GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Protesta e 12 marsit nuk ka asnjë qëllim tjetër, përveçse largimin e Edi Ramës

në Aktualitet, Politikë, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Protesta e 12 marsit nuk ka asnjë qëllim tjetër, përveçse largimin e Edi Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se më datë 12 mars, kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës.

Në një konferencë për shtyp, ai u shpreh se, opozita do të jetë në kryengritje të vazhdueshme. Sipas tij, qëllimi i vetëm i Partisë Demokratike, është largimi dhe dorëheqja e Kreut të Qeverisë, Edi Rama.

“Koha e diktatorëve po perëndon në nivel global. Shqiptarët do i japin përgjigjen e merituar.

Me asgjë Edi Rama nuk mundet t’i shpëtojë krimeve të rënda që ka kryer, grushteve të shtetit që tentoi të realizojë, mburojës ligjore që kërkon t’i vendosë vetes për të dalë jashtë përgjegjësisë para ligjit. Përpjekjes së tij për të shpallur vjedhjet legjitime për qeveritarët. Të gjitha këto janë ftesë për shqiptarët. Protesta e tyre, kryengritja ne tyre paqësore është shpresa e fundit e shpëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga Edi Rama.Kohërat janë kritike.

Në këtë kohë, ai fakton se është i aftë të bëjë gjithçka në shkelmim të interesit kombëtar të shqiptarëve. Veçanërisht në këtë kontekst, letra e hapur që firmosi së bashku me padronin e tij, Aleksandër Vuçiç, me të cilin, shqiptarëve që u premtoi pasaportën, u garanton pasaportën serbe, meriton të ndëshkohet me të gjitha format si tradhti e lartë kombëtare.

Data 12 është data e kryengritësve paqësorë shqiptarë, në të cilën ata do mblidhen para parlamentit për të kërkuar largimin e menjëhershëm të Edi Ramës.

Kryengritja paqësore e qytetarëve shqiptarë ka synim madhor shpëtimin e shqiptarëve nga ky regjim dhe rikthimin e votës së lirë tek ata.

As një Lubi, as 10 Lubi nuk janë objektivat e kësaj kryengritje.

Objektivi i saj është largimi i Edi Ramës me urgjencë nga pushtetit.

Një dhe vetëm një, do të jetë vetëm një.

I panegociueshëm.

Edi Rama ka zero legjitimitet në pushtet ndaj dhe duhet të largohet.

Kam bindjen se qytetarët janë më të vendosur se kurrë në qëndrimet dhe vendimet e tyre.

Data 12 është dita e tyre.

Ju lutem, protesta ka vetëm një qëllim, largimin e Edi Ramës. Nuk thërrasim ne protestë për asnjë qëllim tjetër, përveç largimit të Edi Ramës. Kjo është përfundimtare. Pse thirret atë ditë apo këtë ditë, ajo është diçka tjetër sepse do jetë edhe tjetra, me radhë e me radhë. Ne jemi në kryengritje të vazhdueshme.

Por protesta thirret, edhe njëherë ta ketë të qartë çdo shqiptar, thirret për largimin e Edi Ramës nga pushteti. Edi Rama duhet të japë menjëherë dorëheqjen. Kërkesa e qytetarëve është largimi i tij dhe dorëheqja e tij. Pra, nuk ka të bëjë. Nuk kemi asnjë lloj. Nuk ka lidhje tjetër, përveç Edi Ramës protesta jonë”, u shpreh Berisha.

Etiketa: 12 marsberishaKryesore1Rama

Lajme të lidhura

“Nuk do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji reagon për deklaratën e Berishës: Shpifje! PD dhe PS janë bashkë
Aktualitet

Salianji: Dita e Europës është thirrje ndryshim, por PD s’mund ta bëjë me një lider prej 36 vitesh në krye

13:44 - 09/05/26
Berisha: Nuk do i ndërpresim kurrë protestat pa dërguar Lubi Ballukun në burg dhe Edi Ramën para gjyqit!
Aktualitet

Berisha: Nuk do i ndërpresim kurrë protestat pa dërguar Lubi Ballukun në burg dhe Edi Ramën para gjyqit!

13:35 - 09/05/26
Berisha: Rama edhe nënën e tij do e shiste po ta kishte gjallë për të shpëtuar lëkurën, por ne do t’i tregojmë vendin
Aktualitet

Berisha: Rama edhe nënën e tij do e shiste po ta kishte gjallë për të shpëtuar lëkurën, por ne do t’i tregojmë vendin

13:14 - 09/05/26
Para
Vrau partneren shqiptare dhe e murosi, prokuroria spanjolle kërkon 22 vite burg për italianin

Vrau partneren shqiptare dhe e murosi, prokuroria spanjolle kërkon 22 vite burg për italianin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rusia feston 9 Majin nën tensione të larta, ja pse parada e këtij viti ishte ndryshe
Botë

Rusia feston 9 Majin nën tensione të larta, ja pse parada e këtij viti ishte ndryshe

15:35 - 09/05/26

Në Moskë është zhvilluar parada e Ditës së Fitores në një format të reduktuar, ndërkohë që ka hyrë në fuqi...

Lexo më shumë
Starmer: Do shkatërrojmë rrjetin kriminal që kalon përmes Ballkanit

Fundi i dominimit tradicional? Britania përballet me ndryshim historik politik

15:05 - 09/05/26
Çështja e presidentit në Kosovë, Kurti fton PDK-në dhe LDK-në që të propozojnë tre emra

Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, LVV propozon Albin Kurtin për kryeministër

14:45 - 09/05/26
LDK vendos sot për aleancën me Vjosa Osmanin, Abdixhiku e propozon si kandidate për presidente

LDK vendos sot për aleancën me Vjosa Osmanin, Abdixhiku e propozon si kandidate për presidente

14:10 - 09/05/26
“Nuk do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji reagon për deklaratën e Berishës: Shpifje! PD dhe PS janë bashkë

Salianji: Dita e Europës është thirrje ndryshim, por PD s’mund ta bëjë me një lider prej 36 vitesh në krye

13:44 - 09/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com