GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Rritja e numrit të bashkive e domosdoshme’, Boçi: Reforma e 2015-ës shpopulloi vendin

12:04 - 31/03/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
‘Rritja e numrit të bashkive e domosdoshme’, Boçi: Reforma e 2015-ës shpopulloi vendin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka prezantuar vizionin e saj për reformën e re territoriale në një takim të hapur me grupet e interesit, duke e cilësuar reformën e vitit 2015 si një “dështim real” me pasoja të rënda, përfshirë shpopullimin e vendit dhe centralizimin ekstrem të pushtetit.

Në fjalën e tij, deputeti Luçiano Boçi argumentoi se ndarja aktuale administrative nuk erdhi si rezultat i një suksesi, por si pasojë e dështimit të qeverisjes lokale, e cila, sipas tij, u projektua për të siguruar kontrollin absolut të votës politike.

Duke analizuar shtatë vitet e fundit, Boçi theksoi se mazhoranca po përdor të njëjtat terma teknikë si në 2015-ën, por brenda një projekti politik që synon vetëm rikontrollin e pushtetit. Sipas tij, sfidat si lëvizja e popullsisë, asimetria fiskale dhe hendeku në shërbime nuk zgjidhen duke bashkuar bashkitë, por përkundrazi, duke shtuar praninë e shtetit në zonat që po boshatisen, duke reformuar formulën e transfertave financiare dhe duke rritur autonominë e njësive vendore.

Pasoja më e rëndë e reformës së kaluar, sipas opozitës, është shpopullimi, veçanërisht në zonat rurale, si pasojë e mungesës së shërbimeve bazë. Duke përdorur një metaforë të fortë, Boçi u shpreh: “Ne e kemi lahutën në UNESCO si vlerë, por kemi humbur rapsodin. Kemi humbur njeriun, dhe humbja e njeriut rrezikon edhe humbjen e traditës dhe historisë.”

Si zgjidhje, Partia Demokratike propozon një hartë të re territoriale me më shumë bashki. Ky propozim bazohet në nevojën për një decentralizim real, ku bashki më të vogla, me kompetenca të qarta dhe burime të garantuara, të jenë më afër qytetarëve dhe më efikase në përdorimin e fondeve publike. Sipas Boçit, kjo do të rriste llogaridhënien dhe do të frenonte fryrjen burokratike.

Luçiano Boçi: Jemi mbledhur sot në këtë tryezë për të shprehur qëndrimet tona dhe për të vendosur disa piketa themelore në punën e komisionit për një reformë shumë të rëndësishme, të riardhur për shqyrtim pas 10 vitesh, kohë e pakët kjo për reformën administrativo-territoriale. Kur flasim për këtë reformë, pavarësisht euforive absurde politike të mazhorancës, në opinion pranohet gjerësisht se sot nuk jemi duke kapërcyer në një stad të ri qeverisjes vendore pas ndonjë suksesi marramendës. Përkundrazi, këtu na ka sjellë dështimi real i pushtetit lokal. Apo të themi se jemi këtu në këtë proces për të arritur qëllime apo bërë përpjekje të reja të paeksploruara dhe të pasynuara më parë. PS, siç u vetëdeklarua, po përdor të njëjtat terma teknikë të 2015-ës, në formë sfidash si demografia, financat, shërbimet, kapacitetet, integrimi e të tjerë, por tani me një pamje të re, duke i ndërkallur ato brenda një projekti të brashtë politik me katër variante, të cilat faktikisht i lidh bashkë rikontrolli sa më absolut i votës politike. Ndërkohë që këto sfida në mënyrën e parashtrimit të tyre deformohen tërësisht, sepse, po, është e vërtetë, popullsia lëviz, por zgjidhja nuk është largimi i institucioneve nga zonat që po boshatisen. Ato zona kanë nevojë për më shumë praninë e shtetit dhe jo më pak praninë e tij.

Asimetria fiskale nuk zgjidhet duke bashkuar bashki, por duke reformuar formulën e transfertave dhe duke rritur autonominë fiskale. Hendeku në shërbime mes bashkive nuk vjen nga madhësia, por nga kapacitetet dhe nga financimi i dobët. Problemi nuk është numri i madh i bashkive, por mungesa e investimit në administratë dhe politizimi i saj. BE nuk kërkon bashki të mëdha në sipërfaqe dhe numër popullsie, aspak. BE kërkon administratë profesionale, planifikim dhe transparencë. Sa më e madhe bashkia, aq më i dobët kontrolli qytetar. Sa më larg institucioni, aq më pak llogaridhënie. Nuk ka model unik europian për këtë. Ka vende me konsolidim, po, por ka dhe vende me shumë njësi të vogla dhe shumë funksionale. Dhe identiteti në fund nuk është folklor, ai është burim legjitimiteti dhe kohezion social. Nuk ruhet me simbole, por ruhet me institucione që i përkasin komunitetit. Moraliteti i gjithë kësaj i ngjason asaj fabulës së atij inxhinierit, i cili pasi e ka rrënuar shtëpinë e vet, me dorën e vet, vjen menjëherë me katër projekte dhe kërkon duartrokitje. Thënë qartë, ne jemi këtu sepse duhet të korrigjojmë pasojat qeverisëse që sollën kalkulimet e votave politike të 2015-ës, të cilat kurdisën kufijtë e bashkive dhe që të korrigjojmë politizimin ekstrem dhe afunksionalitetin e pushtetit lokal në Shqipëri pas 2015-ës.

Dhe ky dështim nuk lidhet vetëm me numrin e bashkive dhe arkitekturën. Ai lidhet së pari me filozofinë e reformës së 2015-ës dhe me keqqeverisjen. Reforma e 2015-ës u ndërtua mbi interpretimin se centralizimi territorial administrativ do të sillte efiçencë dhe decentralizim të qeverisjes lokale. Një absurd epik ky që kërkonte të fshihte qëllimin e vërtetë që s’ka ndryshuar as edhe sot. Ky qëllim ishte dhe është varësia politike nga pushteti qendror i atij lokal. Dhe për ta shndërruar këtë të fundit në një magazinë votash dhe jo në një shërbyes të qytetarit. Për këtë arsye sot ne kemi më pak autonomi vendore, më pak shërbime për qytetarët, më pak llogaridhënie para zgjedhësve, më pak kompetenca dhe më shumë centralizim financiar dhe kompetencash, më shumë të punësuar fiktivë dhe më shumë abuzim dhe korrupsion. Por pasoja më e keqe e kësaj ndërhyrje ka qenë shpopullimi, sidomos i zonave rurale, ku një ndër shkaqet kryesore është dhe mungesa e shërbimeve bazë sociale, arsimore dhe shëndetësore. Kjo është si të pranosh faktin që në të vërtetë ne e kemi lahutën në UNESCO si vlerë, por kemi humbur rapsodin. Kemi humbur njeriun. E humbja e rapsodit, e njeriut pas viteve e viteve rrezikon dhe humbjen e lahutës, traditës, thënë më saktë, humbjen e historisë, traditës dhe konstitucionit tonë shpirtëror. Të tjerat pas kësaj janë fjalë të bukura, janë tryeza interesante, por mund të quhen dhe reforma, si kjo që po tentohet.

Prandaj, së pari, unë mendoj se sado e vështirë të duket, sfida kryesore jona është eliminimi i këtij shkaku thelbësor. Dhe ky eliminim për mendimin tim ka vetëm një mjet, një zgjidhje iniciuese, filluese: një hartë të re territoriale me më shumë bashki që konsideron çdo element mbi të cilën formësohet një territor, ekonomik, historik, shpirtëror, por nuk konsideron numrin e votave politike për partitë politike. Tek rritja e numrit ne nuk na çon thjesht konteksti politik i sotëm sipas narrativës që PD do më shumë bashki dhe PS do më pak bashki. Këtu na çon natyrshëm pyetja themelore e një reforme për pushtetin vendor: A jemi gati t’u japim bashkive pushtet real dhe qytetarëve shërbimin e duhur? Nëse po, dhe rritja e numrit është logjike dhe e nevojshme. Nëse jo, çdo modifikim me nivele apo pa nivele është iluzion institucional. Nëse synimi është të vazhdohet me të njëjtën logjikë centralizuese dhe me nivel bashkish të mëdha, atëherë çdo rishikim territorial do të prodhonte të njëjtat probleme: më shumë burokraci, më shumë punësime pa funksion dhe më shumë pabarazi midis bashkive dhe më pak shërbime. Nëse përkundrazi, synimi është një decentralizim real, atëherë rritja e numrit të bashkive bëhet jo vetëm e arsyeshme, por edhe e domosdoshme. Bashki më të vogla, me kompetenca të qarta dhe burime të garantuara, janë të afta të planifikojnë zhvillimin lokal, të identifikojnë nevojat reale të komunitetit dhe të përdorin fondet publike në mënyrë më të drejtë dhe më efikase. Ato janë gjithashtu më të ekspozuara ndaj kontrollit qytetar dhe më pak të prirura ndaj fryrjes burokratike. Mësimi i reformës së 2015-ës është më se i qartë: zvogëlimi i numrit të bashkive pa transferim pushteti real dhe afrim shërbimesh nuk sjell efiçencë.

Etiketa: Bociterritoriale

Lajme të lidhura

Kosova kërkon të bëjë historinë, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për të mbështetur “Dardanët”
Aktualitet

Kosova kërkon të bëjë historinë, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për të mbështetur “Dardanët”

15:27 - 31/03/26
Dosja SASPAC/ Bashkëpunëtori i Beqajt kërkon lirinë, GJKKO i rrëzon kërkesën
Aktualitet

Dosja SASPAC/ Bashkëpunëtori i Beqajt kërkon lirinë, GJKKO i rrëzon kërkesën

15:05 - 31/03/26
Braçe tërhiqet nga politika? Ja paralajmërimi i deputetit
Aktualitet

Braçe flet mbi kandidaturen për bashkinë e Tiranës: E kam seriozisht, do t’i shkoj deri në fund bashkë me ju

14:46 - 31/03/26
Para
“Model i fshirjes së popullatës”, Berisha: Reforma Territoriale e Ramës ishte krim ndaj qytetarëve

“Model i fshirjes së popullatës”, Berisha: Reforma Territoriale e Ramës ishte krim ndaj qytetarëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kosova kërkon të bëjë historinë, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për të mbështetur “Dardanët”
Aktualitet

Kosova kërkon të bëjë historinë, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për të mbështetur “Dardanët”

15:27 - 31/03/26

Në rrugët që çojnë drejt Kosovës sot nuk udhëtohet thjesht me makina, udhëtohet me zemër. Një lumë i pafund njerëzish...

Lexo më shumë
Dosja SASPAC/ Bashkëpunëtori i Beqajt kërkon lirinë, GJKKO i rrëzon kërkesën

Dosja SASPAC/ Bashkëpunëtori i Beqajt kërkon lirinë, GJKKO i rrëzon kërkesën

15:05 - 31/03/26
Braçe tërhiqet nga politika? Ja paralajmërimi i deputetit

Braçe flet mbi kandidaturen për bashkinë e Tiranës: E kam seriozisht, do t’i shkoj deri në fund bashkë me ju

14:46 - 31/03/26
Apeli i GJKKO e la në qeli, reagon ashpër Meta: U provuan gënjeshtrat për të zgjatur paraburgimin!

GJKKO rrëzoi garancinë pasurore, Meta sërish rekurs në Gjykatën e Lartë për të kërkuar lirinë

14:26 - 31/03/26
Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas 57-vjeçaren në vijat e bardha

Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas 57-vjeçaren në vijat e bardha

14:01 - 31/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com