Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj Edi Ramës, duke e fajësuar për pengimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimi Evropian.
Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se vendi po përballet me kushte të reja nga partnerët evropianë, si pasojë e asaj që ai e cilëson si korrupsion në nivelet më të larta të qeverisë.
Sipas tij, përfaqësuesit e vendeve anëtare kanë zhvilluar disa takime dhe ende nuk kanë pranuar as një raport të ndërmjetëm për Shqipërinë.
“Ju e dini që ka mbi një muaj, përfaqësuesit e të gjitha vendeve anëtare kanë bërë gjer dje pesë takime dhe prapë Shqipëria mbetet në klasë për shkak të vjedhjeve të Edi Ramës me Lubi Ballukun dhe AKSHI-n e Lindave.
Dhe çfarë është ai? Ai është një raport i ndërmjetëm, nuk është një raport përfundimtar. Dhe as të ndërmjetëm nuk e kanë pranuar dhe janë bërë një grup i madh vendesh, të cilat kanë sjellë dje një breshëri të re kushtesh dhe kërkesash që do i vendosen Shqipërisë në rrugën e integrimit. Të gjitha këto për vjedhjet e Edi Ramës me Lubi Ballukun dhe Lindat e tij.
Dhe del nga një sallë në një tjetër me patronazhistë hajdutë dhe kriminelë elektoralë duke mbrojtur korrupsionin, duke deklaruar se nuk kemi shumë korrupsion. Kujton se nuk e ka parë bota lakuriq atë kur bllokoi heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut. Mendon se të tjerët nuk e dinë se mbrojti veten e tij. Mendon se të tjerët nuk e dinë se Linda e AKSHI-t nuk është gjë tjetër veçse maska e Lindës së Surrelit. Dhe e vërteta është se Shqipëria po ndëshkohet pavarësisht nga mashtrimet e tij. Por një breshëri kushtesh të reja vendosen dhe de facto pas proceseve të mundshme të anëtarësimit të Islandës dhe Norvegjisë, Shqipëria largohet me Edi Ramën me shpejtësi mbrapa nga horizonti.
Dhe ky mendon se çdo gjë do ta kalojë me mashtrimet e tij. Ky mendon se duke deklaruar se ka më pak korrupsion se ç’kishte bëhet i besueshëm, në një kohë kur të gjithë e kuptojnë se kryehajduti i kombit është vetëm ai. Del nga salla në sallë me patronazhistët dhe u thotë punët e Shqipërisë. Unë u them qytetarëve, demokratë, socialistë, pa parti, punët e Edi Ramës janë sarajet e Surrelit. Punët e Edi Ramës është pallati i Linda Ramës në pajë pa asnjë faturë. Punët e zeza të Edi Ramës është Porti i Durrësit që shkon disa miliarda. Punët e zeza të Edi Ramës është Tuneli i Llogarasë.
Punët e zeza të Edi Ramës është autostrada Librazhd-Dragostunjë e shembur sikur t’i kenë hedhur bombën më të madhe që ekziston. Punët e tij janë rrugët e shembura në të katër anët e vendit. Punët e tij janë çmimet e dhjetëfishta për një kilometër rrugë të ndara me enturazhin e tij. Punët e tij janë çmimet. Zhdukja 100 përqind e investimeve siç është djegësi i Tiranës. Apo 75 milionë euro vetëm një tender i Linda Ramës për inteligjencën artificiale, në një kohë kur Kina për DeepSeek ka shpenzuar 6 milionë euro. Dhe Edi Rama për inteligjencën artificiale që nuk ekziston, ka inkasuar 75 milionë euro.
Pra, këta janë punët, dhe qytetarët duhet ta dinë. Por ai nuk takohet me qytetarët, takohet me patronazhistët, një racë kriminelësh elektoralë, të cilët janë absolutisht, drejtësia për ta nuk vonon dhe do të dënohen, ndëshkohen si kriminelë elektoralë në këtë vend. Dhe kanë zëvendësuar plotësisht policinë politike të ish-Sigurimit të Shtetit të Enver Hoxhës,” tha Berisha










Discussion about this post