GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Qarkullonte me automatik në makinë! Arrestohet 30-vjeçari, armë zjarri iu gjet edhe në banesë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Abuzonin prej muajsh seksualisht me një 16-vjeçare, prangosen dy persona në Maliq
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia ka arrestuar një 30-vjeçar në Maliq pasi lëvizte i armatosur në makinë. Blutë bëjnë me dije se gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën një armë gjahu teke dhe një sasi e vogël municioni luftarak. Ai përballet me akuzat për veprat penale  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policise: 

Maliq / Finalizohet operacioni policor i koduar “Sovjani”. Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri automatik dhe posedonte në banesë armë gjahu pa leje, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari. Sekuestrohen një armë zjarri automatik, një armë gjahu teke, municion dhe një automjet.

Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas qarkullonte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Sovjani”.

Si rezultat i operacionit, në fshatin Sovjan, Maliq, shërbimet e Policisë konstatuan në një rrugë mes parcelave bujqësore një automjet, në të cilin dyshohej se udhëtonte shtetasi i armatosur, dhe e ndaluan për kontroll.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri tip automatik. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën një armë gjahu teke dhe një sasi e vogël municioni luftarak. Sendet e jashtëligjshme, së bashku me automjetin, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi B. B., 30 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: automatikMakine

Lajme të lidhura

184 ditë protestë dhe përplasje/ Salianji: Shqipërisë i duhet zgjidhje politike, jo represion dhe përshkallëzim të konfliktit
Aktualitet

184 ditë protestë dhe përplasje/ Salianji: Shqipërisë i duhet zgjidhje politike, jo represion dhe përshkallëzim të konfliktit

20:02 - 29/11/26
Polici qëlloi me plumb gome deputetin e PD-së, reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore
Aktualitet

Polici qëlloi me plumb gome deputetin e PD-së, reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

19:39 - 29/11/26
‘La Repubblica’ pasqyron protestën në Tiranë, publikon pamjet e plagosjes së deputetit Kliti Hoti
Aktualitet

‘La Repubblica’ pasqyron protestën në Tiranë, publikon pamjet e plagosjes së deputetit Kliti Hoti

19:15 - 29/11/26
Para
‘PGE Narodowy’ do marrë nuanca kuqezi, shiten të gjitha biletat për tifozët shqiptarë mbi sfidën me Poloninë

‘PGE Narodowy’ do marrë nuanca kuqezi, shiten të gjitha biletat për tifozët shqiptarë mbi sfidën me Poloninë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez
Botë

Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez

20:48 - 29/11/26

Qendrat e votimit në pjesën më të madhe të Spanjës janë mbyllur, pas një pjesëmarrjeje shumë të lartë në zgjedhjet...

Lexo më shumë
Trajnerët e portierëve/ Hapet procesi i rinovimit të licencës UEFA Goalkeeper B

Trajnerët e portierëve/ Hapet procesi i rinovimit të licencës UEFA Goalkeeper B

20:24 - 29/11/26
184 ditë protestë dhe përplasje/ Salianji: Shqipërisë i duhet zgjidhje politike, jo represion dhe përshkallëzim të konfliktit

184 ditë protestë dhe përplasje/ Salianji: Shqipërisë i duhet zgjidhje politike, jo represion dhe përshkallëzim të konfliktit

20:02 - 29/11/26
Polici qëlloi me plumb gome deputetin e PD-së, reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

Polici qëlloi me plumb gome deputetin e PD-së, reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

19:39 - 29/11/26
‘La Repubblica’ pasqyron protestën në Tiranë, publikon pamjet e plagosjes së deputetit Kliti Hoti

‘La Repubblica’ pasqyron protestën në Tiranë, publikon pamjet e plagosjes së deputetit Kliti Hoti

19:15 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com