GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tre të akuzuar për trafik droge arratisen para gjyqit në Belgjikë, dyshohet se erdhën në Shqipëri

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Tre të akuzuar për trafik droge arratisen para gjyqit në Belgjikë, dyshohet se erdhën në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre shqiptarë të akuzuar për trafik droge ne Belgjike janë zhdukur pa lënë gjurmë ditën e gjyqit, duke u shpallur në kërkim dhe duke humbur mijëra euro garanci. Dyshohet se ata janë arratisur drejt Shqipërisë për t’i shpëtuar drejtësisë belge.

Seanca gjyqësore u zhvillua në Gent, por asnjëri prej tyre nuk u paraqit, çka ka forcuar dyshimet se ata kanë braktisur vendin. Si pasojë, autoritetet belge i kanë shpallur në kërkim dhe kanë nisur procedurat për kapjen e tyre.

Ngjarja që çoi në zbulimin e rastit daton më 6 tetor 2024, kur policia ndaloi një automjet në zonën Gent-Zuid. Gjatë kontrollit u gjetën sasi kanabisi dhe 3,100 euro cash, ndërsa hetimet morën kthesë pasi në telefonat e të dyshuarve u zbuluan mesazhe që lidhen drejtpërdrejt me shitjen e drogës.

Në vijim, autoritetet zhvilluan kontrolle në disa banesa, ku u gjetën prova të forta për aktivitetin kriminal. Në një apartament në Edward Pynaertkaai u sekuestruan materiale që lidhen me kontabilitetin e drogës, para cash dhe substanca narkotike. Në një tjetër adresë në Oosteeklostraat u zbuluan 169 gramë kokainë dhe 4,000 euro, ndërsa në Hagelandkaai u sekuestruan edhe 119 gramë kokainë.

Sipas Prokurorisë belge, provat tregojnë për ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal, ku njëri prej shqiptarëve kishte rol drejtues, ndërsa dy të tjerët vepronin si zbatues.

Për ta janë kërkuar dënime deri në 40 muaj burg, gjoba deri në 8 mijë euro dhe konfiskim pasurie. Megjithatë, avokatët mbrojtës kanë kundërshtuar akuzat, duke pretenduar se nuk ka prova të mjaftueshme për një organizim të mirëfilltë kriminal.

Arratisja e tyre ka sjellë edhe pasoja të menjëhershme financiare, pasi tre të pandehurit kanë humbur garancitë prej 10 mijë dhe 8 mijë eurosh që kishin depozituar për të qëndruar në liri, ndërsa tashmë janë në kërkim ndërkombëtar.

gijotina.com/

Etiketa: belgjiketrafik droge

Lajme të lidhura

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes
Breaking Views

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes

23:09 - 09/09/26
Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”
Breaking Views

Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

22:04 - 09/09/26
Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet
Aktualitet

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

21:58 - 09/09/26
Para
Poloni-Shqipëri, zbulohet formacioni zyrtar i Kombëtares, Uzuni dhe Hoxha mbështesin Bajramin në krye të sulmit

Poloni-Shqipëri, zbulohet formacioni zyrtar i Kombëtares, Uzuni dhe Hoxha mbështesin Bajramin në krye të sulmit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes
Breaking Views

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes

23:09 - 09/09/26

Mbrëmje me shumë gola në Champions League. Liverpool ka përmbysur Atlético Madridin në “Anfield”, PSG ka dhuruar një festival golash...

Lexo më shumë
Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

23:02 - 09/09/26
Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

22:04 - 09/09/26
Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

21:58 - 09/09/26
Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

21:27 - 09/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com