Me debate është zhvilluar seanca gjyqësore për dosjen Veliaj. Gardianit Fation Baci, iu caktua avokat kryesisht Pranvera Doci, pasi avokati i tij mungoi në seancën e 1 prillit. Ky moment krujoi debate në gjyq, ndërsa avokati Maks Haxhia, i cili në këtë proces mbron Ajola Xoxën, tha se procesi po bëhet qesharak. Ai shtoi se avokatja ligjore Pranvera Doci nuk është e njohur me dosjen hetimore.
Maks Haxhia: Jam legjitimuar te ndjek ligjin. Avokatët që keni caktuar kryesisht është njohur me dosjen hetimore apo jo ? Pra përfaqësuesja ligjore Pranvera Doci e caktuar kryesisht për Fatjon Barcin. Duam të bëjmë proces jo sa për te pasur një avokat. Të lutem prokuror të mbaroj une. Sepse po bëhet qesharak procesi.
Ols Dado i drejtohet Maks Haxhisë: Nuk je kryetar i dhomës zotëri je avokat i të pandehurit. Ti urdhëron këtu të flas apo nuk flas unë?
Engjëllushe Tahiri: Si ju ashtu edhe Maks Haxhia mbroni të pandehur në proces. Ju mund të keni tagra të tjera, por këtu jeni vetëm mbrojtës ligjor.
Ndërkohë, avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca tha se ende nuk i është vënë në dispozicion në mënyrë elektronike e gjithë dosja prej 60 mijë faqesh dhe se ende paraqitet në Gjykatë për ta lexuar. Sipas tij mungojnë fashikujt nga 142 deri tek 166 (pra 24 fashikuj) dhe shtoi se rrezikon që ky proces të bjerë ndesh me Konventën Evropiane.
Plarent Ndreca: Jeni ju ata që vendosni. Të gjithë çka janë këtu janë për shkak të gjyqit të Erion Veliaj. Dhe cilësitë e një avokati nuk mund të ndalen nëse shikohet një problematikë. Ju kam kërkuar orare se kur unë të vij në gjykatë dhe të konsultohem me dosjen. Më 26/03 kam filluar studimin e dosjes dhe më është thënë se do të vijnë elektronike. Unë kam qenë fizikisht në gjykatë për të fituar kohë dhe për të lexuar 60 mijë faqe dhe 1 mijë e më shumë prova. Mungojnë fashikujt nga 142 deri tek 166. Dua të shqyrtoj se çfarë mungon nga kjo dosje. Rrezikon që ky proces
Diskutime nga seanca:
Maks Haxhia: Në cilësinë e kryetarit të Dhomës së Avokatit, do doja të dija nëse avokatja e caktuar kryesisht është njohur me dosjen apo jo? Ne duhet të bëjmë proces. Kolegia duhet të shprehet nëse është njohur me dosjen, sepse ka edhe një komitet disiplinor.
Prokurori Ols Dado-Maks Haxhisë: Këtu nuk je si kryetar i dhomës, këtu ti je si avokat
Gjykata: Pasi u konsultuan në vend, vendosën se këtu nuk ka nevojë për të bërë debat.
Ndreca: Mbështes kolegun, Maks Haxhia i ka të dyja cilësitë dhe nuk mund të dalë nga njëra apo nga tjetra. Procesi i rregullt ligjor lidhet edhe me mënyrën si ushtron profesionin avokati.
Gjykata e ndërpret.
Gjykata: Secili nga ju mund të ketë edhe tagra të tjera, por nuk lidhen me këtë proces. Maks Haxhia është legjitimuar si mbrojtës i një prej të pandehurve në këtë proces. Legjitimimi nga gjykata është bërë për një gjë, pra kërkesat lidhini me kërkesat paraprake që lidhen me këtë gjykim.
Ndreca: Unë nuk ndaj të njëjtin mendim me atë që ju thoni, procesi ka 30 të pandehur, se interesat janë të lidhura. Cilësitë e një individi nuk mund të ndahen, kur shikon si ushtrohet profesioni i një avokati, sepse është pjesë e procesit të rregullt ligjor.
Ndreca: Kam një kërkesë me shkrim, është dy faqe. Unë kam kërkuar që të njihem me aktet e dosjes, unë kam kërkuar oraret kur unë mund të vij në gjykatë për t’u njohur me dosjen, më pas kam marrë angazhimin për studimin e dosjes. Në fillim më thanë që do e marrësh në mënyrë elektronike, por kjo nuk u bë e mundur për shkak të kundërshtimit të prokurorisë. Kam ardhur me një grup avokatësh. Kërkoj një afat 2-javor që unë të realizoj një shqyrtim paraprak të dosjes, që unë të kuptoj si duhet ta realizoj mbrojtjen dhe të paraqes një plan të detajuar sesi unë do ta bëj mbrojtjen. Gjykata duhet të sigurojë kohën e nevojshme që të bëjmë një mbrojtje efektive. Çdo nxitim i pajustifikuar nuk i shërben drejtësisë. Ky proces ka edhe impakt në publik për shkak të funksionit të të pandehurit Erion Veliaj, si kryebashkiak i zgjedhur disa herë me votë. Pasi të njihemi me aktet mund të bëhet një debat real. Kërkojmë të njihemi me dosjen dhe të merrni parasysh kërkesën tonë.
I pandehuri Elman Abule kërkon ndarjen e çështjes, pasi ka bërë edhe kërkesë për gjykim të shkurtuar. “Ne e kërkojmë ndarjen e çështjes, duke qenë se numri i të pandehurve është i lartë. Vepra penale për të cilën akuzohet i mbrojturi prej meje Elman Abule është kompetencë e një gjykate tjetër”, thotë avokati.
Avokatja Romina Zano: Kërkon që të ndahet çështja për Elman Abulen dhe më pas shpalljen e moskompetencës lëndore nga ana e gjykatës së posaçme dhe dërgimin e çështjes për gjykim në një tjetër gjykatë.
Elman Abule: Unë kërkoj gjykim të shkurtuar, i qëndroj kërkesës së bërë nga ana e avokates.
Dritan Jahaj, përfaqësues i Mirton Likës dhe shoqërisë së tij LAL ShPK: Kërkesa jonë ka të bëjë me konstatimin e kompetencës lëndore. Ne konstatojmë që kjo gjykatë nuk është kompetente për të gjykuar këto vepra, kërkojmë që çështja të kalojë në një tjetër gjykatë.
Avokat Henrik Ligori: Për të pandehurën Klotilda Bushka, e mbrojtura prej nesh zonja Bushka që në fazën e hetimit paraprak, nuk e ka pranuar akuzën dhe e ka cilësuar si të pambështetur në prova dhe fakte. Gjyqtari i seancës paraprake e kaloi çështjen për gjyq, ne kemi kërkuar pushimin e çështjes në atë proces. Së pari pari konfirmojmë kërkesën për gjykim të shkurtuar, kërkojmë ndarjen e çështjes dhe moskopetencën lëndore të kësaj gjykate dhe dërgimin e çështjes në një tjetër gjykatë. Ne kemi sjell një dokument që Bushka nuk është më deputete.
Avokati Lulëzim Bajramemaj: Për Frosina Bollon dhe shoqërinë, kërkojmë gjykim të shkurtuar dhe ndarjen e çështjes në lidhje vijim e gjykimit të çështjes.
Avokat Leonard Repi: Për të pandehurën Adela Kondakçiu ne kërkojmë që të gjykohemi me procedurën e gjykimit të shkurtuar dhe veçimin e çështjes.
Ols Dado: Kërkesa e mbrojtës së zotit Veliaj për një afat prej dy javësh, është e panevojshme, sepse zoti Veliaj ka ndryshuar disa mbrojtës, aktet i janë dhënë, sepse mund te jemi serish edhe pas një muaj me të njëjtën situatë, ndryshim avokati dhe ai do të kërkojë kohe për t’u njohur me aktet. Për të pandehurin Elman Abulen dhe shoqërinë ‘Rametal’, që kërkojnë moskopetencë, kërkojmë që të rrezohet, pasi jemi në një procedim të lidhur. Ndërsa për gjykimin e shkurtuar dhe ndarjen e çështjes do të shprehemi në momentin e duhur procedural. Përsa i përket të pandehurës Klotilda Bushka situata është edhe më e qartë për shkak të funksionit të saj.
Avokatja Romina Zano: Ne kërkojmë gjykim të shkurtuar por edhe ndarjen e çështjes nga të gjithë të bashkëpandehurit e tjerë.
Avokat Plarent Ndreca: Të mbrojturit prej meje i mungojnë 24 fashikuj. Ne jemi pa akte dhe nuk mund të bëjmë një mbrojte efektive.
gijotina.com/










Discussion about this post