GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas përplasjeve në Kuvend, Niko Peleshi ka ndërprerë seancën.

Situata u tensionua teksa kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla kërkoi një minutë heshtje në nder të katër dëshmorë e 2 Prillit në Shkodër, ndërsa nga vendi fliste Flamur Noka.

Këtij të fundit Peleshi i ka tërhequr vërejt, e më pas sërish i tërhoqi vëmendje kur  nisi të flasë në foltore. Më pas Peleshi i ka hequr të drejtën e fjalës, teksa deputetët e PD kanë bllokuar menjëherë foltoren.

Me heret, Niko Peleshi i ka tërhequr dy herë vëmendjen Flamur Nokës për fjalor të papërshtatshëm. Më pas ai i ka hequr edhe fjalën duke I thënë se nuk mund ta marrë fjalën në foltore me dhunë.

Fillimisht, Kreu i Grupit Parlamentar i PD i është drejtuar kreut të Kuvendit Niko Peleshi, duke i thënë se ka shkelur rregulloren pasi sipas tij nuk ka futur në rend dite raportin e DASH për ecurinë e procesit të anëtarësimit të vendit në BE.

Peleshi ka deklaruar se ky raport është depozituar në Komisionin e Punëve të Jashtme dhe sapo të dalë nga ky komision do të futet në rend dite.

“Meqë mu drejtove në emër dhe në mënyrë jo etike me gisht… nëse do ishin të vërteta ato që tha zoti Bardhi do ishte shqetësuese, por pothuajse asgjë nuk është e vërtetë. Afati është deri në fund të prillit, lidhur me mocionin me debat për kimës së investimeve zotëri i nderuar jam shumë i hapur ta diskutojmë në konferencë dhe ta fusim në rend dite. S’ka te tentativë për t’i ikur një dakordësie. Lidhur me çështjen pse një deputet shkon në një takim me kryeministrin, nuk jam unë që mund të më pyesni”, tha Peleshi.

“Ju thatë që unë nuk thash asgjë të vërtetë, nuk e di kush ju këshillon por ju këshillon gabim se unë lexova nenin 18 të ligjit. Këshilli i ministrave deri në 31 janar të çdo viti paraqet në kuvend një raport mbi zbatimin e detyrimeve dhe ecurinë e procesit për integrim dhe menaxhimin e fondeve. Raporti shqyrtohet në seancë plenare. Nuk po pyes kolegët e mi, por ata të PS, kanë marrë një raport? E kemi diskutuar ne në seancë? A kemi miratuar ne një rezolutë? Kjo nuk ka ndodhur. Kryetari juaj i grupit ka thënë këtë që po them unë në konferencën e kryetarëve, mocionin me debat për raportin e DASH, ta diskutojmë në një seancë me debatin për raportin për ecurinë e procesit për integrimin.  Ju keni shkelur rregulloren që nuk e keni caktuar. Na shpjegoni pse nuk ka ardhur raporti dhe pse nuk është futur në rend dite”, tha Bardhi.

“Thatë disa gjysmë të vërteta që janë njëlloj si të pavërteta. Brenda afatit është sjellë raporti i progresit në Kuvend. Është depozituar në Komisionin e punëve të jashtme, që ta fus në seancë duhet që të dalë nga komisioni, sapo të dalë mund ta kalojmë në seancë”, tha Peleshi.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Kuvendi

Lajme të lidhura

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit
Breaking Views

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26
Para
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26

Po sikur të çmenden deputetët?  Pyetja vjen vetiu që prej fundit të shekullit të kaluar në filozofinë politike. M’u kujtua kjo...

Lexo më shumë
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com