GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Papa Leone XIV mirëpret armëpushimin mes SHBA dhe Iranit: Është një shenjë shprese

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Papa Leone XIV mirëpret armëpushimin mes SHBA dhe Iranit: Është një shenjë shprese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Papa Leone XIV ka mirëpritur dakordësinë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për të arritur një armëpushim dy javor.

“E mirëpres njoftimin e një armëpushimi të menjëhershëm dyjavor”, tha Papa, ndërsa shtoi se vetëm me negociata mund të arrihet fundi i luftës.

“Pas këtyre orëve të fundit të tensionit të madh në Lindjen e Mesme dhe në të gjithë botën, e mirëpres me kënaqësi dhe si shenjë shprese të zjarrtë njoftimin e një armëpushimi të menjëhershëm dyjavor”, tha Papa Leo XIV në përfundim të audiencës së tij të përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit.

“Vetëm nëpërmjet një kthimi në negociata, mund të përfundojë lufta. Ju bëj thirrje ta shoqëroni këtë kohë pune delikate diplomatike me lutje, duke shpresuar që gatishmëria për t’u angazhuar në dialog të bëhet instrumenti për zgjidhjen e konflikteve të tjera në të gjithë botën. Ua rinovoj të gjithëve ftesën për t’u bashkuar me mua në vigjiljen e lutjes për paqen që do të kremtojmë këtu në Bazilikën e Shën Pjetrit të shtunën, më 11 prill.”, shtoi ai.

Kujtojmë që presidenti i SHBA, Donald Trump njoftoi armëpushimin pasi kërcënoi Iranin duke thënë se do të shfarosë “një qytetërim brenda natës” më pak se dy orë para ultimatumit të vënë prej tij.

“Bazuar në bisedat me kryeministrin Shehbaz Sharif dhe marshallin e ushtrisë Asim Munir të Pakistanit, gjatë të cilave ata kërkuan ndalimin e forcës shkatërruese që do të dërgohej në Iran sonte, dhe në varësi të marrëveshjes së Republikës Islamike të Iranit për rihapjen e plotë, të menjëhershme dhe të sigurt të Ngushticës së Hormuzit, unë pajtohem të pezulloj bombardimet dhe sulmet kundër Iranit për një periudhë dy-javore. Ky do të jetë një armëpushim i ndërsjellë!”, shkroi Presidenti Trump në Social Truth.

Sipas burimeve të New York Times, “po”-ja e Iranit ndaj propozimit u miratua drejtpërdrejt nga Udhëheqësi i ri Suprem, Mojtaba Khamenei.

Sipas gazetës, ndërhyrja e Kinës ishte gjithashtu vendimtare. Bisedimet janë planifikuar të fillojnë të premten, më 10 prill, në Islamabad të Pakistanit.

Etiketa: ArmepushimIranPapa

Lajme të lidhura

Përplasja e Trump me median/ Gazetarët e “New York Times” në gjyq për rrjedhje të informacioneve për “Air Force One”
Botë

Përplasja e Trump me median/ Gazetarët e “New York Times” në gjyq për rrjedhje të informacioneve për “Air Force One”

17:58 - 11/07/26
Irani sulmon Trump: Ne e mbajtëm fjalën, por Uashingtoni shkeli armëpushimin
Botë

Irani sulmon Trump: Ne e mbajtëm fjalën, por Uashingtoni shkeli armëpushimin

15:34 - 11/07/26
Lajmet për atentat ndaj Trump, Khamenei mesazh Amerikës: Populli ynë kërkon hakmarrje për vdekjen e babait tim
Botë

Lajmet për atentat ndaj Trump, Khamenei mesazh Amerikës: Populli ynë kërkon hakmarrje për vdekjen e babait tim

14:46 - 11/07/26
Para
Duka merr pjesë në ceremoninë përmbyllëse të “AF Triumph Cup Events”, një festë futbolli për të rinjtë

Duka merr pjesë në ceremoninë përmbyllëse të “AF Triumph Cup Events”, një festë futbolli për të rinjtë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nis protesta e 42-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen në shesh
Aktualitet

Nis protesta e 42-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen në shesh

19:25 - 11/07/26

Ka nisur protesta e 42 në Tiranë. Qytetarët janë organizuar në sheshin “Skënderbej”, dhe kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit...

Lexo më shumë
Dhunuan dhe filmuan bashkëmoshataren e tyre, Gjykata e Fierit jep masat për tre vajzat

Dhunuan dhe filmuan bashkëmoshataren e tyre, Gjykata e Fierit jep masat për tre vajzat

19:16 - 11/07/26
Aksident tragjik në punë, humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të drurëve

Aksident tragjik në punë, humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të drurëve

18:39 - 11/07/26
Rama sulmon edhe Eurodeputetët që i dolën kundër: Erdhën këtu dhe folën përçart

Rama sulmon edhe Eurodeputetët që i dolën kundër: Erdhën këtu dhe folën përçart

18:19 - 11/07/26
FIFA shet si suvenir barin e finales së Botërorit 2026, ja sa do të kushtojë copëz fushe e stadiumit “MetLife”

FIFA shet si suvenir barin e finales së Botërorit 2026, ja sa do të kushtojë copëz fushe e stadiumit “MetLife”

18:11 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com