GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Berisha akoma në “kilometrin e fundit” kërkon “guximin dhe vendosmërinë e grave”

12:50 - 08/03/26
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha akoma në “kilometrin e fundit” kërkon “guximin dhe vendosmërinë e grave”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se vendi ndodhet përpara një prove të rëndësishme politike. Gjatë një aktiviteti me rastin e 8 Marsit, Berisha theksoi se në “kilometrin e fundit” kërkohen forca, energjia, guximi dhe vendosmëria e grave për të përballuar sfidat.

Berisha u shpreh se Partia Demokratike është mirënjohëse ndaj grave dhe premtoi përkushtim për të garantuar barazi dhe më shumë hapësira për zhvillimin e tyre në shoqëri. Në fjalën e tij, kryedemokrati akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për abuzim me pushtetin dhe për mbrojtje të korrupsionit.

“Partia Demokratike është pafundësisht mirënjohëse, mirënjohëse ndaj jush dhe ju garanton që me përkushtim të madh, do bëjë gjithçka. Së pari, për barazinë.  Së dyti, për të krijuar hapësira dhe mundësitë që ju të shpalosni të gjitha dhuntitë tuaja, të gjithë guximin, të gjithë fuqinë, të gjithë forcën krijuese tuaj. Ne jemi në një moment kritik, duhet ta pranojmë. Jemi në një moment kritik ku nuk ku regjimi ka shpalosur para nesh duke sfiduar çdo qytetar shqiptar, egërsinë e pushtetit të tij. Ka vendosur të mbrojë vjedhjen e qytetarëve. Ka vendosur ta dekriminalizojë vjedhjen e qytetarëve nga pushtetarët. Ajo që shihni ju si në aparencë si betejë midis Lubi Ballukut dhe gjyqësorit, jo. Është midis Edi Ramës, ju garantoj unë ju. Ajo është mëkatare, shumë, sepse ka 25 vite që i shërben si asistente në vjedhje e tij, edhe në bashki dhe kudo. 

Po vjedhjet e mëdha i ka bërë Edi Rama. Ligjet po i ndryshon për vete. Ndaj dhe në kilometrin e fundit kërkohet forca e grave, energjia e tyre, guximi i tyre, vendosmëria e tyre. Ne jemi në një provë të vërtetë. Ne kemi patur dallgën jo në anën tonë, por ne jemi vetë dallga. Ne u provuam se ne jemi dallga dhe si e tillë ne, ne do t’u tregojmë, do t’i tregojmë vendin dhe këtij regjimi. Nuk ka të ardhme. Ndaj dhe ju ftoj të vazhdojmë këtë betejë, këtë kryengritje paqësore me të cilën ne kemi, do të dënojmë për në kalendat e historisë, regjimin më të keq që kanë patur shqiptarët në tërë historinë e tyre. 

Trashëgimia më e shkëlqyer e jonë, trashëgimia shpëtimtare e jona, ka qenë familja. Familja shqiptare. Edi Rama kundër familjes ka votuar ligjin më të keq që ekziston mbi tokë. Ka vende që kanë ligje të ngjashme, por absolutisht, asnjë vend nuk ka ligjin kundër familjes si ky që u votua nga Edi Rama. Edhe në këtë kontekst, kjo betejë e jona kundër tij është betejë për familjen shqiptare, e cila ka qenë shpëtimtare për kombin shqiptar dhe unë jam i bindur që këtë mision, vajzat dhe gratë shqiptare do ta përmbushin me dinjitet. Edhe njëherë gëzuar! Gëzuar! Dhe një fitore të shpejtë e të sigurt. Faleminderit shumë,” tha Berisha.

gijotina.com/

Etiketa: Sali Berisha

Lajme të lidhura

Protesta te Kryeministria, Adriatik Lapaj përballet sërish me procedim
Breaking Views

Protesta te Kryeministria, Adriatik Lapaj përballet sërish me procedim

14:53 - 09/03/26
NATO neutralizon raketën balistike që ishte nisur drejt Turqisë, SHBA mbyll konsullatën
Botë

NATO neutralizon raketën balistike që ishte nisur drejt Turqisë, SHBA mbyll konsullatën

14:38 - 09/03/26
Aksidenti fatal, në pranga shoferi që përplasi makinën e 39-vjeçares
Aktualitet

Aksidenti fatal, në pranga shoferi që përplasi makinën e 39-vjeçares

14:10 - 09/03/26
Para
Sylvinho e projekton si titullar, Qazim Laçi shënon golin e radhës (VIDEO)

Sylvinho e projekton si titullar, Qazim Laçi shënon golin e radhës (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta te Kryeministria, Adriatik Lapaj përballet sërish me procedim
Breaking Views

Protesta te Kryeministria, Adriatik Lapaj përballet sërish me procedim

14:53 - 09/03/26

Sërish telashe për kreun e Lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj. Ky i fundit është proceduar sërish në lidhje me protestën...

Lexo më shumë
NATO neutralizon raketën balistike që ishte nisur drejt Turqisë, SHBA mbyll konsullatën

NATO neutralizon raketën balistike që ishte nisur drejt Turqisë, SHBA mbyll konsullatën

14:38 - 09/03/26
Aksidenti fatal, në pranga shoferi që përplasi makinën e 39-vjeçares

Aksidenti fatal, në pranga shoferi që përplasi makinën e 39-vjeçares

14:10 - 09/03/26
Raporti i SPAK: Rriten kërcënimet ndaj prokurorëve, korrupsion në nivelet e larta

Raporti i SPAK: Rriten kërcënimet ndaj prokurorëve, korrupsion në nivelet e larta

14:01 - 09/03/26
Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS mori atributet e GJKKO, zbardhet raporti me 17 faqe

Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS mori atributet e GJKKO, zbardhet raporti me 17 faqe

13:31 - 09/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com