GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“I forti” i Kavajës godet me dorezën e pistoletës pronarin e lokalit, policia e ndjek me makinë

18:16 - 29/03/26
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“I forti” i Kavajës godet me dorezën e pistoletës pronarin e lokalit, policia e ndjek me makinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 28-vjeçar në Kavajë, Murat Curri alias Murat Cerriku, ka rënë në prangat e Policisë, pas disa orësh kërkimesh dhe ndjekjeje.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se i riu u fut i armatosur në një lokal, kanosi klientët dhe goditi me qytën e pistoletës pronarin e lokalit.

Më pas, për t’i shpëtuar Policisë, u largua me shpejtësi me automjet, duke dëmtuar edhe dy makina të qytetarëve

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Njoftimi i Policisë:

Kavajë-U fut i armatosur në një lokal, kanosi klientët, goditi me qytën e pistoletës pronarin e lokalit dhe, për t’i shpëtuar Policisë, u largua me shpejtësi me automjet, duke dëmtuar edhe dy automjete të qytetarëve.

Kapet pas disa orësh kërkimesh dhe ndjekjeje nga shërbimet e Policisë.

Pas disa orësh kërkimesh, 28-vjeçari u lokalizua dhe u kap në një hotel te Shkëmbi i Kavajës, nga shërbimet operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë.

Gjatë tentativës për t’u larguar, 28-vjeçari hodhi armën e zjarrit, e cila u gjet gjatë kontrollit në terren dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë morën njoftim, rreth orës 09:40 të ditës së sotme, se një shtetas i armatosur kishte hyrë në një bar-kafe në lagjen nr. 2, në qytetin e Kavajës, ku kishte kanosur klientët dhe kishte goditur me qytën e pistoletës pronarin e lokalit.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë shkuan në adresën e dhënë, por shtetasi i armatosur, për t’i shpëtuar Policisë, ishte larguar me shpejtësi me automjet dhe, gjatë largimit, kishte dëmtuar edhe një automjet të parkuar.Shërbimet e Policisë u vunë në ndjekje, duke koordinuar veprimet me Forcat Operacionale të DVP Durrës.

Gjatë ndjekjes, si pasojë e shpejtësisë së lartë, shtetasi i armatosur humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe u përplas me trafikndarësen dhe me një automjet tjetër.

Më pas, ai braktisi automjetin dhe u largua nga vendi i aksidentit.

Shërbime të shumta të Policisë  vijuan kontrollet në zonë

Pas disa orësh kërkimesh, duke përdorur dhe metodat speciale të hetimit, Forcat Operacionale të DVP Durrës bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit M. C., alias M. C., 28 vjeç, banues në Kavajë, person me precedent kriminal në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.

Gjatë kontrollit të territorit, u gjet në një kanal dhe u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, dhe gjatë kontrollit në automjetin tip Range Rover në përdorim nga 28 vjeçari u gjet krehëri me municion luftarak.

Nga hetimet paraprake rezulton se 28-vjeçari ka kanosur dy klientë të lokalit dhe ka goditur në kokë, me qytën e pistoletës, pronarin e lokalit, shtetasin S. V., 64 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

gijotina.com/

Etiketa: kanosjeKavajë

Lajme të lidhura

Mbyllet numërimi, ja kush i fitoi zgjedhjet për kryetar i PD në Elbasan
Breaking Views

Mbyllet numërimi, ja kush i fitoi zgjedhjet për kryetar i PD në Elbasan

21:15 - 29/03/26
Media greke: ‘Një vend i vogël dhe djallëzor…’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Teheranit
Aktualitet

Media greke: ‘Një vend i vogël dhe djallëzor…’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Teheranit

21:05 - 29/03/26
Pas dështimit në Kushtetuese, Ilir Beqaj kërkon liri kundrejt garancisë financiare
Aktualitet

Pas dështimit në Kushtetuese, Ilir Beqaj kërkon liri kundrejt garancisë financiare

20:54 - 29/03/26
Para
Përplasje zinxhir në Tiranë–Durrës/ 4 automjete të përfshira në aksident të rëndë

Përplasje zinxhir në Tiranë–Durrës/ 4 automjete të përfshira në aksident të rëndë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllet numërimi, ja kush i fitoi zgjedhjet për kryetar i PD në Elbasan
Breaking Views

Mbyllet numërimi, ja kush i fitoi zgjedhjet për kryetar i PD në Elbasan

21:15 - 29/03/26

Alis Narazani është zgjedhur kryetar i degës së Partisë Demokratike në Elbasan, pas përfundimit të procesit zgjedhor brenda kësaj strukture....

Lexo më shumë
Media greke: ‘Një vend i vogël dhe djallëzor…’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Teheranit

Media greke: ‘Një vend i vogël dhe djallëzor…’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Teheranit

21:05 - 29/03/26
Pas dështimit në Kushtetuese, Ilir Beqaj kërkon liri kundrejt garancisë financiare

Pas dështimit në Kushtetuese, Ilir Beqaj kërkon liri kundrejt garancisë financiare

20:54 - 29/03/26
Kombëtarja përgatitet për miqësoren me Ukrainën, dëmtohet Muçi, Asani mungon në stërvitje

Kombëtarja përgatitet për miqësoren me Ukrainën, dëmtohet Muçi, Asani mungon në stërvitje

20:40 - 29/03/26
Kaos në ajër mbi Stamboll/ Moti i keq anulon mbi 200 fluturime

Kaos në ajër mbi Stamboll/ Moti i keq anulon mbi 200 fluturime

20:33 - 29/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com