GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Këlliçi palajmëron: Pas shpalljes me votë të Belindës si të paprekshme, po përgatitet skenari për lirimin e Veliajt!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Këlliçi: Tirana e mbushur me plehra, vidhet në mënyrë permanente…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Belind Belind Këlliçi, paralajmëron një skenar të organizuar për të njerrë nga burgu, Erion Veliajn, pavarësisht se mbi të rëndojnë 13 akuza 13 akuza për korrupsion, fshehje pasurie e deri tek pastrim parash.

“Nëse Belinda Balluku mbrohet me votë në Kuvend dhe Erion Veliaj del nga burgu me marifetet e Gjykatës së Lartë, atëherë beteja me korrupsionin në Shqipëri është humbur përfundimisht.

Ama në burg do të vazhdojnë të qëndrojnë qytetarët e tjerë të zakonshëm që kanë bërë shumë më pak dëme se Veliaj dhe Edi Rama.“, shkruan ndër të tjera ai.

Reagimi

Ekziston një skenar i mirë organizuar që synon nxjerrjen e Veliajt nga burgu, sipas një skeme që mund ta garantojë vetëm pushteti.

Edhe pse me 13 akuza për korrupsion, fshehje pasurie e deri tek pastrim parash, po vihen në jetë shumë mekanizma që kryebashkiaku më i korruptuar në historinë e Tiranës të rifitojë lirinë.

Nisma e Kryetarit të Gjykatës së lartë për të dalë me një vendim tjetër unifikues që lidhet me masat e sigurisë me arrest me burg, këtë synon. Pioner Sadushi ka nisur procedurën dhe me 9 prill do të kemi një verdikt, motivuar gjasme me shqetësimin për teprimin me masat e sigurisë me arrest dhe për gjendjen e paraburgimit.

Është e qartë se nisma e Sadushit do të sjellë lehtësi për Veliajn, e të tjerë zyrtarë të lartë e ministra të Edi Ramës që janë drejt qelisë për shkak të aferave korruptive.

Eshtë kjo arsyeja pse anikimimi i Veliajt në Gjykatën e Lartë u shty papritur dhe në të njëjtën kohë dolën dhe raportet e avokatëve të tij ndërkombëtarë në favor të lirimit. Ata do të paraqiten me rekurs, pasi të ketë dalë vendimi unifikues.

Pasi Sadushi me Kolegjet e Bashkuara të dalin me këtë vendim unifikues, jeta e shumë të korruptuarve do të lehtësohet.

Ama në burg do të vazhdojnë të qëndrojnë qytetarët e tjerë të zakonshëm që kanë bërë shumë më pak dëme se Veliaj dhe Edi Rama.

Kjo është një tjetër ndërhyrje për të dobësuar drejtësinë, e për të rritur imunitetin e paprekshmërinë e Kryeministrit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Nëse Belinda Balluku mbrohet me votë në Kuvend dhe Erion Veliaj del nga burgu me marifetet e Gjykatës së Lartë, atëherë beteja me korrupsionin në Shqipëri është humbur përfundimisht.

Ky është një komplot i organizuar kundër hetimit, kundër drejtësisë, kundër llogaridhënies dhe në favor të hajdutëve.

Një tjetër alarm, një tjetër thirrje që qytetarët të ngrihen, të bashkohen dhe të japin verdiktin për fatet e vendit që është kapur dhe po trajtohet si plaçkë nga Edi Rama.

Etiketa: KelliciKryesore1lirimVeliaj

Lajme të lidhura

Aksident tragjik në punë, humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të drurëve
Aktualitet

Aksident tragjik në punë, humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të drurëve

18:39 - 11/07/26
Rama sulmon edhe Eurodeputetët që i dolën kundër: Erdhën këtu dhe folën përçart
Aktualitet

Rama sulmon edhe Eurodeputetët që i dolën kundër: Erdhën këtu dhe folën përçart

18:19 - 11/07/26
Arrestohen në pikat kufitare të Sarandës tre persona të shpallur në kërkim
Aktualitet

Arrestohen në pikat kufitare të Sarandës tre persona të shpallur në kërkim

17:45 - 11/07/26
Para
Detaje të rënda nga krimi në Roskovec/ E tërhoqi gruan zvarrë dhe më pas e vrau

Detaje të rënda nga krimi në Roskovec/ E tërhoqi gruan zvarrë dhe më pas e vrau

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident tragjik në punë, humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të drurëve
Aktualitet

Aksident tragjik në punë, humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të drurëve

18:39 - 11/07/26

Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur këtë të shtunë në Kolonjë, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën gjatë...

Lexo më shumë
Rama sulmon edhe Eurodeputetët që i dolën kundër: Erdhën këtu dhe folën përçart

Rama sulmon edhe Eurodeputetët që i dolën kundër: Erdhën këtu dhe folën përçart

18:19 - 11/07/26
FIFA shet si suvenir barin e finales së Botërorit 2026, ja sa do të kushtojë copëz fushe e stadiumit “MetLife”

FIFA shet si suvenir barin e finales së Botërorit 2026, ja sa do të kushtojë copëz fushe e stadiumit “MetLife”

18:11 - 11/07/26
Përplasja e Trump me median/ Gazetarët e “New York Times” në gjyq për rrjedhje të informacioneve për “Air Force One”

Përplasja e Trump me median/ Gazetarët e “New York Times” në gjyq për rrjedhje të informacioneve për “Air Force One”

17:58 - 11/07/26
Arrestohen në pikat kufitare të Sarandës tre persona të shpallur në kërkim

Arrestohen në pikat kufitare të Sarandës tre persona të shpallur në kërkim

17:45 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com