GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Morën 2 mijë euro për të fshehur aksidentin/ SPAK kërkon burg për shefat e policisë (EMRAT)

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Morën 2 mijë euro për të fshehur aksidentin/ SPAK kërkon burg për shefat e policisë (EMRAT)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SPAK ka kërkuar katër vite burg për ish-shefin e Qarkullimit Rrugor, Roven Zeka. Por, për shkak të gjykimit të shkurtuar, prokuroria kërkoi që dënimi të ulet në 2 vite e 8 muaj dhe të konvertohet në 3 vite shërbim prove. Gjithashtu, SPAK ka kërkuar të njëjtin dënim edhe për ish-shefin e Hetimit të Aksidenteve, Sokol Novakun.

Ndërsa për Bledi Belbën, prokuroria kërkoi dënimin me 1 vit e 6 muaj burg. Po për Belbën kërkoi edhe pezullimin e dënimit dhe konvertimin e tij në shërbim prove. Për Edison Tabaku, oficerin e OPGJ-së  SPAK kërkoi deklarimin fajtor dhe dënimin me 5 vite burg. Por për shkak të procedurës së shkurtuar, kërkoi dhe uljen e një të tretës së dënimit.

SPAK kërkoi dënimin me 2 vite burg për Ergest Vrionin. Kjo, pasi ai i dha një shumë parash Edison Tabakut për të fshehur aksidentin me 5 të plagosur. Por, për shkak të gjykimit me procedurë të shkurtuar, dënimi të ulet në 1 vit e 4 muaj dhe të pezullohet.  Kjo duke e vendosur Vrionin në shërbim prove për këtë periudhë. Organi i akuzës ka kërkuar edhe konfiskimin e parave që iu dhanë Edison Tabakut.

Bazuar në hetimet e bërë në lidhje me këtë rast u zbulua se Zeka, në bashkëpunim me dy ish-zyrtarë të policisë, kanë marrë para nga Ergest Vrioni. Kjo në mënyrë që aksidenti i shkaktuar nga bashkëshortja e tij, Anisa Vrioni, të mos referohej në prokurori dhe të mos nisnin hetimet ndaj saj.

Sipas organit të akuzës, janë kërkuar 2.000 euro me qëllim që Anisa Vrioni të shmangte arrestimin pas aksidentit ku mbetën të plagosur disa persona. Pagesa është kërkuar të kryhej urgjentisht. Prokuroria dyshon se paratë i janë dorëzuar Edison Tabakut nga Ergest Vrioni dhe Bledi Belba.

Si u arrestuan ish-shefat e policisë?

Roven Zeka u arrestua më 19 prill me urdhër të SPAK. Gjithashtu Prokuroria e Posaçme lëshoi urdhërarrest edhe për shefin e sektorit të Aksidenteve, Sokol Novaku, si edhe për Oficerin e Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku. Ata akuzohen për korrupsion në një rast ku janë mbuluar pasojat e një aksidenti ku nga përplasja e dy automjeteve, ku 5 persona kanë përfunduar në spital.

Zyrtarët e Policisë Rrugore të Tiranës dyshohet se morën ryshfet për të mbyllur çështjen në rrugë, ndërkohë që asnjë institucion nuk bën me dije se çfarë ka ndodhur me 5 qytetarët e plagosur në atë përplasje mes dy automjetesh me datë 16 prill. Të tre efektivët akuzohen se kanë kërkuar dhe marrë pagesën 2 mijë euro nga biznesmeni Ergest Vrioni, për të mos i arrestuar bashkëshorten që kishte shkaktuar një aksident më 16 prill.

Roven Zeka

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1vendimi

Lajme të lidhura

Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!
Aktualitet

Inflacioni rëndon xhepat e qytetarëve, por mbush arkën e shtetit me 5.4 miliardë lekë

15:31 - 04/11/26
I vunë tritol në makinë, pronari i “Benz”-it në Lezhë nuk është person i panjohur për policinë (Emri)
Aktualitet

I vunë tritol në makinë, pronari i “Benz”-it në Lezhë nuk është person i panjohur për policinë (Emri)

15:15 - 04/11/26
E rëndë në Itali, pronari shqiptar i një kompanie ndërtimi humb jetën në punë (Emri)
Aktualitet

E rëndë në Itali, pronari shqiptar i një kompanie ndërtimi humb jetën në punë (Emri)

15:01 - 04/11/26
Para
Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!
Aktualitet

Inflacioni rëndon xhepat e qytetarëve, por mbush arkën e shtetit me 5.4 miliardë lekë

15:31 - 04/11/26

Rritja e çmimeve po bëhet një burim i konsiderueshëm i të ardhurave shtesë në buxhetin e shtetit. Sipas parashikimeve të...

Lexo më shumë
I vunë tritol në makinë, pronari i “Benz”-it në Lezhë nuk është person i panjohur për policinë (Emri)

I vunë tritol në makinë, pronari i “Benz”-it në Lezhë nuk është person i panjohur për policinë (Emri)

15:15 - 04/11/26
E rëndë në Itali, pronari shqiptar i një kompanie ndërtimi humb jetën në punë (Emri)

E rëndë në Itali, pronari shqiptar i një kompanie ndërtimi humb jetën në punë (Emri)

15:01 - 04/11/26
Misteri i vdekjes së Urim Fikut në Bulqizë, shoqërohen në polici bashkëshortja dhe djali i viktimës

Misteri i vdekjes së Urim Fikut në Bulqizë, shoqërohen në polici bashkëshortja dhe djali i viktimës

14:47 - 04/11/26
Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

Rama bllokoi arrestimin e Ballukut, Brukseli ngre alarmin: Barazia para ligjit në pikëpyetje

14:36 - 04/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com