GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Takimi me të rinjtë, Basha: Shumë e kanë frikë vetingun në politikë pasi humbin karriget e pushtetit

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Takimi me të rinjtë, Basha: Shumë e kanë frikë vetingun në politikë pasi humbin karriget e pushtetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar pasditen e kësaj të marte takim me të rinjtë e FRPD-së në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Basha shprehet se forca e të rinjve ka ndryshuar Shqipërinë, dhe sipas tij, dëshmi e kësaj është vetë Partia Demokratike.

Kryedemokrati shprehet se kasti i vjetër i politikës kërkon ende të mbajë karrigen e pushtetit. Sipas tij, ata refuzojnë të bëjnë vetingun në politikë pasi kanë frikë se do ju ikë karrigia politike.

“Dita ka nisur me një agjendë të ngjeshur me mua, por e dija se në orën 17:30 kisha takim me të rinjtë e FRPD-së. Mezi e prisja. Kur u futa në këtë sallë e kuptova se pse kisha një ndjesi të mirë. Gjithësecilit prej jush në këtë sallë, e kam thënë dhe në takime të tjera, si do të jetë PD sot, do jetë Shqipëria nesër. Shikoni forumin e FRPD-së, plot me besim dhe shpresë. Në një nga ditët më të ftohta dhe të vështira për Shqipërinë. Kohë të vështira ekonomike dhe sociale, dhe shikoni këtë sallë plot me besim dhe entuziazëm për të mos e dorëzuar Shqipërinë tek e nesërmja. Ka ardhur koha t’i ndajmë fjalët nga veprat, me fjalë gjithsecili është më i miri i botës, por janë veprat ata që përcaktojnë. Fjala e parë është t’i bëjmë vendin rinisë.

Por si do ja bëjnë vendin rinisë, kur një person ka gjithë jetës në politikë dhe nuk e lëshon karrigen. Kur e mban rreshtin e parë dhe të dytë vetëm për vete, për ata që nuk bien dakord, por bien dakord mos të lëshojnë karrigen. Nuk bien dakord për të bërë vetingun në politikë, pasi shumë karrige do boshatisen. Nuk jemi sonte këtu veç për të mbajtur fjalime, pavarësisht se do më kënaqte. Jemi këtu sepse ju besoni, se në momentin kur ato karrige që i takojnë rinisë, një mijë herë më shumë se ç’jeni në këtë sallë, nuk do mendojnë të ikin, por të qëndrojnë. Që forca jua ka ndryshuar Shqipërinë për këtë, dëshmia e parë është Partia Demokratike” – tha Basha.

Etiketa: Lulzim Bashapolitikanettakimite rinjtevettingu

Lajme të lidhura

Protestat/ Mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë
Aktualitet

Protestat/ Mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë

15:38 - 16/10/26
Protesta e djeshme në Tiranë/ 56 të arrestuar dhe 97 të proceduar, mes tyre edhe të mitur
Aktualitet

Protesta e djeshme në Tiranë/ 56 të arrestuar dhe 97 të proceduar, mes tyre edhe të mitur

15:11 - 16/10/26
I riu vuan nga epilepsia, mbahet në dhomat e sigurisë pas arrestimit në protestë
Aktualitet

I riu vuan nga epilepsia, mbahet në dhomat e sigurisë pas arrestimit në protestë

14:52 - 16/10/26
Para
Masakra e Lushnjës, GJKKO burg përjetë për dy autorët (EMRAT)

Masakra e Lushnjës, GJKKO burg përjetë për dy autorët (EMRAT)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme/ Armir Grima zgjidhet kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër
Sport

Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme/ Armir Grima zgjidhet kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër

16:00 - 16/10/26

Armir Grima është kryetari i ri i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër. Në Asamblenë e Përgjithshme të Jashtëzakonshme të SHRF...

Lexo më shumë
Protestat/ Mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë

Protestat/ Mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë

15:38 - 16/10/26
Protesta e djeshme në Tiranë/ 56 të arrestuar dhe 97 të proceduar, mes tyre edhe të mitur

Protesta e djeshme në Tiranë/ 56 të arrestuar dhe 97 të proceduar, mes tyre edhe të mitur

15:11 - 16/10/26
I riu vuan nga epilepsia, mbahet në dhomat e sigurisë pas arrestimit në protestë

I riu vuan nga epilepsia, mbahet në dhomat e sigurisë pas arrestimit në protestë

14:52 - 16/10/26
Ish-sekretarja e Ballukut, Viola Haxhiademi shkon sërish në SPAK

Ish-sekretarja e Ballukut, Viola Haxhiademi shkon sërish në SPAK

14:40 - 16/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com