Një banesë është përfshirë nga zjarri në fshatin Vinjoll të Matit, mbrëmjen e kaluar, ku mësohet se i lënduar ka mbetur pronari i banesës, M. Z., 80 vjeç.
Sipas policisë, i moshuari është dërguar në spitalin e Burrelit për të marrë trajtim mjekësor, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu si pasojë e flakëve është djegur dhe banesa e shtetases Z. Z., 81 vjeçe, e cila ishte ngjitur me banesën e 80-vjeçarit. Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik.
Discussion about this post