GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pak orë para protestës, Berisha u bën thirrje qytetarëve: Dilni nga guacka e frikës dhe bashkohuni me kryengritjen tonë

13:14 - 17/04/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pak orë para protestës, Berisha u bën thirrje qytetarëve: Dilni nga guacka e frikës dhe bashkohuni me kryengritjen tonë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e paralajmëruar në Tiranë, duke e cilësuar atë si një “kryengritje paqësore” kundër qeverisë.

Në deklaratën e tij për media, Berisha theksoi se qytetarët kanë arsye të shumta për të dalë në shesh, duke përmendur rritjen e çmimeve, situatën ekonomike dhe, sipas tij, abuzimet dhe korrupsionin në nivelet më të larta të qeverisjes.

Deklarata

Sot, në ora 19:00, qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë ngrihen në kryengritjen e tyre paqësore më të fuqishme që ka njohur Shqipëria.
Ngrihen mbi dhunën, terrorin e regjimit, e klaneve të drogës, e policisë politike të patronazhistëve, kërcënimeve të tyre.
Ngrihen për të mbrojtur interesat më jetike të vetat, të qytetarëve shqiptarë.
Ngrihen për të mbrojtur dinjitetin, nderin e çdo shqiptari ndaj një agresioni të rëndë të një organizate kriminale të kryesuar nga Edi Rama, që më së fundi, duke hequr çdo maskë, përdori 83 mandatet e krimit për të mbrojtur vjedhjet e tij të pallogaritshme, dhe të Lubi Ballukut.
Akti i fundit i Edi Ramës është akti më armiqësor që ai ka ndërmarrë në serinë e akteve armiqësore ndaj shtetit ligjor, demokracisë në Shqipëri.
Bllokimi i heqjes së imunitetit dhe arrestimit të Lubi Ballukut nga Edi Rama ishte një mburojë për veten e tij, pasi në dosjen Balluku, Edi Rama është aksioner të paktën me 60 përqind të veprave kriminale që mban ajo dosje në total 1.2 miliardë euro.
Qytetarët shqiptarë kanë sot 1001 motive për të dalë nga guaska e konformizmit dhe e frikës, për t’u bashkuar me ne në kryengritjen tonë paqësore.
Kriza, lufta në Lindjen e Mesme, jashtë atij rajoni, pasojat më të rënda në botë po i përjetojnë qytetarët shqiptarë me çmimin më të lartë në planet të naftës.
Dhe kjo jo kryesisht për shkak të luftës, por kryesisht për shkak të naftës Rama, taksë që për litër naftë është më e larta në botë.
Qëndrimi cinik i tij nga ndëshkimi i qytetarëve nga çmimi i naftës, rëndon akoma më shumë pozicionin e tij.
Në një kohë kur të gjitha qeveritë e Europës, shtuan, rritën apo dyfishuan subvencionin për naftën për fermerët e vendeve të tyre, Edi Rama në një akt të papërgjegjshmërisë absolute, e hoqi edhe atë pak subvencionim që jepte, duke garantuar në këtë mënyrë mbetjen djerrë të dhjetëra mijëra hektarëve tokë në Shqipëri dhe njëheraz falimentimin e dhjetëra mijëra fermave në këtë vend.
Taksa Rama ndëshkoi mbarë qytetarët me transportin publik. Kompanitë e transportit publik kanë ulur me 40 përqind autobusët e tyre të transportit. Në vend të një ndërhyrje emergjente nga qeveria dhe kompensimit për çmimin e rritur të naftës, në mënyrë që qytetarët të kenë edhe atë transport minimal publik, qeveria rri duarkryq.

Etiketa: berishakryengritjeKryesore1

Lajme të lidhura

Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore
Aktualitet

Përdori të miturin për të shitur drogë, Prokuroria çon në gjyq efektivin e “Shqiponjave”

15:29 - 17/04/26
Futet për të vjedhur në banesën që ushtrohej prostitucion, 24-vjeçarja e plagos me thikë
Aktualitet

Futet për të vjedhur në banesën që ushtrohej prostitucion, 24-vjeçarja e plagos me thikë

15:05 - 17/04/26
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!
Aktualitet

Salianji i kthehet Berishës: Mbrojtja që i bëri sot Xhafajt, tregoi se lidhjet e tyre janë të thella

14:22 - 17/04/26
Para
Gjykata Administrative shfuqizon përjashtimin e 6 deputetëve të Partisë Demokratike

Gjykata Administrative shfuqizon përjashtimin e 6 deputetëve të Partisë Demokratike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore
Aktualitet

Përdori të miturin për të shitur drogë, Prokuroria çon në gjyq efektivin e “Shqiponjave”

15:29 - 17/04/26

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq...

Lexo më shumë
Futet për të vjedhur në banesën që ushtrohej prostitucion, 24-vjeçarja e plagos me thikë

Futet për të vjedhur në banesën që ushtrohej prostitucion, 24-vjeçarja e plagos me thikë

15:05 - 17/04/26
Mijëra libanezë rikthehen në shtëpitë e tyre, ndërsa armëpushimi me Izraelin hyn në fuqi

Mijëra libanezë rikthehen në shtëpitë e tyre, ndërsa armëpushimi me Izraelin hyn në fuqi

14:45 - 17/04/26
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

Salianji i kthehet Berishës: Mbrojtja që i bëri sot Xhafajt, tregoi se lidhjet e tyre janë të thella

14:22 - 17/04/26
Zbulohet një tjetër Call Center në Bërzhitë, sekuestrohen kompjutera e celularë

Zbulohet një tjetër Call Center në Bërzhitë, sekuestrohen kompjutera e celularë

14:20 - 17/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com