Greqia ka vendosur që të shtyjë sërish masat anti-COVID me Shqipërinë, duke vijuar që ta mbajë të mbyllur kufirin.
Ambasada greke në Tiranë njoftoi se masat kufizuese për lëvizjen e qytetarëve shqiptarë në drejtim të Greqisë do të mbeten të pandryshuara deri më 7 qershor 2021.
Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë, vijon të jetë e mbyllur. Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.
“Masat kufizuese që janë ndërkohë në fuqi për personat që udhëtojnë nga Shqipëria për në Greqi mbeten në fuqi deri në datën 7 qershor 2021”, shkruan Ambasada.