GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Rama urdhëroi mbrojtjen e Ballukut, shqiptarët do ta rrëzojnë njësoj si diktatorin Hoxha

13:22 - 24/02/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha: Rama urdhëroi mbrojtjen e Ballukut, shqiptarët do ta rrëzojnë njësoj si diktatorin Hoxha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dënoi qëndrimin e socialistëve në Këshillin e Mandateve, që sipas tij, morën urdhër nga Rama që të votojnë kundër kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Në konferencë me gazetarët, Berisha deklaroi se nuk i heq imunitetin Ballukut, pasi e di që pas saj edhe ai e ka vendin tek drejtësia.

Sipas Berishës, Ramën nuk e heq dot drejtësia dhe as komuniteti ndërkombëtar, por vetë populli shqiptar.

Edi Rama duhet të largohet menjëherë nga pushteti. Dënoj me forcën më të madhe qëndrimin dhe urdhrin e tij ndaj vasalëve të tij, që të mos votojnë kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, ky është rasti i tretë në të cilin Edi Rama është vetë direkt i implikuar. Ai nuk hoqi imunitetin e Saimir Tahirit sepse ndante me të trofeun e drogës dhe trafiqeve. Ai nuk hoqi imunitetin e ndrikull Xhaçkës, e kuptoni jo vetë, sepse është aksioner në vjedhjen tokë publike të 10 mijë metër katrorë.

A mund të imagjinoni ju, kryetari i Bashkisë së Himarës, burgoset sepse ka firmosur dokumente të falsifikuara nga Xhaçkat, por lidhjet e tyre të ngushta me Edi Ramën dhe interesat kriminale i bëjnë këta imunë.

Dhe ai tani nuk heq imunitetin e Lubi Ballukut, sepse e di se fill mbrapa shkon ai. E di se ai është kryehajduti dhe kreu i organizatës kriminale. Për të gjitha këto ka vetëm një zgjidhje, dorëheqjen e tij të menjëhershme.

Por, siç është bërë tashmë e qartë, Edi Rama nuk jep dorëheqjen, Edi Ramën nuk e heq dot drejtësia, Edi Ramën nuk e heq dot komuniteti ndërkombëtar, por atë do ta heqin shqiptarët, do ta shembin atë njëlloj si kultin satanik të Enver Hoxhës.

Rama rezulton jo vetëm i implikuar në mega-aferat më të mëdha korruptive në historinë e Shqipërisë dhe të Europës, por rezulton edhe pengesa më kryesore e funksionimit të drejtësisë, çka përbën një krim të rëndë në vetvete. Emri i Edi Ramës lidhet me akuzën direkte të raportit të OSBE në vitin 2014, në të cilin njoftohej se Edi Rama mori detyrën e kryeministrit duke pasur të depozituara në bankat offshore 200 milionë euro. Ndaj kësaj akuze konkrete, Edi Rama nuk ngriti asnjë padie, civile apo penale, për të mos thënë që e kapërdiu në heshtje të plotë.

Edi Rama u bë kryeministër me sarajet e Surrelit mbi shpinë, saraje me gjatësi themelesh 57 metra, dy herë më të gjata se vila e ish-diktatorit Hoxha, të ndërtuara me materiale të superkushtueshme. Me një oborr-park fillimisht 5400, aktualisht 8300 metër katrorë me ullinj shekullorë të shkulur në ullishtet e vendit dhe të implantuara në kopshtin e narkosulltanit të Surrelit. Erdhi në pushtet me pallatin në pajë, të ndërtuar nga kompania e vëllait të komandantit të Gardës, Gramoz Sako. Pallat i ndërtuar në sheshin e pallateve, me leje të kundërligjshme, totalisht të kundërligjshme, por mbi të gjitha nga 5 kate mbi tokë dhe 2 nëntokë, për pallatin në pajë nuk ekziston nga familja Rama as edhe një faturë bankare, financiare, tatimore, doganore, ndërtimore apo e çfarëdo llojit. Që të gjitha, përfshi regjistrimin e pronës, janë në emër të kompanisë.

Zonja Rama deklaroi se pallati është ndërtuar me para gjaku, duke implikuar thellë vëllain e vet, njeri korrekt në vlerësimin tim në emigracion. Por midis korrupsionit të burrit dhe të vëllait, ia ngjeshi vëllait. Pallati, tha, është i ndërtuar me para gjaku. Se ç’janë paratë e gjakut, e kanë të qartë shqiptarët. Nuk është e vërtetë, pallati është vepër e korrupsionit të bashkëshortit të saj, Edi Rama, i cili e ka shpërblyer me dhjetëra tendera kompaninë që ka ndërtuar pallatin në pajë dhe kompaninë që ka ndërtuar sarajet e Surrelit. Edi Rama kryeministër nuk ndali vrapin por vazhdoi i tërbuar duke plaçkitur pasuritë dhe fondet publike të shqiptarëve. Monumenti më i zi ishte afera e djegësve. Djegësi i Tiranës me firmën e tij, 130 milionë euro dhe nuk ekziston një tullë. Djegësat e tjerë që janë llamarinë dhe nuk ekzistojnë më.

Erion Veliaj, në vend që të burgosej për 130 milionë euro të zhdukura bashkë me Edi Ramën, është burgosur për disa milionë që ka transferuar në konton bankare të gruas së tij me një gardërobë po aq të kushtueshme, po aq të larmishme sa Lajla Asadi. Kaq ishte gardëroba e Lajlasë kur ia numëruan në Moskë që e transferoi me një avion të posaçëm. Kështu ishte edhe gardëroba e Ajolës. Edi Rama, me firmën e tij, ka vendosur të ndërtojë në Durrës, Dubain e vet të 1001 netëve, aferë që shkon të paktën 4 miliardë euro, që do ta ndërtojë me paratë e Franc Çopjes, Amant Josifit, Olsi Ramës dhe trafikantëve të tjerë. Edi Rama është i implikuar kokë e këmbë në ndërtimin e portit të ri në Porto Romano nga kompani ruse. Shikoni se çfarë, nga njëra anë shkonte në selinë e NATO-s dhe u kërkonte që të mbështesnin projektin, nga ana tjetër kontrakton rusë për ndërtimin e parkut dhe mund të informoj qytetarët se një hetim serioz do bëhet nga parlamenti për këtë çështje,’ tha Berisha.

 

 

Etiketa: berishaKryesore1Ramashqiptarë

Lajme të lidhura

Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve
Lajme

Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve

16:20 - 24/02/26
Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli
Breaking Views

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli

15:53 - 24/02/26
Iku me kasafortë në rrugë, shqiptari përleshet me policët spanjolle
Aktualitet

Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë

15:25 - 24/02/26
Para
Nuk kanë të ndalur skandalet! Çahet edhe rruga Boboshticë-Dardhë, kufizohet qarkullimi

Nuk kanë të ndalur skandalet! Çahet edhe rruga Boboshticë-Dardhë, kufizohet qarkullimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen
Botë

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

16:32 - 24/02/26

Disa ditë pasi policia norvegjeze nisi një hetim për korrupsion të lidhur me dosjet e Epstein dhe kontrolloi pronat e...

Lexo më shumë
Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve

Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve

16:20 - 24/02/26
Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli

15:53 - 24/02/26
Iku me kasafortë në rrugë, shqiptari përleshet me policët spanjolle

Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë

15:25 - 24/02/26
SPAK kërkon 13 vite burg për kunatin e Taçit, 12 për ish truprojën

Do pastronte 18.3 mln euro të mafies italiane, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi

15:08 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com