GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Ish-zv.kryeministrja Ermelinda Meksi: SPAK dhe GJJKO riformatuan Qeverinë

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Ish-zv.kryeministrja Ermelinda Meksi: SPAK dhe GJJKO riformatuan Qeverinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Politikania socialiste dhe dikur ish-zëvendëskryeministre, Ermelinda Meksi ka bërë një shënim për ndryshimet e fundit në kabinetin Rama, duke nxjerr në pah se ishin institucionet speciale të drejtësisë që diktuan riformatimin e posteve qeveritare nga Edi Rama. Ajo thekson se nëse edhe nivelet më të larta të qeverisjes përballen me hetim pa imunitet politik dhe pa pengesa nga shumica, atëherë kemi një standard më të lartë institucional se dje. “Dhe kjo nuk është vetëm çështje e balancës së pushteteve”, shkruan ajo.

Lexoni shënimin e plotë të socialistes Ermelinda Meksi:

Për muaj me radhë u artikulua teza se “pushtetet janë të ndara” dhe se drejtësia nuk mund të diktojë ekzekutivin. Nga ana tjetër, është e pamohueshme që vendimet e SPAK dhe GJKKO prodhuan efekt politik dhe çuan në riformatim të kabinetit qeveritar.

Por fakti që një hetim sjell pasoja politike nuk do të thotë se drejtësia “diktoi” qeverinë.

Ekzekutivi ka të drejtën kushtetuese të ndryshojë përbërjen e tij në çdo moment.

Një riformatim i qeverise mund të synojë  rimarrjen e iniciativës politike, reflektim mbi performancën qeverisese apo funksionim në një realitet ku drejtësia është më aktive dhe standardet janë më të larta.

Çështja nuk është sa ministra ndryshohen.

Pyetjet që shtohen janë:

– A lejohet drejtësia të hetojë pa pengesa?

– A respektohen vendimet gjyqësore?

– A do shmangen ndryshime ligjore që dobësojnë institucionet e reja?

Nga fjala e Kryeministrit Edi Rama do veçoja ate që ai e tha qartë se:

“Kurrë nuk do ndërhyjmë në çështjet që i takojnë drejtësisë.” dhe “SPAK nuk preket, vetëm mbështetet.”

Por demokracia matet nga shembulli që jepet kur pushteti vihet në provë.

Nëse edhe nivelet më të larta të qeverisjes përballen me hetim pa imunitet politik dhe pa pengesa nga shumica, atëherë kemi një standard më të lartë institucional se dje.

Dhe kjo nuk është vetëm çështje e balancës së pushteteve.

Është çështje besueshmërie përpara qytetarëve dhe përpara Bashkimi Evropian.

Sepse integrimi nuk është vetëm proces teknik, por provë konkrete e funksionimit të shtetit ligjor.

Nëse ky standard mbahet dhe konsolidohet, atëherë jo vetëm që forcohet demokracia, por përshpejtohet realisht rruga drejt anëtarësimit në BE, objektiv i premtuar që kërkon prova.

Kjo është çështja më thelbësore sot.

gijotina.com/

Etiketa: Ermelinda MeksiKryesore1

Lajme të lidhura

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator
Aktualitet

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

08:24 - 21/08/26
“Mu sul si një nëpërkë!“ Analisti I njohur denoncon Linda dhe Edi Ramën: Udhëruan shoqërimin tim në polici
Aktualitet

“Mu sul si një nëpërkë!“ Analisti I njohur denoncon Linda dhe Edi Ramën: Udhëruan shoqërimin tim në polici

08:16 - 21/08/26
Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Vetëm të bashkuar mund t’ia dalim!
Aktualitet

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Vetëm të bashkuar mund t’ia dalim!

07:49 - 21/08/26
Para
Rama dhe Vuçiç thurin planin/ Gazetari gjerman: Propozimi pritet të hapë debat të gjerë

Rama dhe Vuçiç thurin planin/ Gazetari gjerman: Propozimi pritet të hapë debat të gjerë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator
Aktualitet

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

08:24 - 21/08/26

Subvencionet e ulëta në bujqësi dhe blegtori, krahasuar me vendet e rajonit, kostot e larta të prodhimit, mungesa e kanaleve...

Lexo më shumë
“Mu sul si një nëpërkë!“ Analisti I njohur denoncon Linda dhe Edi Ramën: Udhëruan shoqërimin tim në polici

“Mu sul si një nëpërkë!“ Analisti I njohur denoncon Linda dhe Edi Ramën: Udhëruan shoqërimin tim në polici

08:16 - 21/08/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 21 Gusht, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:51 - 21/08/26
Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Vetëm të bashkuar mund t’ia dalim!

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Vetëm të bashkuar mund t’ia dalim!

07:49 - 21/08/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Gusht 2026

07:39 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com