GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës, i cili akuzohet për falsifikim.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri është Arianit Muço, që sipas hetimeve ka deklaruar të dhëna të rreme në Formularin e Vetëdeklarimit. Prokuroria e Fierti bën me dije se, ai fshehu faktin se kishte qenë i ndaluar për ˝Shfrytëzim prostitucioni”.

Njoftimi:

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin A.M., anëtar i Këshillit Bashkiak, Lushnjë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, parashikuar nga neni 190 i K.Penal.

 Nga hetimet mbi procedimin penal nr.419, të regjistruar mbi bazën e materialit dërguar për kompetencë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 01.04.2025,u provua se, i pandehuri A.M, me detyrë anëtar i Këshillit Bashkiak Lushnjë, ka kryer veprën penale “Falsifikimi i vulave, stamapve ose i formularëve”, parashikuar në nenin 190/1 të Kodit Penal, pasi ai ka paraqitur të dhëna jo të sakta (të rreme), që nuk pasqyrojnë të vërtetën dhe nuk i përgjigjen realitetit në Formularin e Vetëdeklarimit “Për zbatimin e ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, depozituar në Komisionin Zgjedhor të Zgjedhjeve më datë 23.03.2023.

 Konkretisht, në formularin e lartëpërmendur, plotësuar dhe nënshkruar nga i pandehuri A.M, rezulton se në faqen 4, në rubrikën me numër ˝4” ku pyetet: ˝A keni qenë ndonjëherë i ndaluar apo arrestuar nga organet ligjzbatuese, për kryerjen e një vepre penale?”, shtetasi A.M ka shënuar ˝Jo”. Gjithashtu , në rubrikën me numër ˝5” ku pyetet: ˝A është caktuar ndaj jush ndonjëherë masë shtrënguese e sigurisë personale, në fuqi ose jo? ”, shtetasi A.M ka shënuar ˝Jo”.

 Ndërkohë gjatë hetimit rezulton e provuar e kundërta, pra, që shtetasi A.M ka qenë ndaluar dhe ndaj tij është caktuar masa e sigurimit ˝Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ku ai ka qëndruar në periudhë paraburgimi për një kohë prej 5 muajsh. Konkretisht, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë më datë 15.02.2006 ka ndaluar shtetasin A.M., dyshuar për kryerjen e veprës penale ˝Shfrytëzim prostitucioni”, në rrethana rënduese, parashikuar nga neni 114/a/5 i K.Penal. Ndalim i cili është vleftësuar i ligjshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin nr.42 Regj., datë 19.02.2006, duke caktuar ndaj shtetasit A.M masën e sigurimit ˝Arrest në burg” pa afat, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.”,njofton prokuroria.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Prostitucion

Lajme të lidhura

Diella dhe kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale
Aktualitet

Rama mburret se me Diellën do shkojmë shumë lart, e-Albania del tërësisht jashtë funksionit

14:04 - 12/05/26
PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor
Aktualitet

PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor

13:58 - 12/05/26
Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë
Aktualitet

Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë

13:38 - 12/05/26
Para
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Diella dhe kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale
Aktualitet

Rama mburret se me Diellën do shkojmë shumë lart, e-Albania del tërësisht jashtë funksionit

14:04 - 12/05/26

Edi Rama ka vijuar me propagandën edhe ditën e sotme, duke mohuar se Prokurimet Publiket të cilat do të monitorohen...

Lexo më shumë
PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor

PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor

13:58 - 12/05/26
Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë

Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë

13:38 - 12/05/26
Berisha: Pasi përjashtuan kompanitë evropiane, 1.5 miliard euro shkuan vetëm për 10 firma shqiptare!

Berisha: Pasi përjashtuan kompanitë evropiane, 1.5 miliard euro shkuan vetëm për 10 firma shqiptare!

13:26 - 12/05/26
Seanca maratonë/ Rama shkon pas mesnate në Kuvend! Rrëzohen propozimet e PD, miratohet akti normativ për akcizën

Integrimi në BE, PD depoziton amendamendet në Kuvend: Të rritet kontrolli parlamentar mbi qeverinë

13:08 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com