GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Pa kaluar 24 orë, Bordi i Transparencës rrit me 7 lekë çmimin e naftës, nga sot shitet 217 lekë/litër!

në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Pa kaluar 24 orë, Bordi i Transparencës rrit me 7 lekë çmimin e naftës, nga sot shitet 217 lekë/litër!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bordi i Transaparencës është mbledhur sërish ditën e sotme dhe ka vendosur çmimet e reja të karburanteve në vend.

Sipas vendimit të Bordit të Transparencës, çmimi me pakicë i shitjes së naftës nuk mund të jetë më shumë se 217 lekë për litër.

Ndërkohë çmimi me pakicë i shitjes së benzinës nuk mund të jetë më shumë se 176 lekë për litër.

Krahasuar me vendimin e ditës së djeshme të Bordit, çmimi i naftës është rritur me 7 lekë/litër dhe çmimi i benzinës me 3 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 10 ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Njoftimi i Bodit të Transparencës:

Bordi i Transparencës në datë 10 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 217 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 205 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 176 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 10 ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë  janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë per llogaritjen e cmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1nafta

Lajme të lidhura

Arben Ahmetaj: Rama iu ka falur 2.1 milionë metra katrorë klientëve me ligjin e investimeve strategjike
Aktualitet

Arben Ahmetaj: Rama iu ka falur 2.1 milionë metra katrorë klientëve me ligjin e investimeve strategjike

17:04 - 09/09/26
Dosja “Balluku”, SPAK sekuestron pasuri të reja në Palasë
Breaking Views

Dosja “Balluku”, SPAK sekuestron pasuri të reja në Palasë

16:51 - 09/09/26
Albin Kurti: Të konstituohet Kuvendi dhe të shmangen zgjedhjet e reja!
Aktualitet

Albin Kurti: Të konstituohet Kuvendi dhe të shmangen zgjedhjet e reja!

16:49 - 09/09/26
Para
Rama si Doktor Adhamudhi: Hoqëm subvencionimin e naftës për fermerët sepse abuzonin

Rama si Doktor Adhamudhi: Hoqëm subvencionimin e naftës për fermerët sepse abuzonin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arben Ahmetaj: Rama iu ka falur 2.1 milionë metra katrorë klientëve me ligjin e investimeve strategjike
Aktualitet

Arben Ahmetaj: Rama iu ka falur 2.1 milionë metra katrorë klientëve me ligjin e investimeve strategjike

17:04 - 09/09/26

Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka vijuar akuzat ndaj qeverisë, duke u ndalur te ligji për investimet strategjike dhe mënyra se...

Lexo më shumë
Dosja “Balluku”, SPAK sekuestron pasuri të reja në Palasë

Dosja “Balluku”, SPAK sekuestron pasuri të reja në Palasë

16:51 - 09/09/26
Albin Kurti: Të konstituohet Kuvendi dhe të shmangen zgjedhjet e reja!

Albin Kurti: Të konstituohet Kuvendi dhe të shmangen zgjedhjet e reja!

16:49 - 09/09/26
Krijimi e një partie të re nga protesta apo aleancë me opozitën? Arlind Qori i prerë: S’duam ujdi kryetarësh

Krijimi e një partie të re nga protesta apo aleancë me opozitën? Arlind Qori i prerë: S’duam ujdi kryetarësh

16:44 - 09/09/26
Drogë nga Kanadaja në Shqipëri, kapet në Durrës “Gelato” me vlerë 1.2 milionë euro

Drogë nga Kanadaja në Shqipëri, kapet në Durrës “Gelato” me vlerë 1.2 milionë euro

16:28 - 09/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com