GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK kërkon pushimin e procedimit për gjyqtaren Irena Gjoka: Ndjekja penale në Greqi u parashkrua

19:29 - 25/03/26
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
SPAK kërkon pushimin e procedimit për gjyqtaren Irena Gjoka: Ndjekja penale në Greqi u parashkrua
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar kërkesë në GJKKO për pushimin e procedimit ndaj gjyqtares Irena Gjoka për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Përmes një njoftimi, SPAK bën të ditur se nga aktet e administruara, përfshirë dokumentacionin e përcjellë nga autoritetet e drejtësisë së Greqisë, evidentohet se ndaj Irena Gjokës (alias Shpata; Maneku) ekziston një vendim i Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë, përmes të cilit ajo është deklaruar fajtore për veprën penale të parashikuar nga legjislacioni penal grek “Hyrja dhe qëndrimi i të huajve në Territorin Grek”, e dënuar me burgim dhe gjobë (konvertuar në gjobë sipas dispozitivit të vendimit).

Por SPAK shton në njoftim, se procesi ndaj saj në Janinë është zhvilluar në mungesë dhe se ajo nuk ka patur dijeni. Sipas SPAK, në dëshminë e penalitetit të lëshuar nga autoritetet greke, nuk ka të dhëna për dënimin e saj në vendin fqinj.

Njoftimi i SPAK:

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal nr. 130 të vitit 2025

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për pushim të procedimit penal nr. 130 të vitit 2025 ndaj të kallëzuarës Irena Gjoka, i regjistruar më datë 5.6.2025, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

Ky procedim penal është regjistruar mbi bazën e kallëzimit të paraqitur nga shtetasja Adriana Kalaja, në cilësinë e kryetares së Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit në Partinë Demokratike. Materiali kallëzues është protokolluar në Prokurorinë e Posaçme më 20.5.2025 dhe përfshinte falsifikimin e dokumenteve, shpërdorimin e detyrës dhe ushtrimin e ndikimit të paligjshëm.

Në kuadër të këtij procedimi janë administruar kallëzime shtesë, materiale referuese dhe dokumentacion nga institucione të ndryshme, si dhe janë kryer veprime të shumta hetimore, përfshirë verifikime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Ministrisë së Drejtësisë dhe autoriteteve të huaja, përmes mekanizmave të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

Nga aktet e administruara, përfshirë dokumentacionin e përcjellë nga autoritetet e drejtësisë së Republikës së Greqisë, evidentohet se ndaj shtetases Irena Gjoka (alias Shpata; Maneku) ekziston një vendim gjyqësor penal i Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë, me nr. 1447/2005, përmes të cilit ajo është deklaruar fajtore për veprën penale të parashikuar nga legjislacioni penal grek “Hyrja dhe qëndrimi i të huajve në Territorin Grek”, e dënuar me burgim dhe gjobë (konvertuar në gjobë sipas dispozitivit të vendimit)

Materialet e administruara tregojnë se Irena Gjoka ka qenë subjekt i procedurave administrative dhe gjyqësore në Greqi, pas dy episodeve në kufi, ku është konstatuar përdorimi i dokumenteve të parregullta dhe tentativa për hyrje me të dhëna të ndryshme identifikuese. Si pasojë, ndaj saj janë marrë masa administrative, përfshirë dëbimin dhe ndalimin e hyrjes në zonën Schengen, të cilat janë kundërshtuar prej saj në gjykatat administrative greke.

Në vijim, nga dokumentacioni i siguruar rezulton se ndaj saj është zhvilluar edhe një proces penal në Greqi, konkretisht me vendimin nr. 1447/2005 të Gjykatës Penale të Shkallës së Parë në Janinë, ku ajo është shpallur fajtore dhe është dënuar për përdorim dokumentesh të parregullta. Megjithatë, ky gjykim është zhvilluar në mungesë të saj, ndërsa njoftimi është realizuar sipas procedurave për persona me vendbanim të panjohur. Në këtë kuadër, nuk rezulton të ketë dokumentacion që provon se ajo është njoftuar realisht dhe në mënyrë efektive as për zhvillimin e gjykimit dhe as për shpalljen e vendimit.

Gjithashtu, nuk rezulton të jetë administruar dokumentacion që provon njoftimin e vendimit gjyqësor ndaj saj, si dhe nuk evidentohet marrja dijeni në mënyrë efektive për ekzistencën e këtij vendimi në kohën e dhënies së tij.

Autoritetet greke, në vijim të zbatimit të legjislacionit përkatës (ligji nr. 3346/2005), kanë urdhëruar mosekzekutimin dhe arkivimin e vendimit penal, për shkak se ai nuk kishte marrë formë të prerë dhe për shkak të parashkrimit të veprës penale.

Po ashtu, nga verifikimet zyrtare të kryera rezulton se në dëshmitë e penalitetit të lëshuara nga autoritetet greke nuk figurojnë të dhëna për dënim penal ndaj saj, ndërkohë që edhe në formularin e vetëdeklarimit ajo ka deklaruar se nuk është dënuar me vendim të formës së prerë.

Nga analiza e mëtejshme e akteve rezulton se edhe sikur të merrej e mirëqenë ekzistenca e këtij vendimi penal, ndjekja penale lidhur me këtë fakt rezulton e shuar për shkak të parashkrimit, në përputhje me legjislacionin përkatës të aplikueshëm.

Duke marrë në konsideratë mungesën e njoftimit të rregullt, zhvillimin e gjykimit në mungesë, si dhe kalimin e afateve ligjore të ndjekjes penale, konstatohet se nuk ekzistojnë kushtet ligjore për vijimin e mëtejshëm të ndjekjes penale për këtë çështje dhe se nuk provohet që magjistratja Irena Gjoka të ketë kryer veprën penale.

Në këto kushte, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar pushimin e çështjes, mbështetur në nenet 28/1, 75/a dhe 328 pika 1, shkronja “d” dhe “dh”, si edhe 329, shkronja “a” të Kodit të Procedurës Penale.

Kjo kërkesë i është dorëzuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit tëOrganizuar (SPAK) mbetet e angazhuar në ushtrimin e detyrave të saj kushtetuese dhe ligjore, duke garantuar hetim të pavarur, të paanshëm dhe të bazuar në ligj.

gijotina.com/

Etiketa: Irena GjokaKryesore1

Lajme të lidhura

Evi Kokalari: Kryetari ‘në hije’ i PD është Shkëlzeni, nëse bëhem kryeministre do t’ia ngrij pasuritë
Lajme

Evi Kokalari: Kryetari ‘në hije’ i PD është Shkëlzeni, nëse bëhem kryeministre do t’ia ngrij pasuritë

21:38 - 25/03/26
Posta Shqiptare nën sulm kibernetik, “Homeland Justice” del me deklaratë
Aktualitet

Posta Shqiptare nën sulm kibernetik, “Homeland Justice” del me deklaratë

21:00 - 25/03/26
“Trump gati të godasë më fort se kurrë”, Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin
Botë

“Trump gati të godasë më fort se kurrë”, Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin

20:14 - 25/03/26
Para
“Euforia mund të dëmtojë Poloninë”, Shehu: Le të kurorëzojmë këtë moment të mirë të Kombëtares

“Euforia mund të dëmtojë Poloninë”, Shehu: Le të kurorëzojmë këtë moment të mirë të Kombëtares

Discussion about this post

TË FUNDIT

Evi Kokalari: Kryetari ‘në hije’ i PD është Shkëlzeni, nëse bëhem kryeministre do t’ia ngrij pasuritë
Lajme

Evi Kokalari: Kryetari ‘në hije’ i PD është Shkëlzeni, nëse bëhem kryeministre do t’ia ngrij pasuritë

21:38 - 25/03/26

Në një lidhje online nga SHBA, Kokalari tha në Report TV se Berisha dështoi të manipulonte shqiptarët me praninën e...

Lexo më shumë
Posta Shqiptare nën sulm kibernetik, “Homeland Justice” del me deklaratë

Posta Shqiptare nën sulm kibernetik, “Homeland Justice” del me deklaratë

21:00 - 25/03/26
“Trump gati të godasë më fort se kurrë”, Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin

“Trump gati të godasë më fort se kurrë”, Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin

20:14 - 25/03/26
“Euforia mund të dëmtojë Poloninë”, Shehu: Le të kurorëzojmë këtë moment të mirë të Kombëtares

“Euforia mund të dëmtojë Poloninë”, Shehu: Le të kurorëzojmë këtë moment të mirë të Kombëtares

19:56 - 25/03/26
SPAK kërkon pushimin e procedimit për gjyqtaren Irena Gjoka: Ndjekja penale në Greqi u parashkrua

SPAK kërkon pushimin e procedimit për gjyqtaren Irena Gjoka: Ndjekja penale në Greqi u parashkrua

19:29 - 25/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com