GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Po mashtron qytetarët që humbën banesat, është kthyer në avokatin e ndërtuesit Armand Lilo

15:33 - 19/04/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Nga dado në Bashkinë e Tiranës’/ Berisha: Lubia pronare e 300 apartamenteve dhe dy jahteve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj monologut të radhës të Edi Ramës, duke e cilësuar atë si një ‘monolog mashtrimi’ dhe propagande. Në reagimin e tij në rrjetet sociale Berisha akuzoi Ramën se po paraqet një realitet të deformuar, duke u mburrur me vizitat e tij jashtë vendit, ndërkohë që sipas tij, ‘kudo që shkon mban damkën e korrupsionit’.

Ai theksoi se mediat ndërkombëtare, sipas tij, kanë pasqyruar protestat e fundit në Shqipëri dhe kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit. Berisha kritikoi deklaratat e Ramës për buxhetin dhe Prodhimin e Brendshëm Bruto (GDP), duke i cilësuar ato si tregues të ‘padijes së plotë në ekonomi’.

Ai shtoi se krahasimet e bëra nga Rama, sipas tij, nxjerrin në pah barrën më të ulët fiskale të qeverisë së mëparshme. Duke folur për pallatin e përfshirë nga flakët, Berisha akuzoi Ramën se po mbron ndërtuesin, duke folur si avokat i tij.

Sipas tij, deklaratat e kryeministrit janë kontradiktore, pasi nga njëra anë mohon përgjegjësinë e ndërtuesit për zjarrin, ndërsa nga ana tjetër i ngarkon atij rindërtimin e objektit.

Postimi i Plotë: 

Dy fjalë për monologun e mashtrimit të të dielës së radhës të Edi Ramës. Në këtë monolog, sot ai rrahu gjoksin me udhëtimin që bëri, duke harruar se kudo që shkon, kudo që shkel, ka damkën e hajdutit dhe të kryeministrit më të korruptuar në Europë. Mediat e Italisë, Spanjës, Austrisë, Gjermanisë dhe mbarë Europës dhe botës, përcollën me mbështetje të jashtëzakonshme denoncimin që qytetarët e Shqipërisë i bënë në protestën e fundit kryehajdutit Edi Rama dhe kërkesën mbarëpopullore për dorëheqjen e tij.

U ndal në monologun e tij duke paraqitur shifra dhe të dhëna ekonomike të cilat provojnë absolutisht më së miri injorancën e tij të plotë në ekonomi apo tabula raza.  Po ju jap vetëm një shembull. Njëherë thotë se buxheti ishte 4 miliardë në qeverinë e mëparshme dhe GDP-ja ishte 10 miliardë në total. A e harron se me këtë i bën një nder të jashtëzakonshme qeverisë së mëparshme e cila kishte një barrë fiskale sa gjysmën e kësaj që është sot. Të ndalemi pak përsëri tek avokatia që ai bëri Armando Lilos dhe pallatit në flakë të tij. Përsëri Edi Rama mori përsipër ekspertin, mori përsipër avokatin e Armando Lilos dhe deklaroi se zjarri nuk kishte lidhje me ndërtimin dhe se fasada ishte e ndërtuar me materialet më të mira, në standardet më të mira, në kohë kur ajo mori flakë si fasadë kashte.

Ai deklaroi se pallatin do ta ndërtojë përsëri ndërtuesi, por në qoftë se ndërtuesi nuk ka përgjegjësi për djegien e pallatit, si mund ta ngarkosh atë për ndërtimin e tij? Pra, tregon një lloj lidhje të pazgjidhshme me atë ndërtues siç është me ndërtuesit e tjerë. Kurse pas ndërtuesit, sigurisht përgjegjës kryesor është ai vetë me Erion Velinë, sepse zjarrfikëset nuk u futën dot në zonën ku duhet të shuanin zjarrin. Interesant në këtë monolog ishte pjesa që përpiqej të shpërfaqej si një njeri me interesim të madh për Veriun, të cilin e ka diskriminuar në 12 vjet më shumë se çdo pushtues tjetër që ka kaluar në këtë vend. Investimet në të gjithë veriun e Shqipërisë janë më të vogla se sa tenderat që ka fituar nga Termet Peçi, motra e tij në Tepelenë.

Pra, dhe tani thotë se nga paketa e maleve do kalojë tek porta e maleve, në një kohë kur rrafshoi ndërtime të ndërtuara në tokën e babës, ndërtime të ndërtuara me leje, në Theth dhe në zona të tjera vetëm e vetëm për armiqësi politike ndaj tyre. E vërteta është se të gjitha këto dëshmojnë se përveç mashtrimit, Edi Ramës nuk i ka mbetur asnjë armë tjetër, asnjë mjet tjetër. Ndaj dhe njëherë, ftoj qytetarët të vazhdojnë betejën tonë, të vazhdojmë misionin tonë me kryengritjen tonë paqësore për largimin e tij sa më shpejt nga pushteti. Shqiptarët kudo që janë, miqtë e Shqipërisë kudo në botë, i dhanë dhe i japin një mbështetje të jashtëzakonshme kryengritësve paqësorë shqiptarë në misionin e tyre për shpëtimin e Shqipërisë. Faleminderit!

Etiketa: avokatberishaKryesore1Rama

Lajme të lidhura

“Partia po shkon drejt humnerës”, Salianji me demokratët e Kukësit: Me Berishën nuk vijmë dot në pushtet
Aktualitet

“Partia po shkon drejt humnerës”, Salianji me demokratët e Kukësit: Me Berishën nuk vijmë dot në pushtet

18:56 - 19/04/26
Soros nxjerr tërësisht “lakuriq” Ramën, dy “vëllezërit” zhvillojnë takim të ngrohtë në Spanjë
Aktualitet

Soros nxjerr tërësisht “lakuriq” Ramën, dy “vëllezërit” zhvillojnë takim të ngrohtë në Spanjë

18:42 - 19/04/26
Dalin pamjet, si nisi zjarri që shkrumboi pallatin te kompleksi “Arlis” në Tiranë (Video)
Aktualitet

Dalin pamjet, si nisi zjarri që shkrumboi pallatin te kompleksi “Arlis” në Tiranë (Video)

18:25 - 19/04/26
Para
Tela të zhveshur në shtylla elektrike prej druri në zonën e Darsisë, Korreshi thirrje ministrit: Shikoje o Karakaç!

Tela të zhveshur në shtylla elektrike prej druri në zonën e Darsisë, Korreshi thirrje ministrit: Shikoje o Karakaç!

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Partia po shkon drejt humnerës”, Salianji me demokratët e Kukësit: Me Berishën nuk vijmë dot në pushtet
Aktualitet

“Partia po shkon drejt humnerës”, Salianji me demokratët e Kukësit: Me Berishën nuk vijmë dot në pushtet

18:56 - 19/04/26

Nga Kukësi, ish-deputeti Ervin Salianji deklaroi se PD po shkon drejt një humnere dhe në këtë situatë nuk fiton dot...

Lexo më shumë
Soros nxjerr tërësisht “lakuriq” Ramën, dy “vëllezërit” zhvillojnë takim të ngrohtë në Spanjë

Soros nxjerr tërësisht “lakuriq” Ramën, dy “vëllezërit” zhvillojnë takim të ngrohtë në Spanjë

18:42 - 19/04/26
Dalin pamjet, si nisi zjarri që shkrumboi pallatin te kompleksi “Arlis” në Tiranë (Video)

Dalin pamjet, si nisi zjarri që shkrumboi pallatin te kompleksi “Arlis” në Tiranë (Video)

18:25 - 19/04/26
A do të dalë tymi i bardhë? Delegacion amerikan zbarkon në Islamabad për bisedime të reja me Iranin

A do të dalë tymi i bardhë? Delegacion amerikan zbarkon në Islamabad për bisedime të reja me Iranin

18:04 - 19/04/26
Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari

Sherr mes disa personash në Tiranë! Njëri prej tyre qëllon me armë, 5 në kërkim

17:46 - 19/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com