GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD denoncon Ibrahimajn: 200 mijë euro për “Delina n’Fest”, paratë e shqiptarëve shkojnë për bizneset e ministres

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: Të hetohet ndërtimi i resortit në Gjirin e Manastirit, po shkatërrohet trashëgimia arkeologjike e Butrintit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka denoncuar sërish përfitimet e dyshimta të bizneseve të lidhura me familjen e Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj. PD thekson në deklaratë, se prej vitit 2021, paralelisht me ngritjen e saj në detyrën e ministrit, është rritur në mënyrë të dyshimtë edhe numri i bizneseve të familjarëve të saj, nga 2 në 7 subjekte të deklaruara dhe askush nuk e beson se kjo është rastësi, por një model i qartë përfitimi nga pushteti.

Sot PD ka denoncuar projektin ‘Delina n’Fest’, i cili në dokumente figuron si ‘Vjosa n’Fest’ dhe ky projekt, i zhvilluar në katër edicione dyditore, ka përfituar rreth 200 mijë euro nga fondet publike të Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Turizmit, para të qytetarëve shqiptarë.

Sipas deklaratë së PD-së, projekti është zbatuar nga shoqata ‘Tirana Ekspres’, një subjekt ku vetë Delina Ibrahimaj ka qenë e punësuar dhe ku bashkëshorti i saj gjatë kohës së implementimit të këtij projekti, ka përfituar të ardhura si drejtues.

Ndërsa, sot, si Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ibrahimaj vijon pa asnjë ndroje të mbështesë të njëjtin projekt dhe subjekt i cili gjendet i publikuar ndër të tjerë projekte të rishikuar. PD e mbyll deklaratën duke theksuar se në Shqipëri, ministrat vazhdojnë të pasurohen në mënyrë të pacipë, ndërsa drejtësia hesht dhe mbyll sytë për vjedhjen e parave të shqiptarëve.

Deklarata e PD:

Nuk është hera e parë që Partia Demokratike denoncon aferat dhe përfitimet e dyshimta të bizneseve të lidhura me familjen e ministres Delina Ibrahimaj. Prej vitit 2021, paralelisht me ngritjen e saj në detyrën e ministrit, është rritur në mënyrë të dyshimtë edhe numri i bizneseve të familjarëve të saj — nga 2 në 7 subjekte të deklaruara dhe askush nuk e beson se kjo është rastësi, por një model i qartë përfitimi nga pushteti.

Partia Demokratike ka denoncuar më herët bizneset dhe hotelin në Qeparo,  regjistruar në emër të vjehrrit të saj, dhe në administrim të bashkëshortit. Sot po nxjerrim në dritë një tjetër rast flagrant: projektin ‘Delina n’Fest’, i cili në dokumente figuron si ‘Vjosa n’Fest’.

Ky projekt, i zhvilluar në katër edicione dyditore, ka përfituar rreth 200 mijë euro nga fondet publike të Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Turizmit — para të qytetarëve shqiptarë. Sepse projekti është zbatuar nga shoqata ‘Tirana Ekspres’, një subjekt ku vetë Delina Ibrahimaj ka qenë e punësuar dhe ku bashkëshorti i saj gjatë kohës së implementimit të këtij projekti, ka përfituar të ardhura si drejtues.

Sot, si Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj vijon pa asnjë ndroje të mbështesë të njëjtin projekt dhe subjekt i cili gjendet i publikuar ndër të tjerë projekte të rishikuar Në një vend normal, një skandal i tillë do të kishte sjellë dorëheqje të menjëhershme dhe hetim penal.

Por në Shqipëri, ministrat vazhdojnë të pasurohen në mënyrë të pacipë, ndërsa drejtësia hesht dhe mbyll sytë për vjedhjen e parave të shqiptarëve. Përballë kësaj arrogance dhe pandëshkueshmërie, qytetarët nuk mund të heshtin. Prandaj, i bëjmë thirrje çdo shqiptari që e ndjen veten të vjedhur e jo vetëm…të bashkohet në protestë ditën e premte, më 17 prill, për të kundërshtuar korrupsionin, abuzimin dhe varfërimin e vendit.

Etiketa: BiznesefamiljeIbrahimaj

Lajme të lidhura

“Emërimi i administratorit, i paligjshëm”/ Rektori i Universitetit të Shkodrës i jep dorëheqjen Kumbaros
Aktualitet

“Emërimi i administratorit, i paligjshëm”/ Rektori i Universitetit të Shkodrës i jep dorëheqjen Kumbaros

19:48 - 11/06/26
Non grata e Berishës ka rënë? DASH: U bënë disa përjashtime, i shërbejnë interesit kombëtar
Breaking Views

Non grata e Berishës ka rënë? DASH: U bënë disa përjashtime, i shërbejnë interesit kombëtar

19:36 - 11/06/26
Protestuesit nuk i ndahen Berishës me parulla/ Organizatori Arben Kola: Lëvizja s’është vetëm kundër Ramës…
Breaking Views

Protestuesit nuk i ndahen Berishës me parulla/ Organizatori Arben Kola: Lëvizja s’është vetëm kundër Ramës…

19:15 - 11/06/26
Para
One Albania rriti tarifat për abonetët, reagon kreu i AKEP: Po shqyrtojmë masat e mundshme

One Albania rriti tarifat për abonetët, reagon kreu i AKEP: Po shqyrtojmë masat e mundshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Formacionet zyrtare të ndeshjes hapëse të Botërorit 2026, ja si rreshtohen Meksika dhe Afrika e Jugut
Breaking Views

Formacionet zyrtare të ndeshjes hapëse të Botërorit 2026, ja si rreshtohen Meksika dhe Afrika e Jugut

19:55 - 11/06/26

Pritja e madhe ka përfunduar dhe Botërori 2026 ka nisur zyrtarisht. Meksika, një nga tre vendet organizatore dhe i pari...

Lexo më shumë
“Emërimi i administratorit, i paligjshëm”/ Rektori i Universitetit të Shkodrës i jep dorëheqjen Kumbaros

“Emërimi i administratorit, i paligjshëm”/ Rektori i Universitetit të Shkodrës i jep dorëheqjen Kumbaros

19:48 - 11/06/26
Non grata e Berishës ka rënë? DASH: U bënë disa përjashtime, i shërbejnë interesit kombëtar

Non grata e Berishës ka rënë? DASH: U bënë disa përjashtime, i shërbejnë interesit kombëtar

19:36 - 11/06/26
Protestuesit nuk i ndahen Berishës me parulla/ Organizatori Arben Kola: Lëvizja s’është vetëm kundër Ramës…

Protestuesit nuk i ndahen Berishës me parulla/ Organizatori Arben Kola: Lëvizja s’është vetëm kundër Ramës…

19:15 - 11/06/26
Qytetarët me pankarta në duar drejt Kryeministrisë: Nuk i ke larë hesapet me studentët

Qytetarët me pankarta në duar drejt Kryeministrisë: Nuk i ke larë hesapet me studentët

19:02 - 11/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Deneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabet kayıp bonusuromabetcasibombetgaranti girişgrandpashabet telegramgrandpashabet girişgrandpashabetjojobetjojobet girişjojobet girişcasibom girişcasibomjojobet