GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka dorëzon një kërkesë në Kuvend ku me 40 firma të deputetëve opozitarë kërkon ngritjen e një komisioni hetimor për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
PD kërkon që Kuvendi të hetojë kontrollin e ligjshmërisë në funksionimin e AKSHI-t, për vlerësimin e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave të qytetarëve, si dhe për analizimin e rreziqeve për sigurinë kombëtare dhe detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s.
Komisioni propozohet të ketë 11 anëtarë dhe veprimtaria të ushtrohet në afat kohor prej 6 muajsh nga miratimi i vendimit.

Veprimtaria e komisionit do të përqendrohet në:
i) Verifikimin e ligjshmërisë së procedurave të prokurimit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit që lidhen me bazat e të dhënave shtetërore, për periudhën 1 Janar 2014-31 Mars 2026;
ii) Verifikimin nëse operatorë ekonomikë të kontraktuar kanë pasur akses në sistemet kritike digjitale dhe në çfarë kushtesh, përfshirë nëse është respektuar vettingu i sigurisë;
iii) Analizimin e ndikimit të rrjedhjeve të të dhënave të viteve 2021-2022 në të drejtat e qytetarëve dhe në sigurinë kombëtare, si dhe vlerësimin e përgjegjësisë institucionale për këto incidente;
iv) Nxjerrjen e përgjegjësisë institucionale për emërimin, mbikëqyrjen dhe kontrollin e drejtuesve të AKSHI-t gjatë kësaj periudhe:
v) Vlerësimin e respektimit të standardeve të NATO-s për mbrojtjen e infrastrukturës kritike digjitale dhe të detyrimeve ndërkombëtare të Shqipërisë;
vi) Propozimin e masave ligjore dhe institucionale të nevojshme për të garantuar në të ardhmen funksionimin e sigurt dhe transparent të infrastrukturës digjitale shtetërore.
Rastet e përmendura nga PD janë hetimet e SPAK për AKSHI-n lidhur me abuzimin në tenderë, zhdukjen e koleksionit të verërave me vlerë 1.3 milionë euro bë kantinën e Ergys Agasit, sulmin kibernetik të hakerave iranianë “Homeland Justice” në korrik 2022 dhe një sërë rastesh të rrjedhjes së të dhënave të qytetarëve gjatë viteve 2021-2022.
Qëllimi i Komisionit Hetimor është të “mbledhë informacione të hollësishme mbi funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), mbi ligjshmërinë e procedurave të prokurimit publik të zhvilluara prej saj, mbi nivelin e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave të qytetarëve, verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve dhe zyrtarëve shqiptar gjatë administrimit të infrastrukturës digjitale kritike të shtetit, nxjerrjen e përgjegjësive institucionale, si dhe vlerësimin e nevojës për miratim, korrigjim, ndryshim të legjislacionit, me qëllim që në të ardhmen të parandalohen pasojat negative që mund të vijnë për shtetin dhe qytetarët shqiptarë, nga shkeljet, parregullsitë, abuzimet dhe cenimet e sigurisë që lidhen me administrimin e sistemeve kritike digjitale, të dhënave personale dhe interesave të sigurisë kombëtare”, shprehet PD.
PD cilëson se kryerja e hetimeve të komisionit do të përqendrohet në njohjen dhe verifikimin në thellësi të ligjshmërisë së veprimeve të kryera” dhe masave të ndërmarra ose jo për garantimin e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave të qytetarëve.

gijotina.com/

Etiketa: nisma

Lajme të lidhura

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër
Breaking Views

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim
Aktualitet

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime
Breaking Views

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Para
Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër
Breaking Views

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26

Bordi i Transparencës në datë 3 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit...

Lexo më shumë
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

16:37 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com