GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një aksident fatal i mori jetën një fëmije 7-vjeçar që kërkonte lëmoshë në rrugët e Tiranës. Pas përplasjes nga një makinë, drejtuesi i së cilës sapo i kishte dhënë ca monedha, mbi trupin e tij kaloi një makinë e dytë. Kjo ishte edhe goditja fatale sepse fëmija ndërroi jetë në spital, ku e kishte dërguar shoferi 55-vjeçar që e goditi i pari.

Altin Hazizaj, drejtori i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, thotë se situata e të miturve që lypin është e tmerrshme. Shërbimet Sociale nuk reagojnë dhe institucionet vendore nuk kanë bërë mjaftueshëm për ta. Fëmijët janë në vëmendje edhe të policisë për shkak të shfrytëzimit nga grupe të caktuara, thotë Hazizaj.

Drejtoresha e Shërbimit Social, Reme Lala dhe drejtoresha për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, nuk e kanë pranuar ftesën të bëhen pjesë e bisedës.

“Kur ka shfrytëzim të fëmijëve, është vërtetuar tashmë që ky fëmijë nuk është duke siguruar mbijetesën e vet, nuk ka çfarë të hajë dhe po lyp në rrugë bashkë me familjen, por shfrytëzohet nga familja ose grupe të caktuara që shfrytëzojnë fëmijët dhe ka në Tiranë grupe të tilla. Kur kemi shfrytëzim të fëmijëve, nuk bëhet më fjalë për të ndihmuar me mbështetje sociale e ndihmë ekonomike, por që policia të arrestojë çdo person që shfrytëzon fëmijët”, shprehet Hazizaj.

Ai thotë se ky rast është një konfirmim i mungesës së vëmendjes dhe ndjeshmërisë. Kujtojmë se shoferi 55-vjeçar që goditi i pari fëmijën, fillimisht u largua. Shoferja 42-vjeçare që e goditi më pas, Valentina Koltraku, nuk e ktheu kokën prapa. 55-vjeçari Tomorr Shukulli u rikthye për ta dërguar në spital dhe u largua pa thënë se ishte ai autori.

“Në rastin konkret është fatkeqësi, por duket qartë që kemi të bëjmë me njerëz që nga ana mendore dhe e syve nuk u bëhet vonë. Bëhet fjalë për makina të shtrenjta, ai u mundua t’i jepte edhe monedhën dhe pastaj e shtypi, pastja ke një person tjetër me makinë që kalon mbi atë fëmijë dhe këtu ka të bëjë me gradën e kujdesit që njerëzit duhet të tregojnë kur janë në makinë sepse makina vret. Fakti që jo një, por dy makina e bënë, tregon sa pak të vëmendshëm jemi në rrugë dhe është një ngjarje që duhet analizuar”, thotë Hazizaj.

Më tej, ai nxjerr në pah edhe disa detaje lidhur me situatën e këtyre fëmijëve që shfrytëzohen. Nëse ata nuk plotësojnë një kuotë të caktuar parash, personat që i shfrytëzojnë i lënë të flenë jashtë.

“Shumë nga këta fëmijë nëse nuk arrijnë dot të mbledhin një shumë të caktuar lekësh për t’u kthyer në familjen e tyre dhe përgjithësisht ato lekë i merr një nënë, baba, vëlla apo motër më e madhe, nëse nuk i mbledhin këto lekë, ka qenë më përpara 2 mijë lekë, tani është bërë 5 mijë lekë të vjetra, nëse nuk i mbledhin, janë të detyruar të flenë përjashta”, tha Hazizaj.

Kujtojmë që pak ditë më parë, një operacion i komisariatit nr. 2 arrestoi 4 burra dhe 4 gra në të cilët sillnin të mitur nga Elbasani dhe i shfrytëzonin për të lypur në disa zona në Tiranë. /Report TV

Etiketa: Altin HazizajKryesore1

Lajme të lidhura

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League
Breaking Views

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin
Aktualitet

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Para
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com