GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Flet shqiptarja në Dubai, Sonila Sherifi: Sulmet ishin të papritura, shqetësimi vijon

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Flet shqiptarja në Dubai, Sonila Sherifi: Sulmet ishin të papritura, shqetësimi vijon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej më shumë se një dekade Dubai është zgjedhur si një vend ku jeton e punon një komunitet i konsiderueshëm shqiptarësh prej rreth 1.500 personash.

Sonila Sherifi është një prej tyre e cila prej 11 vitesh jeton atje.

Ajo tregon si është përjetuar sulmi me raketa nga Irani edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Realisht ka qenë e papritur për të gjithë ne, sepse jetojmë në një nga vendet le të themi më të sigurta në botë. Duke qenë se kemi pasur mbështetjen e pafundme të qeverisë këtu dhe jemi siguruar nga ata se çdo gjë do të shkojë mirë dhe situata është nën kontroll kemi ndjerë një lloj lehtësimi.

Por patjetër që shqetësimi ekzistonte sepse si prindër gjithashtu meraku më së shumti është për fëmijët. Por realisht kemi qenë më të qetë sepse hap pas hapi kemi pasur ‘update’ nga të gjitha burimet zyrtare të qeverisë që situata është nën kontrollin e sigurisë më të lartë.

Këto janë situata jo fort lehtë për tu përballur sidomos kur jeton në një vend kaq të sigurt që nuk ndodh asgjë praktikisht por jemi të qetë. Në përgjithësi jemi të qetë”, tregon Sonila Sherifi.

Sonila Sherifi tregon edhe këshillat e dhëna nga autoritet në Dubai.

“Momentalisht na kanë thënë të jemi nëse mundemi të qëndrojmë sa më gjatë në ambiente të mbyllura, ambiente shtëpiake apo ambiente të mbyllura si qendra tregtare apo kudo që jemi.

Të evitojmë zonat ku janë tanimë mbetjet e raketave të cilat janë kundërsulmuar prej mbrojtjes ajrore dhe dronëve të Dubait përmes të cilave janë parandaluar sulmet e drejtpërdrejta. Mbeturinat kanë rënë praktikisht në zona të caktuara dhe kanë nën vëzhgimin e autoriteteve të vendit”, u shpreh ajo.

Autoritetet e Dubait të dielën dërguan njoftime emergjente për banorët, duke u kërkuar atyre “të kërkojnë strehim të menjëhershëm”.

“Për shkak të situatës aktuale dhe një kërcënimi të mundshëm me raketa, kërkoni strehim të menjëhershëm në ndërtesën më të afërt të sigurt dhe shmanguni dritareve, dyerve dhe zonave të hapura”, thuhej në njoftimin e dërguar në telefonat celularë. TCH

Etiketa: Dubai

Lajme të lidhura

Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, 4 të plagosur. Dy prej tyre me djegie të rënda në trup
Aktualitet

Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, 4 të plagosur. Dy prej tyre me djegie të rënda në trup

22:00 - 17/08/26
Arresto Ballukun”/ Pas fjalimeve te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama Burg!
Aktualitet

Arresto Ballukun”/ Pas fjalimeve te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama Burg!

21:42 - 17/08/26
Aktivisti Arben Kola: Përdorin makina me ujë kundër protestuesve, por jo për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Aktivisti Arben Kola: Përdorin makina me ujë kundër protestuesve, por jo për shuarjen e flakëve

21:36 - 17/08/26
Para
Sulm ndaj bazës amerikane në Erbil, Irak, një pjesë e aeroportit në flakë

Sulm ndaj bazës amerikane në Erbil, Irak, një pjesë e aeroportit në flakë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, 4 të plagosur. Dy prej tyre me djegie të rënda në trup
Aktualitet

Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, 4 të plagosur. Dy prej tyre me djegie të rënda në trup

22:00 - 17/08/26

Katër persona kanë mbetur të plagosur pas një incidenti të rëndë të regjistruar mbrëmjen e sotme në Porto Palermo, Himarë,...

Lexo më shumë
Arresto Ballukun”/ Pas fjalimeve te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama Burg!

Arresto Ballukun”/ Pas fjalimeve te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama Burg!

21:42 - 17/08/26
Aktivisti Arben Kola: Përdorin makina me ujë kundër protestuesve, por jo për shuarjen e flakëve

Aktivisti Arben Kola: Përdorin makina me ujë kundër protestuesve, por jo për shuarjen e flakëve

21:36 - 17/08/26
Shpërthen skafi në Porto Palermo, plagosen disa persona

Shpërthen skafi në Porto Palermo, plagosen disa persona

21:32 - 17/08/26
I riu në protestë: Fondacioni Soros duhet të shpallet ‘non grata’ në Shqipëri

I riu në protestë: Fondacioni Soros duhet të shpallet ‘non grata’ në Shqipëri

21:24 - 17/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com