GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çmimi i naftës/ Blushi thirrje deputetëve: Miratoni me urgjencë projektligjin për uljen e çmimit të karburanteve

12:33 - 16/03/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm dhe deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit që të miratojnë me urgjencë projektligjin e depozituar nga grupi parlamentar i kësaj force politike për uljen e çmimit të karburanteve.

Në një deklaratë për mediat, Blushi tha se kanë kaluar gati dy javë nga depozitimi i projektligjit, ndërsa sipas tij nuk ka pasur asnjë reagim nga kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca.

Ai theksoi se çmimi i naftës në Shqipëri ka arritur rreth 200 lekë për litër, ndërsa mbi 60% e këtij çmimi përbëhet nga taksa. Sipas Blushit, ulja e taksave është mënyra e vetme për të lehtësuar qytetarët dhe bizneset, veçanërisht në kushtet e rritjes së kostove të jetesës dhe pasigurive në tregjet ndërkombëtare.

Deputeti i Partisë së Lirisë shtoi se projektligji parashikon pezullimin e Taksës së Qarkullimit dhe Taksës së Karbonit, masë që sipas tij do të sillte ulje të menjëhershme të çmimit të karburanteve.

Blushi e cilësoi këtë nismë si një “provë” për deputetët, duke theksuar se ata duhet të zgjedhin nëse do të mbrojnë interesat e qytetarëve apo, sipas tij, interesat e oligarkëve të naftës.

Deklarata

Kanë kaluar gati dy javë që nga depozitimi në Kuvend i projektligjit të Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë për uljen e çmimit të karburanteve dhe deri tani nuk ka asnjë reflektim nga Edi Rama dhe mazhoranca rilindase, të marrë peng edhe nga oligarkët e babëzitur të naftës.

Kjo heshtje është e pajustifikueshme përballë një problemi real që prek drejtpërdrejt çdo familje shqiptare dhe çdo biznes në vend, veçanërisht në kushtet e përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, që pritet të sjellë pasoja direkte edhe në rritjen e çmimit të karburanteve në vendin tonë.

Sot çmimi i naftës në Shqipëri ka arritur rreth 200 lekë për litër, ndërkohë që mbi 60% e këtij çmimi janë taksa që shkojnë drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit.

Partia e Lirisë beson se e vetmja politikë reale, e vërtetë dhe që ndihet në xhepin e qytetarit, që po aplikohet nga shtete edhe të Europës Perëndimore, por edhe në vendet e rajonit, është ulja e taksave.

Kurrë nuk mund të pranohet si normalitet fakti që ndërsa qytetarët varfërohen dhe bizneset rëndohen nga kostot abusive e të tejfryra të karburanteve, qeveria përfiton më shumë të ardhura, që kurrë nuk shkojnë në destinacionin e përcaktuar, por që mbushin veç xhepat personalë të Edi Ramës dhe kusarëve të tij.

Për më tepër që njerëzit më të pasur të botës, vijnë në Shqipëri të furnizojnë jahtet e tyre me karburant pa taksa, shqiptarët rëndohen nga e njëjta Qeveri me taksa abuzive për çdo litër karburant.

Absurdin e thellon edhe fakti se qytetarët shqiptarë paguajnë 27 lekë për litër taksë qarkullimi, e cila me TVSH shkon në rreth 32 lekë për litër. Në të njëjtën kohë, shqiptarët paguajnë dy herë për rrugët: një herë përmes taksës së regjistrimit dhe kolaudimit të automjeteve, rreth 70 mijë lekë në vit, dhe sërish përmes taksës së qarkullimit në çdo litër karburanti. Nga kjo taksë qeveria mbledh rreth 300 milionë euro në vit, ndërkohë që për mirëmbajtjen reale të rrugëve shpenzon vetëm rreth 55 milionë euro.

Pa harruar faktin se cila është sot gjendja e rrugëve në të katër anët e vendit dhe kur ende situata e qarkullimit të automjeteve drejt Jug-Lindjes nuk është stabilizuar për shkak të shembjes së rrugës Librazhd-Prrenjas.

Situata bëhet edhe më e padrejtë kur e krahasojmë Shqipërinë me vendet e rajonit.

Sot qytetarët shqiptarë paguajnë rreth 1.83 euro për litër naftë, ndërsa në Maqedoninë e Veriut çmimi është rreth 1.27 euro për litër. Pra, diferenca është mbi 50 cent për litër, një diferencë e madhe për çdo familje dhe për çdo biznes.

Ironia më e madhe është se Shqipëria ka pagat më të ulëta dhe fuqinë blerëse më të dobët në rajon, por një nga çmimet më të larta të karburanteve. Kjo nuk është rastësi, por rezultat i një politike fiskale kriminale që ka zgjedhur të rëndojë qytetarët më të varfër të kontinetit me taksa të larta mbi karburantin.

Rritja e çmimit të naftës reflektohet menjëherë në rritjen e çmimit të çdo produkti bazë ushqimor: bukës, miellit, makaronave, vajit, transportit dhe çdo shërbimi tjetër. Prandaj çmimi i karburanteve është sot një nga faktorët kryesorë që ka rritur në mënyrë abuzive dhe të pamerituar koston e jetesës për çdo familje shqiptare.

Pikërisht për këtë arsye Partia e Lirisë ka depozituar në Kuvend projektligjin për pezullimin e Taksës së Qarkullimit dhe Taksës së Karbonit, një masë konkrete që do të sillte ulje të menjëhershme të çmimit të karburanteve dhe lehtësim real për qytetarët dhe bizneset.

Kjo nismë është sot gur prove për Qeverinë dhe për çdo deputet, majtas ose djathtas, ose do të mbrojnë interesin e familjeve shqiptare dhe bizneseve të ndershme, ose do të vazhdojnë të mbrojnë interesat okulte me oligarkët e babëzitur të naftës dhe një sistem taksash që varfëron qytetarët.

Etiketa: blushideputeteKryesore1nafte

Lajme të lidhura

“Jeni idiotë…!” Qytetari i kthehet Ramës: Super idioti je ti! Tragjasin nuk e ka shuar dot gjermani dhe jo më ta bësh ti (Video)
Aktualitet

Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video)

15:10 - 16/03/26
Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave
Aktualitet

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave

14:50 - 16/03/26
Berisha me deputetët: Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore
Aktualitet

Berisha me deputetët: Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore

14:46 - 16/03/26
Para
Kualifikimi në Botëror kalon përmes “Polonisë”, FSHF hap procesin e aplikimit për biletat

Kualifikimi në Botëror kalon përmes "Polonisë", FSHF hap procesin e aplikimit për biletat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg
Botë

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg

15:26 - 16/03/26

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy do të paraqitet në Gjykatën e Apelit të Parisit për një proces të ri lidhur me...

Lexo më shumë
“Jeni idiotë…!” Qytetari i kthehet Ramës: Super idioti je ti! Tragjasin nuk e ka shuar dot gjermani dhe jo më ta bësh ti (Video)

Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video)

15:10 - 16/03/26
Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave

14:50 - 16/03/26
Berisha me deputetët: Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore

Berisha me deputetët: Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore

14:46 - 16/03/26
Mbrojtja e Ballukut në Kuvend, Berisha: Tani kryegjykatës dhe kryeprokuror do të jetë vetëm Edi Rama

Mbrojtja e Ballukut në Kuvend, Berisha: Tani kryegjykatës dhe kryeprokuror do të jetë vetëm Edi Rama

14:25 - 16/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com