Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ka deklaruar gjatë ditës së sotme se qeveria po ndërmerr një sërë masash për mbrojtjen e territorit dhe goditjen e paligshmërive. Gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Koçiu u shpreh se roli i perfektit do të fuqizohet. Kjo pasi, situata me përmbytjet dhe ajo e zjarreve treguan se sa rol të rëndësishëm ka perfekti.
Ministrja tha se po punohet me një paketë ligjore për reformimin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe transformimin e rolit të Policisë Bashkiake. Sipas ministres, do të ketë edhe një bërthamë qëndrore që do të garantojë rekrutimet transparente, vlerësimin dhe performancën e efektivëve.
Koçiu foli edhe për projektin ‘Smart City’, për të cilin tha se 5 mijë kamera cilësore do të montohen në rrugët kryesore dhe pranë 20 shkollave, për të rritur sigurinë për qytetarët. Ajo u shpreh se gjatë vitit të kaluar janë sekuestruar dhe konfiskuar 65 milionë euro, të cilat dyshohen se vijnën nga veprimtaritë kriminale.
Ndërsa shtoi se po punohet për një bazë ligjore që pronat e konfiskuara të vendosen në funksion të familjeve të efektivëve të vrarë në krye të detyrës. Në fund, ajo tha se po punohet për rishikimin e adresave dhe po vijon puna që të krijohet sa më shpejti regjistri unik.
Albana Koçiu: Mbrojtja e territorit, abuzimi me territorin nuk do të tolerohet më. Kemi punuar për një paketë ligjore, së pari Inpsektoriatin e Mbrojtjes së Territorit. Jemi duke fuqizuar rolin e prefektit, kur vjen puna te koordinimi i institucioneve në nivel vendor. Situata e përmbutjeve por edhe vera e kaluar, na treguan sesa shumë rol kyç ka prefekti. Do shtohen 2 prefektë detarë. Nuk mund të pretendohet që siguria maksimale mund të realizohet pa patur edhe përfshirjen e qytetarëve në këtë proces.
Prandaj një rol kyç ka edhe Policia Bashkiake. Pjesë e paketës është edhe Ligji për Policinë Bashkiake dhe transformimi i Policisë Bashkiake në një strukturë profesionale që do të rrisë standardet dhe që funksionon si krah mbështetës për Policinë e Shtetit. Policia Bashkiake do të vijojë të mbetet pjesë organike e bashkive, por do të ketë një bërthamë qëndrore që do të garantojë rekrutimin transparent, trajnimin e vazhdueshëm, vlerësimin, performancën dhe standarde të njëjta në të gjithë vendin. Shumë shpejtë këto ndryshime do të ndjekin rrugën e nevojshme për miratim në Kuvend. Smart City, janë 5 mijë kamera cilësore që do të montohen në rrugët kryesore, janë mbi 20 shkolla që do të monitorohen, të gjitha këto për të rritur më shumë standardin dhe sigurinë e komuniteteve tona.
Do të vazhdoja pak edhe te cikli i reformave të ligjshmërisë, i cili nuk është i plotë nëse nuk godasim zemrën e paligjshmërinë, që janë paratë dhe asetet e krimit. Një vit më parë kemi sekuestruar dhe konfiskuar një vlerë që më parë ishte e paimagjinueshme. Janë 65 milionë euro pasuri dhe asete të sekuestruara dhe konfiskuara, të cilat nga njëra anë është mirë që kemi realizuar një gjë të tillë dhe nga ana tjetër tregon sa me rëndësi është bashkëpunimi ndërinstitucional. Po punojmë për një bazë ligjore që pronat e sekuestruara ti vendosim në funksion të familjeve të të vrarëve në krye të detyrës (efektivëve të policisë).
Po punohet për rishikimin e adresave. Po vijon puna që të krijohet sa më shpejti regjistri unik. Ndërkohë për 720 punonjës të RENEA-s, Operacionales dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë, do të ketë rritje të pagave. Do e çojmë pagën maksimale në 2300 euro për gradën Kryekomisar apo drejtues.
gijotina.com/










Discussion about this post