GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mesazhi i Berishës për diasporën: Rama është armiku më i egër i kombit shqiptar pas Enver Hoxhës

13:55 - 14/04/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Mesazhi i Berishës për diasporën: Rama është armiku më i egër i kombit shqiptar pas Enver Hoxhës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha sulmoi kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar si “avokatin më të egër” të kombit shqiptar.

Në konferencën e sotme për mediat, kryedemokrati përmendi disa raste që sipas tij, kryeministri ka vepruar kundër interesave shqiptare, ndërsa shtoi se pas nisjes së luftës në Ukrainë, ai ka insistuar nëpër samite që Serbisë të mos i kërkohej që të vendoste sanksione ndaj Rusisë që nisi agresionin.

Deklarata

Jam sot këtu për të deklaruar në emër të Partisë Demokratike sa vijon.

Sot, në takimin me shqiptarët e diasporës, mori fjalën Edi Rama, armiku më i egër i kombit shqiptar pas Enver Hoxhës.

Ai është armik i egër i interesit kombëtar, i vokacionit perëndimor dhe vetë ekzistencës së shqiptarëve si komb.

Njëkohësisht, është dhe hajduti më i madh i të gjitha kohërave i fondeve dhe pasurive publike të këtij vendi.

Një ndër analistët më të shquar të Evropës e ka quajtur Edi Ramën për shërbimet që i ka bërë Serbisë si kryeministrin më të mirë të këtij vendi pas Nikolla Pashiç. Aq e vërtetë është se, aq e vërtetë është se pas Enver Hoxhës, që deklaronte me krenari se Kosovën ja lamë serbëve, Edi Rama në këto vite pushteti, është tradhtari më i madh i Kosovës dhe kombit shqiptar.

Fill pas ardhjes së tij në pushtet, Edi Rama, si argati i Vuçiçit, u angazhuar direkt në projektin e ndryshimit të kufijve dhe ndarjes së Kosovës. Pas dështimit të këtij projekti antishqiptar, ai bashkë me patronin e tij Vuçiç dhe veglën e tyre Zajev, themeluan në samitin e Novi Sadit, Minishengenin Ballkanik apo Ballkanin e Hapur. Në hartën zyrtare të kësaj aliance trilaterale Beograd-Tiranë-Shkup, Republika e Kosovës paraqitej e integruar tërësisht brenda hartës së Serbisë së Madhe. Kjo aleancë që de facto dhe de jure sanksiononte hegjemoninë politike dhe ekonomike të Serbisë në rajon, rikthimin në një farë mënyre të mini-Jugosllavisë të dominuar nga Serbia, u mbështet haptas dhe fuqishëm nga Sergej Lavrov dhe përfundoi në koshin e turpit të historisë pasi u hodh poshtë nga vendet e tjera të rajonit dhe Bashkimi Evropian.

Edi Rama u bë publikisht avokati më i turpshëm, më i zellshëm i Aleksandër Vuçiç dhe i Rusisë së vogël në Ballkan pas agresionit rus në Ukrainë. Ndërkohë që Bashkimi Evropian dhe NATO vendosën sanksione ndaj Rusisë, Edi Rama kalonte nga samiti në samit duke hequr çdo maskë dhe insistuar që Serbisë, patronit të tij Vuçiç, të mos i kërkohej zbatimi i sanksioneve ndaj Rusisë, me argumentin absurd se Beogradi nuk mund t’i zbatojë ato, madje është më mirë të mos i kërkohet dhe të mos i zbatojë. Më tej, pa asnjë tagër, ai mori përsipër projektin e Asociacionit të Komunave Serbe, i cili synonte rikthimin e shtetit serb në territore të gjëra të Kosovës dhe asgjësimin e pavarësisë së saj.

Edi Rama këtë projekt e mori direkt të firmosur nga patroni i tij, Aleksandër Vuçiç.

Edi Rama u tregua armik i egër i shqiptarëve të Kosovës. Mbase ai do ishte i pari në Evropë që propozoi dhe vendosi sanksione ndaj qeverisë dhe Republikës së Kosovës. Duke deklaruar dhe deklaroi se veriu i Kosovës është toka e askujt dhe se Kosova rrezikonte të kthehej në kohën e bronzit dhe më vonë kërkoi publikisht dhe loboi haptas për mos heqjen e vizave për shqiptarët e Kosovës nga Bashkimi Evropian dhe kjo edhe pasi vendimi ishte marrë.

Puthadori i Beogradit hyri në historinë botërore si i pari kryeministër që ngriti padi në gjykatë ndaj kryeministrit të një vendi tjetër, si në rastin konkret, ndaj Ramush Haradinajt, kryeministrit të Kosovës, dhe vetëm e vetëm sepse ky i fundit mbronte integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit të tij nga planet Rama-Vuçiç.

Edhe pas aktit terrorist në Banjskë, në vend që të dënonte me forcë falangat e Beogradit, Rama kërkoi menjëherë, brenda orë, konferencë ndërkombëtare për Kosovën, duke tentuar në këtë mënyrë të përfshinte Rusinë në tryezë në krah të Aleksandër Vuçiç dhe kundër interesave të shqiptarëve në Kosovë dhe rajon. Ai nuk gjeti një fjalë të vetme të ngushëllonte fjalët e dëshmorit të dheut që ra në Banjskë në mbrojtje të territorit të Kosovës.

Së fundmi, Edi Rama mund të shpallet Pashiç Emeritus i Serbisë, pasi në politikat e tij ka tejkaluar edhe platformën e Vaso Çubrilloviçit për dëbimin e shqiptarëve nga Shqipëria. Shifrat janë alarmante. Nga viti 2015 deri në vitin 2024, vetëm në hapësirën e Shengenit janë larguar 1,990,000 shqiptarë. Së bashku me emigrantët në vende të tjera, janë rreth 45% e popullsisë të larguar nga vendi. Ndërkohë, në vitet 2007-2014, numri i shqiptarëve në Shqipëri u rrit çdo vit.

Edi Rama është armik i lirisë së shqiptarëve, sepse sipas të gjitha dokumenteve dhe raporteve ndërkombëtare, ai ndërtoi për interesa të pushtetit të tij në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë, duke damkosur në këtë mënyrë Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Duke u lidhur me kartelet e drogës, ai shndërroi procesin zgjedhor në një farsë zgjedhore, asgjësoi shtetin ligjor dhe së fundi, me mburojën kundër vjedhjeve të tij dhe bashkëpunëtorëve, familjarëve të tij, ai po mbyll dyert e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Etiketa: armikberishaRama

Lajme të lidhura

Pallati 12-katësh në flakë, inxhinieri ngre alarmin: “E kishim paralajmëruar”
Aktualitet

Pallati 12-katësh në flakë, inxhinieri ngre alarmin: “E kishim paralajmëruar”

21:06 - 14/04/26
Zjarri që “përpiu” pallatin dyshohet se nisi nga marketi, mungonin shkallët e emergjencës
Aktualitet

Zjarri që “përpiu” pallatin dyshohet se nisi nga marketi, mungonin shkallët e emergjencës

20:57 - 14/04/26
Drejtori i “Publik Media” denoncon kërcënime me jetë nga llumi i Call Center-ave
Aktualitet

Drejtori i “Publik Media” denoncon kërcënime me jetë nga llumi i Call Center-ave

19:55 - 14/04/26
Para
“UEFA Playmakers” në shkolla, FSHF vijon aktivitetet për të afruar vajzat me futbollin

“UEFA Playmakers” në shkolla, FSHF vijon aktivitetet për të afruar vajzat me futbollin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pallati 12-katësh në flakë, inxhinieri ngre alarmin: “E kishim paralajmëruar”
Aktualitet

Pallati 12-katësh në flakë, inxhinieri ngre alarmin: “E kishim paralajmëruar”

21:06 - 14/04/26

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një pallat 12-katësh pasditen e kësaj të marte në Tiranë, ndërsa forcat zjarrfikëse...

Lexo më shumë
Zjarri që “përpiu” pallatin dyshohet se nisi nga marketi, mungonin shkallët e emergjencës

Zjarri që “përpiu” pallatin dyshohet se nisi nga marketi, mungonin shkallët e emergjencës

20:57 - 14/04/26
Drejtori i “Publik Media” denoncon kërcënime me jetë nga llumi i Call Center-ave

Drejtori i “Publik Media” denoncon kërcënime me jetë nga llumi i Call Center-ave

19:55 - 14/04/26
Deutsche Welle për bankën 100% digjitale shqiptare: Po sfidon ekonominë informale

Deutsche Welle për bankën 100% digjitale shqiptare: Po sfidon ekonominë informale

19:08 - 14/04/26
Dy qytetarë dhe dy zjarrfikës të asfiksuar nga zjarri, dërgohen në urgjencën e QSUT

Dy qytetarë dhe dy zjarrfikës të asfiksuar nga zjarri, dërgohen në urgjencën e QSUT

18:20 - 14/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com