pantera e zezë, që të tërhiqet nga toka jonë”, tha një tjetër.

gijotina.com/ 

Etiketa: Bashkim UlajKryesore1

Lajme të lidhura

E katërta në botë! Shqipëria pritet të humbasë afro 45% të grupmoshës 15-24 vjeç deri në 2050
Aktualitet

E katërta në botë! Shqipëria pritet të humbasë afro 45% të grupmoshës 15-24 vjeç deri në 2050

08:24 - 20/06/26
Bllokimi i disa rrugëve të Tiranës, procedohen penalisht 23 protestues
Aktualitet

Tubimi mbarëkombëtar! Shqiptarët prej 21 ditësh ndodhen në protestë kundër Ramës, sot edhe Diaspora zbret në Tiranë

08:15 - 20/06/26
Berisha publikon videon nga festat e Ballukut: S’kena me u pa mo bashkë…
Aktualitet

Berisha publikon videon nga festat e Ballukut: S’kena me u pa mo bashkë…

07:54 - 20/06/26
Para
I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje

I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje

Discussion about this post

TË FUNDIT

E katërta në botë! Shqipëria pritet të humbasë afro 45% të grupmoshës 15-24 vjeç deri në 2050
Aktualitet

E katërta në botë! Shqipëria pritet të humbasë afro 45% të grupmoshës 15-24 vjeç deri në 2050

08:24 - 20/06/26

Shqipëria ka hyrë në një periudhë të ashpër të zhvillimeve demografike, duke u renditur në katër vendet e para në...

Lexo më shumë
Bllokimi i disa rrugëve të Tiranës, procedohen penalisht 23 protestues

Tubimi mbarëkombëtar! Shqiptarët prej 21 ditësh ndodhen në protestë kundër Ramës, sot edhe Diaspora zbret në Tiranë

08:15 - 20/06/26
Berisha publikon videon nga festat e Ballukut: S’kena me u pa mo bashkë…

Berisha publikon videon nga festat e Ballukut: S’kena me u pa mo bashkë…

07:54 - 20/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 Qershor 2026

07:34 - 20/06/26
Parashikimi i motit për sot, 17 Qershor 2026

Parashikimi i motit për sot, 20 Qershor 2026

07:30 - 20/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetmarsbahis girişGrandpashabetgrandpashabetbetsmovegrandpashabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabet girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet