Kreu i PD Sali Berisha nga Brukseli foli për integrimin, raportin e PD me partitë Popullore Europiane, si edhe raportin me Brukselin. Berisha shtoi se PPE mbështet fuqishëm Partinë Demokratike, ndërsa nënvizoi se integrimi është bllokuar për shkak të dosjeve të kryeministrit Rama me korrupsionin.
Më tej ai thekson se raporti i PD me partinë popullore është një raport i shkëlqyer.
“Raporti i PD me Partinë Popullore është i shkëlqyer. Janë disa rezoluta që kanë shprehur mbështetjen e plotë për PD dhe dënimin e hapur të farsës elektorale dhe të regjimit të Edi Ramës. PPE mbështet plotësisht procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, por një proces të bazuar në meritë, siç është edhe kërkesa jona. : Paralajmërime shumë serioze dhe faktikisht, në qoftë se dje u votua me unanimitet Mali i Zi, Shqipëria mbeti në klasë dhe është në labirintet në të cilat e futi Edi Rama për shkak të dosjeve të tij të tmerrshme me korrupsionin. Pra, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës. Mendoj se Edi Rama nuk dëgjon më thirrje nga Brukseli, por nga disa prej vendeve më të prapambetura të Afrikës”, tha ai.
gijotina.com/










Discussion about this post