GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të premten më 27 shkurt vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Gjergji Tako, për probleme të etikës dhe të kriterit profesional.

Gjatë shpalljes së vendimit, Kolegji vërejti se ka mbajtur në konsideratë vlerësimin e drejtuesit të SPAK, që i cilësoi të shëruara shkaqet e ankimit për 12 çështje penale të hetuara nga subjekti.

Ndërkohë, problemet e konstatuara në çështjet e tjera profesionale u vlerësuan prej Kolegjit se ato nuk kanë ardhur si pasojë e mungesës së njohurive ligjore dhe profesionale, por paraqiten si një sjellje e vazhdueshme e tij, që demonstronmungesë te theksuar angazhimi dhe përgjegjshmërie në ushtrimin e funksionit të prokurorit.

Për rrjedhojë, u çmua se problemet e konstatuara në aspektin profesional nuk mund të shëroheshin përmes trajnimit të detyruar në Shkollën e Magjistraturës, pasi karakterizohej nga një sjellje e vullnetshme e subjektit.

Po ashtu, Kolegji konstaton se Tako ka përdorur tre automjete pa leje qarkullimi, ndërkohë që gjatë hetimit administrativ ka sjellë akte duke u përpjekur të ndryshojë faktet dhe të paraqesë situatën në favor të tij.

Bazuar në këto konstatime, si dhe në gjetjet e një denoncimi në lidhje me zbatimin e normave procedurale, shumica e trupit gjykues të Kolegjit ka vlerësuar se prokurori Gjergji Tako gjendet në kushtet e cënimit të besimit të publikut dhe e shkarkoi atë nga detyra.

Etiketa: KPAprokurorshkarkim

Lajme të lidhura

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet
Aktualitet

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

21:58 - 09/09/26
Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë
Aktualitet

Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

21:27 - 09/09/26
“Rama, na je bërë bela”, profesori Lush Susaj: Vetëm me durim dhe rezistencë e largojmë kryeministrin
Aktualitet

“Rama, na je bërë bela”, profesori Lush Susaj: Vetëm me durim dhe rezistencë e largojmë kryeministrin

20:39 - 09/09/26
Para
Zbulohen detyrat në Gaza të trupave shqiptare: Çmilitarizim dhe çmontimi i infrastrukturës terroriste

Zbulohen detyrat në Gaza të trupave shqiptare: Çmilitarizim dhe çmontimi i infrastrukturës terroriste

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes
Breaking Views

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes

23:09 - 09/09/26

Mbrëmje me shumë gola në Champions League. Liverpool ka përmbysur Atlético Madridin në “Anfield”, PSG ka dhuruar një festival golash...

Lexo më shumë
Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

23:02 - 09/09/26
Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

22:04 - 09/09/26
Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

21:58 - 09/09/26
Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

21:27 - 09/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com