GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Skandal me rrugën e Zall Bastarit/ Anuela i bën qokën 1.8 miliardë lekë ortakut të vëllait të Ermal Nufit

08:00 - 20/03/26
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kjo është rruga që të çon në fshatin Zall Bastar. Është një vijë gjarpërushe ku me vështirësi shkëmbehen 2 makina. Në vitin 2024, kryebashkiaku Erion Veliaj, për ndërtimin e saj i dha biznesmenit Hamz Islamaj 2.1 miliardë lekë. Ishte një tender që u vlerësua me risk korrupsioni dhe u shënua me “Famur të kuq” nga Open Data Albania.

Ndërsa kjo është pamja e rrugës në dimër. Në janar 2026, kryetarja e komanduar e bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, njoftonte situatën nga moti i keq. Rruga e re ishte e bërë e pakalueshme dhe kërkonte ndërhyrje.

E ndërsa hidhte këto foto të punës së punonjësve për hapjen e rrugës për në Zall Bastar, Anuela Ristani gatuante një tjetër tender, që lidhet me këtë fshat.

Ky është prokurimi i Bashkisë Tiranë me objekt “Ndërtim i rrugës Zall-Bastar/Vilëz”. Për këtë projekt janë 1.75 miliardë lekë nga paratë e taksapaguesve të kryeqytetit të ndara nga buxheti i vitit 2025.

Projekti është pjesë e premtimeve, sa herë ka pasur fushatë elektorale. Pavarësisht se Bashkia ka kryer punë herë pas here, rruga ka dëmtime dhe gropa në disa pjesë të saj. Gjithë segmenti rrugor bashkë me degëzimet ka një gjatësi prej rreth 6 km dhe gjerësi mesatare 3.5 metra. Ajo shtrihet në një terren të pjerrët malor. Në segmente te ndryshme me kalimin e kohës ka degraduar si rezultat i mungesës së disiplinimit të ujërave të shiut si dhe rrëshqitjeve të dherave. Hapësira publike në qendër të fshatit është e pasistemuar dhe është i nevojshëm asfaltimi dhe mobilimi urban i saj.

Dhe, më 17 nëntor 2025, është mbajtur tenderi. Interesit të madh të 31 operatorëve ekonomik, komisioni i Anuela Ristanit i është përgjigjur me një procedurë që ka eliminuar konkurencën.

Në fazën e parë janë eliminuar 12 operatorë, mes të cilëve, të gjitha ofertat më të ulëta se sa vlera e prezantuar nga kompania BE-IS me pronar Hamz Islamajn. Ortak me fituesin në këtë tender është edhe kompania Ergi shpk e Nuri |Ballës.

Filtrat e Open Data Albania kanë kapur shkelje në këtë procedurë dhe e kanë klasifikuar me përshkrimin: “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues perveç fituesit/ Skualifkim i ofertës me vlerë më të ulët”.

Në këtë dokument dallohen ofertat më të ulëta krahasuar me atë fituese. Të gjitha janë fshirë më një të rënë të lapsit.

Pas shpalljes së kompanisë së Hamz Islamajt fituese më 11 shkurt 2026, na lindi një pyetje: Si ka mundësi që edhe Anuela Ristani, e favorizon Islamajn, njësoj si Erion Veliaj?

Edhe më herët, Anuela Ristani, nuk i ka bërë bisht Islamajt. Ajo e ka favorizuar haptazi formën BE-IS në tenderin “Ndërtimi i rrugës që lidh rrugën Dajti me rrugën Myslym Qefalia Shish Tufinë (Rrugët Hasan Lici, Sefer Lika)”. Dhe janë plot 1.4 miliardë lekë pa TVSH që më 29 gusht 2025 iu firmosën Islamajt.

Edhe më herët, Anuela Ristani, nuk i ka bërë bisht Islamajt. Ajo e ka favorizuar haptazi formën BE-IS në tenderin “Ndërtimi i rrugës që lidh rrugën Dajti me rrugën Myslym Qefalia Shish Tufinë (Rrugët Hasan Lici, Sefer Lika)”. Dhe janë plot 1.4 miliardë lekë pa TVSH që më 29 gusht 2025 iu firmosën Islamajt.Prej gushtit të vitit 2022, Nufi mbante pozicionin e drejtorit të kabinetit të zv.kryeministres Balluku.

Ermal Nufi dhe zëvendësministri Ami Kozeli ishin dy të besuarit që ekzekutonin pushtetin e Ballukut. Në të njëjtën kohë, të dy ishin në konflikte interesi me detyrën.

Konkretisht zv.ministri Ami Kozeli dhe vëllai i Drejtorit të kabinetit të zv.kryeministres Edmir Nufi së bashku rezultonin anëtarë të Bordit Këshillimor të Koorporatës së Investimeve Shqiptare.

Nepotizimi i tyre nuk është thjesht për një vend pune. Vëllai i Ermal Nufit, Edmir Nufi rezulton ortak me me Hamz Islamajn te kompania e transportit të kontenierëve “MARITIME LOGISTICS”..

Në 20 janar 2021, tek Terminali i Kontenierëve në Durrës, Edmir Nufi, Hamz Islamaj dhe Olsi Korça do të themelonin kompaninë “MARITIME LOGISTICS”, e cila kishte si objekt veprimtarie ngarkim-shkarkimin e mallrave dhe veprimtari të tjera.

Jetëgjatësia e kësaj kompanie ishte shumë e shkurtër. Misioni i saj u mbyll me çregjitrim në tetor 2022. Hapja dhe mbyllja e subjektit brenda një kohe të shkurtër ngre dyshime për pastrim parash.

Ndërkaq Hamz Islamajt, pronarit të kompanisë ”BE-IS” shpk, do t’i vinin fitime nga tenderat që ranë si breshër. Paratë vinin nga Rindërtimi pas tërmetit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe koncesione nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në 6 vitet e fundit firma ka marë ofro 50  milionë euro pagesa nga Thesari i Shtetit, duke përjashtuar kontratat në bashkëpunim me kompanitë e tjera.

Tri ditë pasi Ermal Nufi u vu në krye të Borditt të ARRSH, në 1 korrik 2022, Hamz Islamaj do të fitonte tenderin nga Autoriteti Rrugor Shqiptar me vlerë 879 milionë lekë.

 

Konkretisht bashkimi i kompanive “BE-IS” dhe “ERGI” shpk e Nuri Ballës do të shpallej fitues nga ish Drejtori Evis Berberi për Lotin 8 “Mirëmbajtje me performancë e segmenteve rrugore Fier Shegan – Divjake + K/Rr. Nacionale – Grabian + Strumë – Qafë Marinëz”. Ky veprim u bë në kurriz të kompanive të tjera me oferta më ekonomike.

“BE-IS” shpk nuk kishte lidhje vetëm me vëllain e Drejtorit të kabinetit të zv.kryeministres Balluku, por rezulton e lidhur edhe me Drejtorin në Ministrinë e Infrastrukturës për Programet e Zhvillimit në Fushën e Minierave dhe Industrisë, Mehmet Hasalami nëpërmjet djalit të vet Devis Hasalami. Ai zotëron edhe koncesione hidrocentralesh, si hece-t Veleshica 1 dhe Veleshica 2, ku është bashkëortak me Hamz Islamajn e kompanisë BE-IS nga 50 për qind.

Pas këtyre të dhënave e kemi të qartë se kryemnistri Rama është në dijeni se kujt po ia jep tenderat Anuela Ristanin dhe Belinda Balluku. Nw rastin tonw, “qershia” vihet mbi beton me firmë të kryeministrit! Në datën 8 nëntor 2024, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen e ndërtimit për një objekt rezidencial, të quajtur Garda Toëer. Kulla 33 kate e lartë do të ndërtohet në hyrje të Liqenit Artificial të Tiranës, pranë ish Gardës së Republikës. Njëra nga kompanitë që kanë marrë lejen për ndërtimin e saj është “Hasalami” shpk që zotërohet nga Devis Hasalami. Janë paratë e bashkëpunimit në konflikt interesi me Hamz Islamajn.

Ndërdsa kjo kullë 27 katëshe në kryeqytet iu dha nga Rama oligarkëve Hamz Islamaj dhe Artan Sako. Leja titullohet: Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi 27 kate mbi tokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqëritë “2T” sh.p.k dhe “Be-Is” sh.p.k.

Ndërkaq, biznesi me tenderat forcohet. Me emërimin e Nufit si ministër i Mbrojtjes, Hamz Islamajt i shkoi si qokë kontrata e rrugës së Zall Bastarit.

gijotina.com/

 

Etiketa: Anuela RistaniErmal Nufitender

Lajme të lidhura

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League
Breaking Views

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League

23:29 - 19/03/26
Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike
Breaking Views

Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike

23:12 - 19/03/26
Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok
Breaking Views

Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok

22:55 - 19/03/26
Para
Indeksi i perceptimit të korrupsionit për 2024, Shqipëria mbetet pas rajonit

Institucione të dobëta dhe korrupsion i lartë, pengesat kryesore për mirëqenien në Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

U arrestua dy ditë më parë, ndërron jetë te “Blloku i Sigurisë” 41-vjeçari

11:00 - 20/03/26

Një 41-vjeçar ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në Tiranë, ndërsa ndodhej në...

Lexo më shumë
U arrestua për ‘shtëpinë e barit’ në magazinën e tij në Peqin, lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës

U arrestua për ‘shtëpinë e barit’ në magazinën e tij në Peqin, lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës

10:29 - 20/03/26
Raporti i PPE “nxin” Shqipërinë: Zgjedhjet dhe korrupsioni i lartë rrezikojnë rrugën drejt BE-së

Raporti i PPE “nxin” Shqipërinë: Zgjedhjet dhe korrupsioni i lartë rrezikojnë rrugën drejt BE-së

10:07 - 20/03/26
Tjetër humbje në radhët e elitës iraniane, vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare Islamike, Ali Mohammad Naeini

Tjetër humbje në radhët e elitës iraniane, vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare Islamike, Ali Mohammad Naeini

09:44 - 20/03/26
SHBA-ja godet rrjetin kibernetik iranian, Shqipëria mes vendeve të shënjestruara

SHBA-ja godet rrjetin kibernetik iranian, Shqipëria mes vendeve të shënjestruara

09:19 - 20/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com