GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite që  flitet për hekurudhën Tiranë-Durrës, por tren nuk ka, karrocë ka, pavarësisht se paguhen 700-800 punëtorë.

Sipas tij, shqiptarët paguan nga taksat e tyre, rrogat e tyre, pensionet e tyre shuma përrallore për infrastrukturën, dhe u rikujtoj këtu qytetarëve se me një të tretën e kësaj shume, janë ndërtuar 11.300 kilometra rrugë.

“Por aty ku rruga ndërtohej me 700 mijë euro, kaloi në 5 milionë euro dhe për t’u shembur, në 12 vite qeverisje, të majtët kanë shpenzuar mbi 12 miliardë euro por ajo cka shihet nga Rilindja Urbane janë vetëm rasat e gurit në sheshin Skënderbej”, tha Berisha.

Sipas Berishës, nga djegësi 130 milonë euro që nuk ekziston, tek rruga që shembet çdo javë e çdo ditë Qukës-Qafë Pllocë që ka kushtuar rreth 370 milionë euro, tek Rruga e Arbrit, në të cilën 27 kilometra të mbetura për ndërtuar, kilometri 11 metra i gjerë kushtoi sa ç’kushtoi kilometri e më shumë, tek çdo rrugë, tek shkollat e ndërtuara që nuk kanë asnjë nxënës, këto janë veprat e Rilindjes.

 

Sistemet e ujësjellësve që janë investuar qindra milionë pa shtuar një litër ujë për banorët, sistemi i vaditjes që në mënyrë absolute nuk janë ndërtuar 10 kilometra kanal, por janë mbushur ato që ishin, tek kanalet e ujërave të bardha, etj, etj, pra po ta merrni këtë periudhë, ka qenë periudha e batërdisë, e rrënimit masiv të infrastrukturës dhe veprave publike”, tha Berisha.

Sali Berisha: Zhvillimet e këtyre 3 muajve, vendimet që mori ai me Partizan Sadushin, duke i dhënë një goditje për vdekje ndjekjes penale, përgjegjësisë penale, institucionit të akuzës, e nxjerrin Edi Ramës jashtë çdo legjitimiteti.

Ai është bërë personazh kryesor i flamurit të zi të korrupsionit në Europë dhe bindja ime më e madhe është se opozita dhe shqiptarët do i japin shpejt vendin që meriton.

Por këto zhvillime kërkojnë që PD dhe opozita të përgatiten në mënyrën më serioze për problematikat e mëdha të krijuara nga një regjim 12-vjeçar.

Ne e filluam këtë debat dhe përgatitjen e programit tonë me infrastrukturën.

Pse e filluam me infrastrukturën?

Në infrastrukturën dhe punët publike të këtij vendi janë bërë vjedhjet më të paimagjinueshme.

Në infrastrukturë dhe punë publike, në 12 vite janë investuar mbi 12 miliardë euro.

Po të hidhni sytë se çfarë mbetet, përveç rasave të gurit në sheshin Skënderbej, që Rilindja Urbane të bën të mundur të pjekësh kafen në korrik nga vapa dhe në ndonjë shesh tjetër, infrastruktura dhe Rilindja Urbane janë dëshmia më flagrante e shpërdorimit, vjedhjes absolute të pandodhur ndonjëherë.

E thashë, që nga djegësi 130 milonë euro që nuk ekziston, tek rruga që shembet çdo javë e çdo ditë Qukës-Qafë Pllocë që ka kushtuar rreth 370 milionë euro, tek Rruga e Arbrit, në të cilën 27 kilometra të mbetura për ndërtuar, kilometri 11 metra i gjerë kushtoi sa ç’kushtoi kilometri e më shumë, tek çdo rrugë, tek shkollat e ndërtuara që nuk kanë asnjë nxënës sepse nuk kishte nxënës aty dhe që dihej, por duhej të vidhej, tek sistemet e ujësjellësve që janë investuar qindra milionë pa shtuar një litër ujë për banorët, tek sistemi i vaditjes që në mënyrë absolute nuk janë ndërtuar 10 kilometra kanal, por janë mbushur ato që ishin, tek kanalet e ujërave të bardha, etj, etj, pra po ta merrni këtë periudhë, ka qenë periudha e batërdisë, e rrënimit masiv të infrastrukturës dhe veprave publike.

Kanë të paktën 10 vite që nuk flasin për hekurudhën Tiranë-Durrës, por tren nuk ka, karrocë ka, pavarësisht se paguhen 700-800 punëtorë.

Pra, shqiptarët paguan nga taksat e tyre, rrogat e tyre, pensionet e tyre shuma përrallore për infrastrukturën, dhe u rikujtoj këtu qytetarëve se me një të tretën e kësaj shume, janë ndërtuar 11.300 kilometra rrugë.

Por aty ku rruga ndërtohej me 700 mijë euro, kaloi në 5 milionë euro dhe për t’u shembur.

Aty ku shkolla ndërtohej me 700 mijë euro, me 1 milionë euro, e përmasave shumë të mëdha, kaloi në 8 dhe 10 milionë euro për të mbetur në disa raste edhe pa nxënës fare.

gijotina.com/

 

Etiketa: Sali Berisha

Lajme të lidhura

Pas konstituimit të Kuvendit, Albin Kurti mandatohet për formimin e qeverisë së re
Breaking Views

Pas konstituimit të Kuvendit, Albin Kurti mandatohet për formimin e qeverisë së re

13:45 - 13/09/26
Shkodër/ Policia dyshon se tritoli në shtëpinë e mësuesit lidhet me të vëllanë në Gjermani
Aktualitet

Shkodër/ Policia dyshon se tritoli në shtëpinë e mësuesit lidhet me të vëllanë në Gjermani

13:37 - 13/09/26
I la fishekun dhe letrën kërcënuese te porta kushëririt për t’i marrë 300 mijë euro
Aktualitet

I la fishekun dhe letrën kërcënuese te porta kushëririt për t’i marrë 300 mijë euro

13:27 - 13/09/26
Para
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas konstituimit të Kuvendit, Albin Kurti mandatohet për formimin e qeverisë së re
Breaking Views

Pas konstituimit të Kuvendit, Albin Kurti mandatohet për formimin e qeverisë së re

13:45 - 13/09/26

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekretuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si mandatar për...

Lexo më shumë
Shkodër/ Policia dyshon se tritoli në shtëpinë e mësuesit lidhet me të vëllanë në Gjermani

Shkodër/ Policia dyshon se tritoli në shtëpinë e mësuesit lidhet me të vëllanë në Gjermani

13:37 - 13/09/26
I la fishekun dhe letrën kërcënuese te porta kushëririt për t’i marrë 300 mijë euro

I la fishekun dhe letrën kërcënuese te porta kushëririt për t’i marrë 300 mijë euro

13:27 - 13/09/26
“Ejani në Shqipëri, blini një biletë dhe zbuloni…”/ Shefi i operacioneve në UEFA flet për EURO U-21 në 2027

“Ejani në Shqipëri, blini një biletë dhe zbuloni…”/ Shefi i operacioneve në UEFA flet për EURO U-21 në 2027

13:19 - 13/09/26
Dy përballjet e sotme, Elbasani në kërkim të fitores për “rikthim”, Vllaznia në Laç për “shërim”

Dy përballjet e sotme, Elbasani në kërkim të fitores për “rikthim”, Vllaznia në Laç për “shërim”

12:05 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com