GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD denoncon sërish “Durana Park”: Shkel ligjet dhe standardet e Bashkimit Europian

11:17 - 30/03/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
PD denoncon sërish “Durana Park”:  Shkel ligjet dhe standardet e Bashkimit Europian
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partia Demokratike, Enno Bozdo, ka denoncuar nga Kryesia e Kuvendit projektin e njohur si “Durana”, duke e cilësuar atë si një nismë të paqartë, jo transparente dhe në kundërshtim me standardet e Bashkimit Evropian.

Bozdo bëri të ditur se që prej 13 janarit i është drejtuar me kërkesë zyrtare Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit për informacion mbi kompanitë e regjistruara virtualisht në Parkun Teknologjik të Duranës në Xhafzotaj, përfshirë pronarët dhe përfitimet fiskale. Sipas tij, edhe pse ligji detyron kthimin e përgjigjes brenda 15 ditësh, pas afro tre muajsh nuk është dhënë asnjë informacion.

Sipas Bozdos, një nga shqetësimet kryesore lidhet me legalizimin e konceptit të “regjistrimit virtual”, që sipas tij ka qenë i paligjshëm deri më tani. Ai theksoi se dhënia e lehtësive fiskale për kompani që operojnë vetëm virtualisht bie ndesh me standardet ndërkombëtare si OECD dhe praktikat e Bashkimi Evropian, të cilat synojnë të parandalojnë shmangien e taksave.

Ai akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se po miratojnë ligje pa konsultim publik dhe në kundërshtim me detyrimet ndaj BE-së, duke rrezikuar seriozisht procesin e integrimit evropian të vendit.

Deklarata

Në 13 janar të këtij viti, në funksionin tim si deputet, iu drejtova Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit me shkrim, për të marrë informacion mbi kompanitë e rregjistruara virtualisht në Parkun virtual Teknologjik të Durana/Xhafzotaj.

Kërkesa kishte lidhje me emrat e kompanive, pronarët e tyre dhe sa para këto kompani kanë përfituar nga lehtësitë fiskale, dmth nga taksapaguesit shqiptarë, duke u regjistruar virtualisht në Park. Për shkak se nuk mora përgjigje nga ministria, e rikërkova këtë informacion, përsëri me shkrim, në fillim të muajit mars.

Dhënia e këtij informacioni është e detyrueshme brenda 15 ditësh, ndërsa po bëhen tashmë afro 3 muaj dhe ky informacion nuk jepet qëllimisht, në shkelje të rëndë të ligjit për Statusin e Deputetit, të stadardit minimal të llogaridhënies dhe transparencës së detyrueshme të insitucioneve shqiptare.

Gjithsesi, maxhoranca po kërkon të kalojë një projektligj të dytë, i cili amendon thelbësisht ligjin e Parqeve Teknologjike, apo ndryshe Ligjin “Durana”. Ky projekligj, që është sjellë në Kuvend si insiativë e një deputeti të maxhorancës, po ndjek tashmë skemën e njohur të kalimit me shumë shpejtësi, pa trasparencë, pa u konsultuar me publikun, pa relacionet përkatëse.

Së pari, me amendimet e paraqitura, parashikohet faza virtuale e funksionimit të Parkut duke u sanksionuar këtë koncept në ligj. Kjo do të thotë se deri tani, koncepti i “virtualitetit” ka qënë i paligjshëm dhe për këtë arsye lehtësitë fiskale të marra nga kompanitë janë të paligjshme.

Por këtu ngrihet një cështje tjetër me mjaft rëndësi: dhënia e lehtësive fiskale për regjistrim virtual është një praktikë që Bashkimi Evropian e ndalon, madje e lufton nëpërmjet standardit BEPS, të OECD (Base Erosion and Profit Shifting).

Ky standard është i detyrueshëm për zbatim edhe për Shqipërinë. Ky standard lufton pikërisht atë që qeveria po përpiqet të miratojë: dhënien e lehtësive fiskale kompanive që operojnë virtualisht. Sepse cdo lehtësi duhet të jepet për një aktivitet konkret, për punësim real, për një produkt real të zhvilluar dhe për shpenzime të verifikueshme. Pra praktikisht, ky projektligj shkon kundër standardit të detyruar të BE.

Në të njëjtën kohë, kapitulli 16 i Acquis Communautaire përcakton se çdo shtet anëtar (dhe kandidat) duhet të adoptojë parimet e Kodit të Sjelljes BE për Tatimin e Biznesit (EU Code of Conduct for Business Taxation), i cili synon eliminimin e masave tatimore të dëmshme për konkurrencën. Kuadri rregullator për Parkun Durana, minon konkurrencës dhe ofron Ndihmë Shtetërore të palejuar për disa kompani që regjistrohen në mënyrë virtuale dhe përjashtohen totalisht nga tatimet dhe taksat, kundrejt të tjerave që zgjedhin të mos regjistrohen në këtë park!

Së dyti, projektligji hap derën plotësisht për marrëveshje të brendshme të shitblerjes së aksioneve, jo transparente, mes përdoruesve apo zhvilluesit të parkut nga njëra anë dhe enteve publike nga ana tjetër, si dhe krijim të kompanive të përbashkëta, gjë që mund të sjellë lehtësisht situata të dëmtimit të interesave publike në favor të interesave private.

Duhet patjetër që marrëveshjet e shitblerjes së aksioneve apo ato të bashkëpunimit mes enteve publike dhe përdoruesve apo zhvilluesve të parkut, të paraprihen nga një procedurë konkurruese, publike, marrëveshja mes tyre të publikohet, si dhe të mbahen auditime periodike, e rezultatet e tyre sërish të bëhen publike.

Së treti, projektligji parashikon që brenda kufijve të parkut te mundësohet edhe ngritja e “Datacenter”, pra e Qëndrave të të Dhënave.

Këtu duhet të theksojmë se Partia Demokratike e inkurajon fort këtë tipologji biznesi, e ka patur pjesë të programit të saj ekomomik dhe është në favor të lehtësive sa më të mundshme për të tërhequr këtë lloj investimi.

Por nga ana tjetër, për rëndësinë që ka, ky aktivitet në BE është i rregulluar dhe monitoruar me shumë kujdes. Bashkimi Evropian tre akte të rëndësishme ligjore (ka dy direktiva dhe një rregullore) që trajtojnë aspekte të ndryshme të këtij aktiviteti:

a) Direktiva për Efiçencën e Energjisë —EED Directive 2023/1791
Kjo Direktivë është instrumenti kryesor i BE-së për datacentre. Neni 12 i saj detyron të gjithë operatorët e datacentrave me kapacitet mbi 500 KW të raportojnë çdo vit tregues kyç të performancës (KPI) konsumin total të energjisë, konsumin e ujit, përdorimin e energjisë së rinovueshme dhe nxehtësinë e mbetjes.
b) Direktiva NIS2 e Sigurisë Kibernetike— Cybersecurity Directive 2022/2555
NIS2 klasifikon infrastrukturën dixhitale — duke përfshirë datacentrat — si sektor “thelbësor” i sigurisë kombëtare. Shqipëria, si vend kandidat, është e detyruar ta adoptojë NIS2 si pjesë e Kapitullit 10 (Shoqëria e Informacionit dhe Media) të procesit të anëtarësimit.
c) Rregullorja 2023/2854 dhe Mbrotja e të Dhënave Personale (General Data Protection Regulation) GDPR

Rregullorja rregullon aksesin, përdorimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale të gjeneruara nga pajisjet e lidhura dhe shërbimet cloud — aktivitete thelbësore të datacentrave. Kjo Rregullore imponon kufizime strikte mbi vendndodhjen fizike të të dhënave personale të qytetarëve europianë dhe mbi transfertat ndërkufitare. Mungesa e legjislacionit shqiptar mbi datacentrat e bën të pamundur verifikimin e pajtueshmërisë me këtë rregullore — element kritik për çdo kompani europiane që do të vendosë të dhëna në datacentrat e Duranës.

Prandaj ky aktivitet nuk mund të përfshihet në Park, sepse më parë duhet të rregullohet me një legjislacion të vecantë, duke i dhënë përgjigje të gjitha shqetësimeve.

Përfundimisht, miratimi i ligjeve të tilla, shumë të rëndësishme dhe me shumë ndikim, me shpejtësi marramendëse dhe pa konsultime me publikun, duke mos rekspektuar as detyrimet tona minimale ndaj Bashkimit Evropian në tërma të përafrimit të legjislacionit, vetëm sa vërteton atë që Partia Demokratike ka shprehur si shqetësim thelbësor të tij:

Procesi i integrimit mbetet pa asnjë vlerë dhe pa asnjë kuptim nga veprimet e kësaj maxhorance. Roli i Parlamentit është reduktuar thelbësisht sepse ai nuk kryen më asnjë funksion të rëndësishëm. Qeveria kërkon vetëm miratimin e ligjeve në letër, sa për sy e faqe, për të mashtruar opinionin publik vendas dhe të huaj se Shqipëria është e “gatshme” të hyjë në BE.

Për fat shumë të keq, faktet e përditshme tregojnë të kundërtën. Me anë të kësaj sjelljeje, përspektiva e Shqipërisë në BE po bëhët gjithnjë e më shumë e largët! Përgjegjës për këtë është e një dhe vetëm një personi: e Edi Ramës!

Etiketa: Denoncimduranastandarte

Lajme të lidhura

“Nuk do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji reagon për deklaratën e Berishës: Shpifje! PD dhe PS janë bashkë
Aktualitet

Berisha e përjashtoi, Salianji: Do vazhdoj prapë komunikimin me demokratët, s’dua ti jap Ramës avantazh…

14:43 - 30/03/26
Kërkoi lehtësim të masës së sigurisë për shkak të shtatzënisë, GJKKO pranon kërkesën e Ajola Xoxës
Aktualitet

Kërkoi lehtësim të masës së sigurisë për shkak të shtatzënisë, GJKKO pranon kërkesën e Ajola Xoxës

14:33 - 30/03/26
Oponencë nga burgu Kodit Penal/ Të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht
Aktualitet

U ndje keq në qeli, ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burg përjetë

14:04 - 30/03/26
Para
Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djalin ma kanë ekzekutuar në Durrës, por vetëm SPAK nuk e di

Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djalin ma kanë ekzekutuar në Durrës, por vetëm SPAK nuk e di

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Nuk do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji reagon për deklaratën e Berishës: Shpifje! PD dhe PS janë bashkë
Aktualitet

Berisha e përjashtoi, Salianji: Do vazhdoj prapë komunikimin me demokratët, s’dua ti jap Ramës avantazh…

14:43 - 30/03/26

Ish deputeti i PD, Ervin Salianji sfidoi kryedemokratin Sali Berisha, që nëse ky i fundit është i sigurt për mbështetjen...

Lexo më shumë
Kërkoi lehtësim të masës së sigurisë për shkak të shtatzënisë, GJKKO pranon kërkesën e Ajola Xoxës

Kërkoi lehtësim të masës së sigurisë për shkak të shtatzënisë, GJKKO pranon kërkesën e Ajola Xoxës

14:33 - 30/03/26
Muriqi beson në fitore: Turqia është ekip i fortë, por shpresoj se do të shkojmë në Botëror

Muriqi beson në fitore: Turqia është ekip i fortë, por shpresoj se do të shkojmë në Botëror

14:15 - 30/03/26
Oponencë nga burgu Kodit Penal/ Të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht

U ndje keq në qeli, ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burg përjetë

14:04 - 30/03/26
Berisha: Më 17 Prill shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre dhe të vendit

Berisha: Më 17 Prill shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre dhe të vendit

13:49 - 30/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com