GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nis javën e Pashkëve për katolikët, simbolika e të Dielës së Larit

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A

Me të Dielën e Larit, e cila u shënua sot, besimtarët katolikë nisin Javën e Madhe të Pashkëve, duke hyrë në një periudhë intensive adhurimi, e cila kulmon me mesnatën e Ringjalljes, çasti më i rëndësishëm i krishterimit.

Qindra besimtarë përjetuan këtë moment gjatë kësaj të diele në qytetin e Shkodrës. Proçesioni u zhvillua nga Kisha e Motrave Stigmatine deri tek katedralja, ku më pas u kremtua mesha e shenjtë.

Ipeshkvi i Shkodrës, imzot, Giovanni Peragine, në fjalën e mbajtur me këtë rast, ftoi besimtarët që të mos e humbin shpresën edhe në momente të vështira.

“Mos kini frikë të përballojmë edhe momentet e vështira sepse jemi të bindur si të krishterë se jemi me Zotin dhe Zoti është me ne, pikërisht në këto momente të vështira”, tha mes të tjerash Giovanni Peragine, Ipeshkvi i Shkodrës.

Dhjetëra besimtarë iu bashkuan ritualit fetar të bekimit të gjetheve të larit edhe në Katedralen e Shën Nikollit në Lezhë.

Rituali u drejtua nga ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës, Imzot Otavio Vitale.

“Edhe pse po përjetojmë një situatë shumë të vështirë, ky vit është një vit i përshtatshëm për të dhuruar paqe, për tu lutur për paqen. Për paqe në zemrat tona, për paqe në çdo familje, për paqe në të gjithë boten”, tha mes të tjerash Imzot Otavio Vitale, Ipeshkëv i Lezhës.

Bekimi i Larit është simbol i mbarësisë dhe mirësisë në familjet e besimtarëve, të cilët gjatë Javës së Madhe të Pashkëve adresojnë lutjet e tyre për më shumë mirësi dhe begati.

E Diela e Larit u mbajt edhe në dioqezën e Sapës, atë të Rrëshenit dhe në zona të tjera të vendit.

Kujtojmë se e Diela e Larit për besimtarët katolikë përkujton ditën kur Jezu Krishti hyri në Jeruzalem. Degët e larit janë simbol i paqes dhe mbarësisë që përcillet në banesat e besimtarëve, të cilët marrin pjesë në ritualin që organizon Kisha një javë para Pashkës.

gijotina.com/

Etiketa: Pashket

Lajme të lidhura

Protothema: Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri?
Aktualitet

Protothema: Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri?

07:47 - 01/06/26
Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave
Aktualitet

Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave

23:27 - 31/05/26
Formati i Kategorisë Superiore, Presidenti Duka: Do ta diskutojmë, do vendosim brenda 15 ditëve të para të qershorit
Sport

Formati i Kategorisë Superiore, Presidenti Duka: Do ta diskutojmë, do vendosim brenda 15 ditëve të para të qershorit

22:35 - 31/05/26
Para
“Aksion kundër ambulantëve” në Korçë, Prefektja përzë fermerët që shesin anës rrugës nacionale

"Aksion kundër ambulantëve" në Korçë, Prefektja përzë fermerët që shesin anës rrugës nacionale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protothema: Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri?
Aktualitet

Protothema: Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri?

07:47 - 01/06/26

Media greke Protothema i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit që po ndodhin në Shqipëri, për sa i përket tensioneve të...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 1 Qershor 2026

07:29 - 01/06/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 1 Qershor 2026

07:27 - 01/06/26
Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave

Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave

23:27 - 31/05/26
Formati i Kategorisë Superiore, Presidenti Duka: Do ta diskutojmë, do vendosim brenda 15 ditëve të para të qershorit

Formati i Kategorisë Superiore, Presidenti Duka: Do ta diskutojmë, do vendosim brenda 15 ditëve të para të qershorit

22:35 - 31/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabet girişjojobet