GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Reforma Terriroriale/ PS me 4 skenarë për uljen e numrit të bashkive, PD kërkon shtimin e tyre

15:54 - 29/03/26
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Reforma Terriroriale/ PS me 4 skenarë për uljen e numrit të bashkive, PD kërkon shtimin e tyre
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkëkryetari i PD-së i Komisionit për Reformën Territoriale, Luçiano Boçi, ka reahartaguar në lidhje me propozimet e PS-së për katër skenarët e Reformës Territoriale.

Në reagimin e PD-së, thuhet se propozimet e PS-së janë “si të lyesh fasadën e një ndërtese që ka çarje në themele”.

Ndër të tjera ai ka vijuar me sqarimin, duke shtuar se Shqipëria është tkurrur demografikisht dhe boshatisur në zonat rurale.

Partia Socialiste pa nisur ende qoftë një dëgjesë, ka nxjerrë nga sirtari reformën e saj territoriale. Aspak me një projekt të qartë, apo me një bilanc zyrtar të asaj që bëri vetë në 2014, por me katër “variante” që ndërfuten tek njëri tjetri. Këto variante përfshijnë konsolidim funksional, konsolidim me decentralizim, forcim qarku dhe rajone strategjike.

Pra, kemi shumë skica, por ende asnjë përgjigje serioze. Megjithëse në pamje të parë këto versione duken të ndryshme, në thelb ato janë variacione të së njëjtës logjikë, e cila kërkon të ruajë e status quo-në politike të votave të vitit 2015, me disa korrigjime kozmetike. Por realiteti i sotëm është krejt tjetër nga ai i një dekade më parë.

Shqipëria është tkurrur demografikisht, boshatisur në zonat rurale, dhe polarizuar ekonomikisht. Një hartë e ngrirë në kohë nuk mund të përballojë një vend që ka ndryshuar kaq shumë. Ama dhe shkrirja e kësaj harte nuk bëhet as me “komitete” partie, as më 36 bashki as me përralla 1001 netësh.

Variantet e PS krijojnë vetëm tymnajë me fjalë impresionuese si “konsolidim qarqesh”, “rajon”, “funksionalitet” për të fshehur të vërtetën, që reforma e tyre nuk e afroi shtetin me qytetarin. E largoi.

Reforma e vitit 2015 u shit si modernizim. Sot, pas gati dhjetë vitesh, askush nuk mund të thotë se bashkitë janë bërë më efikase, më të përgjegjshme apo më pranë qytetarit. Përkundrazi, 61 bashkitë e sotme përfaqësojnë një model që ka konsumuar veten.

Brenda kësaj ndarje bashkitë e mëdha janë bërë më të varura nga qeveria qendrore, bashkitë e vogla janë bërë më të padukshme dhe më të pafuqishme, ndërsa administrata lokale është politizuar deri në palcë e shumëfishuar për arsye elektorale dhe kontrolli qytetar është dobësuar.

Në këtë kontekst, propozimet e PS për të ruajtur 61 bashkitë, ose zvogëluar ato thelbësisht me disa “përmirësime”, janë si të lyesh fasadën e një ndërtese që ka çarje në themele. Prandaj “shkrirja” e kësaj harte bëhet duke kapërcyer numrin e 61 Bashkive dhe progresuar rritjen e tyre.

Në debatet publike, ideja e rritjes së numrit të bashkive shpesh paraqitet si kthim pas. Në fakt, është e kundërta. Është rikthim te logjika e shërbimit, jo te logjika e centralizimit. Rritja e numrit të bashkive nuk do të thotë rikthim te 373 njësitë e dikurshme, por rikthim i qeverisjes pranë komunitetit, rritje e llogaridhënie dhe më shumë konkurrencë lokale dhe më pak monopol politik sikurse më shumë mundësi për zhvillim të balancuar. Ka zona që sot janë thjesht “territor administrativ”, pa identitet, pa ekonomi, pa zë. Rritja e numrit të bashkive do t’u kthente atyre një subjektivitet të humbur.

Ky debat “çuditërisht” shmanget nga PS. Kjo nuk është mosvëmendje apo mosmarrëveshje me PD.
Kjo ndodh sepse rritja e numrit të bashkive prek ekuilibrat politikë. Prek kontrollin dhe mënyrën se si shpërndahen fondet. Madje prek drejtpërdrejt mënyrën se si ndërtohen fushatat elektorale.

Dhe PS nuk duket e gatshme të hapë një proces që mund të çojë në më shumë autonomi lokale, më pak varësi nga qeveria qendrore dhe më shumë pluralizëm në terren. Variantet e sotme të PS janë të dizajnuara për të ruajtur një arkitekturë që i ka shërbyer mirë pushtetit qendror, por jo domosdoshmërisht qytetarëve.

Ajo që mungon në propozimet e PS që është thelbësorja, është vizioni. Kjo sepse Reforma territoriale nuk është vetëm hartë, por së pari është filozofi shërbimi, është marrëdhënie mes shtetit dhe qytetarit. Është cinike të flasësh sot për një hartë të re me më pak bashki, apo me komitete, kur qytetarët në shumë zona ndihen më larg se kurrë nga shërbimi, nga administrata, nga vendimmarrja dhe nga vetë shteti. Është paturpësi të shesësh si risi një proces që nuk ka dhënë ende llogari për plagët që ka hapur.
Dhe është absurde t’i japësh të njëjtës dorë që dështoi dje të drejtën të rindajë nesër territorin, pa i kërkuar më parë hesap.

Një reformë territoriale serioze nuk fillon me laps votash. Fillon me të vërtetën. Me pranimin se modeli i deritanishëm nuk solli barazinë e premtuar, nuk solli decentralizimin real, nuk solli forcimin e bashkive, nuk solli afrim të shërbimit me qytetarin. Fillon me pyetjen se si ndahen kompetencat, si financohen funksionet, si garantohet autonomia, si ruhet përfaqësimi i komuniteteve dhe si shmanget kapja partiake e pushtetit vendor.

Një reformë e vërtetë territoriale duhet të jetë e guximshme. Duhet të pranojë se 61 bashkitë nuk funksionojnë për të gjithë vendin. Duhet të hapë rrugën për bashki të reja në zona të izoluara, ndarje të bashkive gjigante që nuk administrohen dot, krijim të njësive me identitet të qartë ekonomik e social, forcim të demokracisë lokale.

Rritja e numrit të bashkive nuk është luks, është instrument për të rikthyer besimin te qeverisja.
Variantet e PS për reformën territoriale janë një shans i humbur për të hapur një debat të madh kombëtar. Atë që Shqipëria ka nevojë për një reformë që e afron shtetin me qytetarin, jo për një rishpërndarje të pushtetit brenda të njëjtit centralizim.

Nëse reforma bëhet për qytetarët, rritja e numrit të bashkive është pjesë e zgjidhjes. Nëse bëhet për zgjedhjet, çdo variant është thjesht një hartë e re për të njëjtën lojë të vjetër. Reforma territoriale nuk mund të shndërrohet në një ushtrim parlamentar për të ruajtur”, thuhet në reagimin e plotë të tij.

gijotina.com/

Etiketa: Luciano Boci

Lajme të lidhura

“I forti” i Kavajës godet me dorezën e pistoletës pronarin e lokalit, policia e ndjek me makinë
Aktualitet

“I forti” i Kavajës godet me dorezën e pistoletës pronarin e lokalit, policia e ndjek me makinë

18:16 - 29/03/26
Vlorë/ Tre persona e bëjnë për spital pronarin e një lokali në Lungomare
Aktualitet

Vlorë/ Tre persona e bëjnë për spital pronarin e një lokali në Lungomare

18:01 - 29/03/26
Trump për Princin e Kurorës së Arabisë Saudite: Nuk e mendoi se do të më puthte pr*panicën…
Botë

Trump për Princin e Kurorës së Arabisë Saudite: Nuk e mendoi se do të më puthte pr*panicën…

18:00 - 29/03/26
Para
PD, spastrime në Elbasan/ Balliu përjashtohet se deklaroi kandidimin përballë Berishës, largohen dhe 3 figura të tjera

PD, spastrime në Elbasan/ Balliu përjashtohet se deklaroi kandidimin përballë Berishës, largohen dhe 3 figura të tjera

Discussion about this post

TË FUNDIT

“I forti” i Kavajës godet me dorezën e pistoletës pronarin e lokalit, policia e ndjek me makinë
Aktualitet

“I forti” i Kavajës godet me dorezën e pistoletës pronarin e lokalit, policia e ndjek me makinë

18:16 - 29/03/26

Një 28-vjeçar në Kavajë, Murat Curri alias Murat Cerriku, ka rënë në prangat e Policisë, pas disa orësh kërkimesh dhe...

Lexo më shumë
Vlorë/ Tre persona e bëjnë për spital pronarin e një lokali në Lungomare

Vlorë/ Tre persona e bëjnë për spital pronarin e një lokali në Lungomare

18:01 - 29/03/26
Trump për Princin e Kurorës së Arabisë Saudite: Nuk e mendoi se do të më puthte pr*panicën…

Trump për Princin e Kurorës së Arabisë Saudite: Nuk e mendoi se do të më puthte pr*panicën…

18:00 - 29/03/26
“Aksion kundër ambulantëve” në Korçë, Prefektja përzë fermerët që shesin anës rrugës nacionale

“Aksion kundër ambulantëve” në Korçë, Prefektja përzë fermerët që shesin anës rrugës nacionale

17:28 - 29/03/26

Nis javën e Pashkëve për katolikët, simbolika e të Dielës së Larit

17:14 - 29/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com