GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Kombëtarja në misionin historik të play-off-it ndaj Polonisë

14:55 - 01/03/26
në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Kombëtarja në misionin historik të play-off-it ndaj Polonisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me hyrjen e muajit mars rikthehen emocionet për të gjithë shqiptarët e pasionuar pas futbollit. Një muaj që sjell jo vetëm kuqezinjtë dhe kuqezezat në fushë për vitin 2026, por edhe objektiva të mëdha dhe sfida historike për të gjitha ekipet tona kombëtare.

Për herë të parë në histori, Kombëtarja A do të luajë në fazën play-off të një Kampionati Botëror, duke shënuar një moment kulmor për futbollin shqiptar. Përballë do të jetë Polonia, një kundërshtar me traditë dhe eksperiencë, në një sfidë që do të zhvillohet në Varshavë më 26 mars, ora 20:45.

Në varësi të rezultatit të kësaj përballjeje, Shqipëria do të luajë më 31 mars, ora 20:45, ndaj fitueses ose humbëses së çiftit Ukrainë/Suedi, me gjithçka që do të vendoset nga dueli i 26 marsit.

Edhe Kombëtarja U-21 nis një mision të veçantë ndërkombëtar në Antalia të Turqisë. Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi do të përballet në një miqësore speciale me përfaqësuesen e Japonisë më 27 mars, ndërsa tre ditë më vonë do të luajë një tjetër sfidë prestigjioze ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të dyja takimet do të transmetohen live në FSHF TV.

Muaji mars sjell edhe nisjen e një tjetër rrugëtimi për Kombëtaren U-19, që starton fushatën kualifikuese për Europianin 2027. Nën drejtimin e Fatjon Tafajt, kuqezinjtë do të luajnë ndeshjet e grupit B4 në “Shtëpinë e Futbollit”. Më 25 mars do të përballen me Luksemburgun, më 28 mars me Maltën dhe më 31 mars me Norvegjinë, të treja sfidat në ora 15:00.

Në fushë do të zbresë edhe Kombëtarja U-17 për djem, ku trajneri Armand Dama do të debutojë në pankinë në dy ndeshje miqësore ndaj Letonisë, më 26 dhe 28 mars, në stadiumin e Vorës.

Paralelisht, Kombëtarja e vajzave ka nisur përgatitjet për kualifikueset e Botërorit 2027. Skuadra e drejtuar nga Armir Grima do të luajë më 3 mars në transfertë ndaj Malit të Zi në Nikshiq, ora 14:00, ndërsa më 7 mars, ora 18:00, do të presë Çekinë në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Të dyja ndeshjet do të transmetohen live në FSHF TV.

Ndërkohë, Kombëtarja U-17 për vajza do të zbresë në fushë më 4 mars në “Shtëpinë e Futbollit”, ora 14:00, përballë Izraelit, në një tjetër sfidë të rëndësishme të kalendarit ndërkombëtar.

Ky muaj është i mbushur me sfida, emocione dhe objektiva të mëdha për të gjitha përfaqësueset kuqezi. Ja dhe kalendari:

Kombëtarja A

Poloni – Shqipëri, 26 mars, ora 20:45, PGE Narodowy

Ukrainë – Suedi/ Poloni – Shqipëri, 31 mars, ora 20:45

Përfaqësuesja U-21

Japoni – Shqipëri, 27 mars, ora 12:00, Antalia

SHBA – Shqipëri, 30 mars, 15:00, Antalia

Përfaqësuesja U-19

Raundi i parë i kualifikueseve të Europianit 2027

Luksemburg – Shqipëri, 25 mars, ora 15:00, “Shtëpia e Futbollit”

Shqipëri – Malta, 28 mars, ora 15:00, “Shtëpia e Futbollit”

Shqipëri – Norvegji, 31 mars, ora 15:00, “Shtëpia e Futbollit”

Përfaqësuesja U-17

Shqipëri – Letoni, 26 mars, ora 11:30, Vorë

Shqipëri – Letoni, 28 mars, ora 10:00, Vorë

Kombëtarja A – Vajza

Mal i Zi – Shqipëri, 3 mars, ora 14:00, Nikshiq

Shqipëri – Çeki, 7 mars, ora 18:00, “Loro Boriçi”

Përfaqësuesja U-17 – Vajza, Raundi i dytë i kualifikueseve të Europianit 2026

Shqipëri – Izrael, 4 mars, ora 14:00, “Shtëpia e Futbollit”

gijotina,com/

Etiketa: kombetarja

Lajme të lidhura

Molotovët tek vila e Enverit, Delegacioni i BE dënon dhunën: U rrezikuan jetë njerëzish!
Breaking Views

Molotovët tek vila e Enverit, Delegacioni i BE dënon dhunën: U rrezikuan jetë njerëzish!

17:24 - 01/03/26
Vriten 3 ushtarë amerikanë gjatë operacionit në Iran
Botë

Vriten 3 ushtarë amerikanë gjatë operacionit në Iran

17:07 - 01/03/26
Kurti propozon nipin e Adem Jasharit për president të Kosovës: Do të ishte figura ideale
Breaking Views

Kurti propozon nipin e Adem Jasharit për president të Kosovës: Do të ishte figura ideale

16:57 - 01/03/26
Para
Berisha: Rama fshehu kritikat e marra në Bruksel dhe sulmoi Gjermaninë

Berisha: Rama fshehu kritikat e marra në Bruksel dhe sulmoi Gjermaninë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Molotovët tek vila e Enverit, Delegacioni i BE dënon dhunën: U rrezikuan jetë njerëzish!
Breaking Views

Molotovët tek vila e Enverit, Delegacioni i BE dënon dhunën: U rrezikuan jetë njerëzish!

17:24 - 01/03/26

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka dënuar dhunën e militantëve të Sali Berishës gjatë protestës së mbrëmjes së djeshme...

Lexo më shumë
Vriten 3 ushtarë amerikanë gjatë operacionit në Iran

Vriten 3 ushtarë amerikanë gjatë operacionit në Iran

17:07 - 01/03/26
Kurti propozon nipin e Adem Jasharit për president të Kosovës: Do të ishte figura ideale

Kurti propozon nipin e Adem Jasharit për president të Kosovës: Do të ishte figura ideale

16:57 - 01/03/26
Berisha: Rama fshehu kritikat e marra në Bruksel dhe sulmoi Gjermaninë

Berisha: Rama fshehu kritikat e marra në Bruksel dhe sulmoi Gjermaninë

15:18 - 01/03/26
Kombëtarja në misionin historik të play-off-it ndaj Polonisë

Kombëtarja në misionin historik të play-off-it ndaj Polonisë

14:55 - 01/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com